back to top
0.5 C
Tirana
E hënë, 25 Nëntor, 2024

Maks Rakipaj: Tri poezi të reja ka Trilussa

Gazeta

Maks Rakipaj
Maks Rakipaj

Maks Rakipaj: Tri poezi të reja ka Trilussa

Në vend të nji urimi për Maksin… Jozef Radi

Maks Rakipaj, kishte para dy ditëve nji përvjetor të vetin…!! Si zakonisht në ksi datash miqtë t’rrasim si “peshqesh” at ma të lehtin “100 vitet”, dhe me nji fjalë t’vetme, lajnë gojën për gati 365 dhe të gjithë vazhdojmë rrugën për hesap tonë… Meqë Maksin e njofta prej Trilussës, që un e doja fort, (po s’guxoja me iu fut përkthimit); e paska dashtë edhe ai (po pati at ndriçimin me e përshtatë në dialekt të Tironës), u bomë miq… duke dashtë për dreq të dy të njëjtin burrë, (edhe me mustaqe po deshe!!!)… Trilussën! Epo kjo pikë e zezë…!!! Po tashma kemi gjetë paqe… Ai me lezet e lodh Trilusën mirë e mirë me muhabete Tirone ene ma jep m’u ashtu t’lodhun… Dhe un mbaroj pune… ja kështu pothuj përditë flasim, ngucemi, grricemi po ene zihemi… për t’u rrafë halà s’jemi rrafë… se jemi pak larg me shpi… po n’menje e kemi të dy… ja kemi bo benë njoni qetrit… Unë jam pak mo i favorizum për çeshtje anagrafike, (edhe urimin ai boj me t’futme, sepse ka tre vjet, që m’duket se thotë të njejtën moshë…) po osht edhe pak dinak… se shkodran pri Puke e kisha nigju, po tirons pri Përmeti… kët ma msoj Maksi!!!!
Ja pra kështu, me Maksin edhe pse ndajmë të njëjtin burrë, jemi miq… miq mër miq, miq facebook-u, që shpesh vlekan aq shumë sa s’e ke idenë, sepse i kemi shpitë larg… dhe padashtas… rujmë distancën…!!!

Trilussa (1871-1950)
Trilussa (1871-1950)

Ujti ne Vena nga Trilussa

Kur dal notën pri mjehone pak si rrumull,
tyrqeta m’thot menja pse nihem pak turbull,
ne pse mir e dij qi s’jom vet i dytë,
m’bohet se po m’vje ene i qetër njit,
e m’kap pri krahu, e m’kallxo ne rrugën
m’run pri njatynve qi fusin gjithkah hunën.

Vazhdoj e kënoj, e qesh për qejf tem,
pse i rrihet qetrit pa m’dhon i dor men:
-Sa her t’kom thon, qi t’pimen ta lejsh?
Lodhmi kot, rradakja jote s’merrka vesh!
-Drejt e ke – i thomi, po si t’boj mer bab,
ajo ma qet t’keqen, m’osht bo si ilaç.

-M’pëlqe mër jahu, s’un rri dot pa pi,
kur jom i mërzit, ne ti mir e di,
vij priherë m’qef, veç ta thith nji pik,
ene më gzo zemra, qi s’ka gëzu kurrë,
ene bohem trim, e s’boj ken për burrë,
flas njashtu pa fryk, sumën hiç s’e rruj.

-Ktu osht e keqja, se ti s’bohesh zap,
t’gja vetja i meçëm ene rri tuj llapë,
llapshe ene sonte, gjasme nuk e dijshe
se llapa e gjatë t’bi vetëm rreziqe,
ti je xhanon burr, do me ta thon t’drejtën,
krah po s’tu bo kush, s’ke çër bo i vetëm.

