back to top
7.5 C
Tirana
E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Zbulim në ujrat e Vlorës. Arkeologët gjejnë rrënoja të një kështjelle dhe porti

Gazeta

Zbulime arkelogjike në Vlorë 2016
Zbulime arkelogjike në Vlorë 2016

Zbulim në ujrat e Vlorës.

Arkeologët gjejnë rrënoja të një kështjelle dhe porti

Një ekip i udhëhequr nga arkeologë të Universitetit të Southamptonit
kanë gjetur rrënoja të pazbuluara të një kështjelle
dhe një porti në afërsi të Vlorës në Shqipëri,
duke e bërë atë një vend shumë më të rëndësishëm
nga sa ishte menduar fillimisht,
shkruan gazeta angleze ‘Daily Echo’.

Objekt arkeologjik - Vlore 2016
Objekt arkeologjik – Vlore 2016

Ekipi i akademikëve po realizonte kërkime në zonën arkeologjike të Triportit në gjirin e Vlorës dhe zhytësit zbuluan një shtesë prej tetë akrash të një strukture të përmbytur, duke iu shtuar kështu rrënojave aktuale prej 12 akrash.
Sipas zbulimit mendohet se Triporti ka qenë një vendbanim i madh gjatë periudhës romake dhe mund të ketë pasur lidhje me qytetin e vjetër të Aulonës, Vlora e sotme.
Ekspedita e 14 studiuesve u udhëhoq nga Peter Campbell i Universitetit të Southamptonit, si dhe Neritan Ceka nga Instituti Arkeologjik Shqiptar dhe Agjencia Kombëtare e Bregdetit.
Triporti u ofronte anijeve ankorim të sigurt dhe ishte i lidhur me qytetet e lashta përmes rrugëve kryesore Romake. Kjo zonë u eksplorua fillimisht në shekullin XX, dhe me studime të mëtejshme ne vitin 2000.
Gjatë këtij projekti janë zbuluar spiranca më përbërje guri apo hekuri, amfora etj. Objekte të tjera të lashta të gjetura përfshijnë tjegulla për shtëpitë, pllaka, dhe kana uji. BW
Marrë nga http://www.telegrafi.com

Zbulime arkelogjike në Vlorë 2016
Zbulime arkelogjike në Vlorë 2016

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.