back to top
11.5 C
Tirana
E premte, 22 Nëntor, 2024

Dhjetë krahasime të Gruas me Rakinë – Humor pikant nga Ferdinand Radi

Gazeta

Ferdinand Radi (1942-2003)
Ferdinand Radi (1942-2003)

Nand Radi ishte njeri që bashkonte,
njeri që ta bënte tavolinën të bukur ta bënte festë,
që ku i mbaronte e vërteta, i niste fantazia
e ata rreth tij harronin orët dhe problemet, harronin të ktheheshin në shtëpi,
ku humori dhe historitë derdheshin pafundsisht si shishe birre,
e ku personazhet dhe situatat ishin të papërsëritshme,
e ku gjithçka e kësaj bote shndërrohej në sarkazëm dhe tallje,
dhe ti merrje me vete dritën e nji dite që e kishe ndarë me të e s’përsëritej…
Edhe këto rreshta të pakta shkruar prej tij
janë dëshmi e frymës dhe shpirtit plot humor të këtij personazhi,
që iku aq herët, po që la aq shumë dashuri dhe kujtime
mes miqve të shumtë dhe dashamirve të tij, sa çdo gjë për të eshtë nostalgji e bukur…
jozef radi, 1 prill 2016

Nand Radi nën penën e Bujar Kapexhiut
Nand Radi nën penën e Bujar Kapexhiut

Dhjetë krahasime të Gruas me Rakinë

Humor pikant nga Ferdinand Radi

-Nëse rakia i prish punë punës mund ta lesh punën e të pish rakinë – gruan s’e le dot se të merr shtëpinë!

-Rakia edhe nëse t’i merr mendtë, t’i merr një herë, por ti sjell prapë – po t’i mori gruaja mendtë, t’i humbet siç ka humbur të vetat….

-Edhe rakia edhe gruaja lidhen me rrushin… – po ndryshojnë shumë nga njëra tjetra.

-Për gruan, kur ndonjëherë qëllon e mirë, e krahasojnë me rakinë, e thonë: “Ah, ajo është grua, që ta pish në kupë”.

-Nga gruaja mund të marrësh edhe ndonjê infeksion – nga rakia je i sigurt se dizinfekton infeksionet.

-Rakia prodhohet pikë-pikë dhe me shumë kujdes – gruaja të del e tëra menjëherë.

-Kur rri me rakinë çalon dhe këndon – kur rri me gruan çalon dhe vajton!

-Po e qerase mikun me raki je i nderuar – po e qerase me grua… je i turpëruar.

-Babai i rakisë është rrushi, por ti kurrë s’e thërret vjehërr – babai i gruas është përsëri Rrushi… po ti je i detyruar ta thërrasësh vjehërr.

-Rakia edhe e keqe, pihet me lezet në kupë… gruan e keqe s’ka dreq që e fut në shishe…

-Rakisë po ja hoqe tapën i del alkooli – gruaja po e hoqi tapën i del boja…

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.