back to top
11.5 C
Tirana
E premte, 22 Nëntor, 2024

Deputetët e Bundestagut gjerman vizitojnë Spaçin

Gazeta

Deputetë gjermanë në Ferrin e Spaçit...
Deputetë gjermanë në Ferrin e Spaçit…

“Veni… Vidi… Vici…” – Julius Caeser

Si gjithnji, edhe kësaj here u shfaqën sërish Gjermanët
(5 deputetë të Bundestagut Gjerman)
vijnë dhe i ofrojnë shtetit shqiptar, idenë dhe ndihmën
pse duhet ndalë rrënimi i kujtesës historike
pse duhet të mos shlyehet çdo gjurmë e atij krimi makabër e kolektiv
që ka ndodhë për gjysëm shekulli me popullin shqiptar,
me pjesën ma të kulturuar, ma të përkushtuar e ma cilësore të tij…
5 deputetët e Bundestagut gjermanë
(si nuk qëlloi të ishin pesë deputetë të ndonjë shteti tjetër, xhanëm)
shkuan vetë në kampin e madh të terrorit dhe të qëndresës në Spaç,
duke e vlerësuar kët fakt si gjermanë: si pjesë edhe e tragjedisë së tyre historike,
atë që ne shqiptarët ende s’po arrijmë ta kuptojmë si dhe sa duhet…
faktin e përsëritjes së tragjedive…
E vërteta është se në 26 vite postdiktaturë,
nuk ka nji muze burgjesh, nji kampesh interrnimi, nji shtëpi muze personaliteti,
nuk ka nji memorial si duhet dhe asnji vlerësim të besueshëm
të personalitetve të dënuara me të padrejtë nga ana e shtetit (regjimit) shqiptar,
gjë e cila tregon se ne jemi nji terren ma se i përshtatshëm
me u përsëritë ajo çka u duk sikur u përzu: Diktatura…
Si gjithçka pozitive që i kanë ofruar Gjermanët (këtij vendi mosmirnjohës),
do të përcillet me siguri edhe kjo ngjarje e rradhës…
pse shteti shqiptar ende s’ka arritur (o s’do të arrijë) ta dallojë mikun nga jomiku,
e pikërisht për kët, ai bën të kundërtën e asaj çka i ofrohet prej miqve…
(tashma kjo gja, historikisht e vërtetë…)
e që për fat të keq, kjo na rradhit te popujt adoleshentë…
E megjithatë Gjermanët: Erdhën… panë… fituan!!!
Ne: Në vend numro…! me tendencë: Mbrapa kthehu!!!
jozef radi, 12 prill 2016

Pllaka Përkujtimore e Revoltës së Spacit
Pllaka Përkujtimore e Revoltës së Spacit

Deputetët e Bundestagut gjerman

vizitojnë Spaçin

Pesë deputetë të Bundestagut gjerman vizituan sot nga afër burgun famë keq të Spaçit. Deputetët panë nga afër ambientet e këtij burgu ku kanë qëndruar të burgosur me mijëra shqiptar gjatë viteve të komunizimit.
Deputeti Andreas Lammel, i lindur dhe i rritur në Gjermaninë Lindore, theksoi rëndësinë e ruajtjes së këtyre monumenteve.
“Hapi i parë që duhet bërë është që të lindë dhe të zhvillohet një koncept i mirë se si prej këtij vendi të bëhet një memorial apo një muze, sepse kështu siç është, është e qartë që nuk mund të qëndrojë më. Kush nuk njeh mirë të shkuarën e vetë, nuk mund të punojë mirë për të ardhmen. Ndaj, vende të tilla duhet të ruhen për të përkujtuar viktimat e së shkuarës, por edhe si shenjë paralajmërimi për brezat e së ardhmes”, deklaroi Lammel.

Deputeti gjerman Andreas Lammel,
Deputeti gjerman Andreas Lammel,

Ndërsa ambasadori gjerman në vendin tonë Helmut Hoffman, bëri thirrje për më shumë vëmendje në këtë temë.
“Edhe ne në Gjermani kemi një të shkuar jo pak të dhimbshme. Kemi pasur të bëjmë me dy diktatura mjaft të dhunshme, ndaj e dimë mjaft mirë sesa i vështirë është ky proces i përballjes me të shkuarën. Por ne e dimë gjithashtu që është po kaq e rëndësishme dhe ju detyrohemi viktimave të asaj periudhe që të merremi me të shkuarën. Këtë jemi duke e bërë prej vitesh në Gjermani. E di mjaft mirë që kjo është një temë mjaft delikate për politikën shqiptare, por do të ishte një kënaqësi nëse asaj do t’i kushtohej më shumë vëmendje, qoftë në opinionin publik, qoftë në jetën politike të vendit”, u shpreh Hoffman.
Për gati 3 orë, deputetët e Parlamentit gjerman u njohën edhe me dëshmitë e të mbijetuarve për torturat e pësuara në këtë burg.
Marrë nga http://www.civitas.al/vendi/deputetet-e-bundestagut-gjerman-vizitojne-spacin

Burgu i Spacit... prill 2016
Burgu i Spacit… prill 2016

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.