Merr shemëll pri Kikut, ai po, ka lizet,
si e bo zap veten, sa me kujdes flet:
kur shef qi ai qetri osht i cop zagari,
Kiku veç i thot “Ti je çun për s’mari!”
se vallaj mer çuno kena ra fort m’hall,
duhet kajhere m’i thon derrit dajë!
Kurse ti, po u shtrove ene nis me pi,

vje m’qef, o Zot, ne s’do me ja dit,
se aty maton njoni po t’përgjo,
krejt ato çèr thu m’bllok po t’i shëno,
ne kaptinën tund e bo “Po, për zotin!”
e për ty meno si me t’rras kaqolin.
Po at prrallë pse e the, apo menja t’hiku?

Me Morr’n e kaptinës ne Morr’n e ati mikut:
Pse mi edukat e qun k’tena ti,
s’thuhen gjithfar gjojnash m’tavolin tuj pi?
Po atyne t’shkretët qi hajshin e pijshin?
As e çave turrën, qi ua vshtire ushqimin!

Nigjo ktu i thom, ene maj vesh mirë,
kush osht qelbsin ka për t’njel qelbsinë:
ene për nanjonin qi nihet si morr,
s’i vje mirë hiç fare, e t’nigjo me zor.
Me Morr’n e ati mikut e ke dhi fare,
nji pri atij mikut sa robi qit pare?

Pranej t’del mo mir, me e thon t’vërtetën
e mira e t’mirave osht: me e majt veten.
Sa ma pak ta hapshim at t’shkretë gojë,
voj kish për t’shku bota, ne mo mir se voj!
vallaj ene mu ka për t’më rujtë Zoti,
pri ksaj llape t’gjat qi lef kotsikoti!-

Veç kur m’del e pimja, ene bohem esëll
shof i her përqark, bre po qekam vetëm,
mooos e paskam dhi, kaqi gjo kuptoj
Eh shyqyr, me vete ene kryqin boj,
qi halà m’dynjo ka ne rob përsmari,
qi s’t’lojn m’u xarru ne kur t’zeka halli.

Për Mimin nga Trilussa

A man men mi goc, at takim’n e parë,
kur i shkrujtëm emnat si m’nji lapidar,
mrapa atje ke muri, asaj kishës vjetër,
kur kalojshim bashk ka mahalla qetër?
Ene bukur shkrujta me i maje brisku:
“Ktu Mimin e bukur e ka puth ai Kiku…
njimenonqin e izetenji, m’fun korriku”
S’di si m’çun komët parsidje m’at ven,
as e kom mor vesh, as i gjo s’maj men,
di qi m’u kujtu, ishem çun i ri,
m’u kujtun belatë, qi kom hek me ty,
festja m’erdh vërdall m’u bo sikur t’pash,
me fistonin e bukur gjith lule munafsh
m’u kujtu kapelja qi majshe m’kaptin
mush me tranafila rretheqark t’ngrim…
-Eh, mèr Kik, mer Kik, – t’shkume ne t’harrume,
po me at moj brisku ç’osht ajo e shkrume.
ene gati sytë m’u mushne me lot,
kur për dreq, po shof njaty pak mo posht,
tjera data, vite, ene të tjerë emna:
“Baromi ne Filja – i kon bashku zemrat,
mu m’kët ven jon puth e kon bo dashni…
njizet e tet gusht, imijeshtatqin e izetenji”.
-Hik, mèr Kik, – i thashë, paska ne mo keq,
Shif t’shkretin Barom, paska treqin vjet…!!!

Sevapi nga Trilussa

Nji Mizë këlltum… m’i kavanoz,
përgjyms me dhall a me kos,
na met njit ne s’delte dot,
e luj me krah e luj me kom,
po e hate veten ashtu m’dhom,
ne mas gastares u përpiqte,
po ah, ç’e do! Mo keq u njiste.

I Merimong qi po punote
nolt pri hatllash, po e shikote
ne zgjati fillin si pelivon,
e zbriti drejt ke Miza jonè:
-Amon si qeke, e mytme m’vjom!
Jo s’ëm bo zemra m’e t’lon kshtu,
cop do t’bohem veç me të pshtù…
I her po e qis, po i boj sevap,
masanej t’shof… e ha për darkë.

Si Merimong u silla me drejtsi,
veç… robt bojn imijë herë mo zì.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.