3 maj 2016 – Kosova në UEFA!
Sot me 3 maj 2016,
me 28 vota pro, 24 vota kunder dhe 2 abstenime…
Republika e Kosovës i bashkohet si anëtarja e 55 UEFA-s…
Mbas këtij suksesi, pranimit në UEFA
të Federatë së Futbollit të Kosovës (FFK),
me datë 13 maj në Meksikë,
do të mbahet edhe Kongresi i FIFA-s.
Urojmë me këtë rast të votohet pro
edhe pranimi i Kosovës në kompeticionet jashtë europiane…
Nji hap mjaft i rëndësishëm,
i cili urojmë të ndiqet nga një hap tjetër…
“Jam shumë i emocionuar t’iu drejtohem
pasi sot Kosova është pranuar në UEFA,
ky është një moment historik për futbollin kosovar.
Një lajm i jashtëzakonshëm për futbollistët, sportdashësit.
Betohemi se do të mbrojmë vlerat e futbollit.
Faleminderit për votat që na bënë anëtaren e 55-të të UEFA-s”,
Kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri.
Kosova pranohet në UEFA
Pritjes së gjatë të kosovarëve për të qenë pjesë e shtëpisë së madhe të futbollit në Evropë, UEFA sot i ka ardhur fundi.
Në Kongresin e 40-të të mbajtur në Budapest, anëtarët e këtij kongresi të UEFA-s votuan pro pranimit të Kosovës me të drejta të plota, duke bërë që të dështojë beteja e Serbisë për të bllokuar Federatën e Futbollit të Kosovës të bëhet anëtarja më e re e institucionit më të lartë futbollistik në Evropë, raporton Koha.net.
Për Kosovën votuan pro 28 shtete, ndërsa 24 votuan kundër, përfshirë Serbinë dhe Rusinë, kurse dy ishin abstenime. Kosovës i duheshin vetëm 28 vota për pranim në UEFA.
Që nga 13 janari i vitit 2014, Kosovës i ishin lejuar miqësoret për përfaqësuesen dhe për klubet, por me disa kushtëzime, kurse që nga sot ajo do të trajtohet e barabartë nga UEFA me shtetet e tjera të botës.
UEFA sot votoi kundër ndryshimit të statutit të saj që parasheh se në UEFA mund të pranohen vendet që janë të njohura nga Kombet e Bashkuara si shtete të pavarura, megjithatë u votua sot për Kosovën.
Pas pranimit të FFK-së në UEFA, më 13 maj do të mbahet edhe Kongresi i FIFA-s në Meksikë, me ç’rast do të votohet për pranimin ose jo të Kosovës në këtë shtëpi të futbolli.
Në rast se merret vendim pozitiv për Kosovën edhe në Kongresin e FIFA-s, atëherë përfaqësuesja do të jetë pjesë e kualifikimeve për Botërorin Rusia 2018.
http://koha.net/?id=6&l=111424