Nji poezi e Jorge Luis Borgesit sjellë dyfish në shqip
nga nji shqiptar i Tuzit: Albert Bikaj
I nderuem z. Jozef,
Ju përshëndes prej Tuzit të Malsisë,
këtu ma poshtë keni nji poezi të Jorge Luis Borges,
të përkthyeme prej meje,
e duke kenë se sot ishte datëlindja e tij,
vendosa me jua dërgue e në kjoftë se ju pëlqeni
do e kisha për nèr sikur ta botonit në webfaqen tuaj.
Shfrytzoj rastin t’ju përgëzoj për punën tuej
në fushën e artit dhe kulturës shqiptare.
Sinqerisht, Albert Bikaj.
Për at që asht tuj lexua…
poezi nga Jorge Luis Borges
Ti je i pamposhtún.
A nuk ta prûnë (fuqitë qi fatin tánd kontrollojnë) sigurinë e pluhunit?
A s’mund t’ite koha jote e pakthyeshme
a nuk âsht ai lum me ndriçimin e t’cilit
pasqyron Heraklitin duke lexua shkurtsinë?
Nji pllakë mermeri âsht e ruajtun
Për ty, nji që nuk ke me lexua,
Tashma e varrosun me qytetin,
epitaf,
me datat e t’dekunit
Dhe njerz tjerë janë gjithashtu
Ândrra t’kohës,
Dhe jo t’përforcuem n’bronz, [á] n’ar t’kulluet.
Ata janë pluhun
Si ti; dhe universi âshtë Proteus.
Hije, ke me udhtue drejt asaj çka t’pret,
Hija fatale duke të prit n’cep.
Ta dish mir kyt gjà: n’nji farë mnyret ti tashma je i vdekun.
Përkthye prej Albert Bikaj
Edhe nji version në standard:
Për atë që është duke me lexuar…
poezi nga Jorge Luis Borges
Ti je i pamposhtur.
A nuk ta sollën (forcat që fatin tënd kontrollojnë) sigurinë e pluhurit?
A s’mund të ishte koha jote e pakthyeshme
a nuk është ai lum në ndriçimin e të cilit
pasqyron Heraklitin duke lexuar shkurtësinë?
Një pllakë mermeri është ruajtur
Për ty,
një që nuk ti s’ke për ta lexuar,
Tashmë e varrosur me qytetin,
epitaf,
me datat e të vdekurit
Dhe njerëz të tjerë janë gjithashtu
Ëndrra të kohës,
Dhe jo të përforcuar në bronz, [apo] n’ar të pastër.
Ata janë pluhur
Si ti; dhe universi është Proteus.
Hije, do të udhëtosh te ajo çfarë të pret,
Hija fatale rri duke të pritur në një qoshe.
Këtë dije mirë: në njëfarë mënyre ti tashmë ke vdekur.
Përktheu Albert Bikaj
29, mars, 2016