I hueji
Charles Baudelaire
“Kë dashuron ma tepër, o njeri i mistershëm? Më thuej: Babën Tand, Nanën Tande, motrën a vëllanë?”
“Nuk kam as Nanë, as Babë, as motër e as vëlla!”
“Mos ndoshta miqtë e tu?”
“Je tuj përdorë fjalë, t’cilave kuptimi m’asht i panjoftun deri m’sot!”
“Ndoshta Atdheun tand?”
“I shpërfilli krejt koordinatat ku ai ndodhet!”
“O mos ndoshta Bukuria?”
“Do ta dashuroja me dëshirë t’pakufi, perëndeshën e pavdeksisë!”
“O ndoshta Arin?”
“E urrej njashtu si ti Zotin urren!”
“Atherë m’thuej o i huej i çuditshëm çfarë dashuron ti?”
“Oh, un dashuroj retë… Retë që shetisin njatje nalt maj’ qiejve… njato t’mrekullueshmet re…!”
(La presse 26 gusht, 1862)
Përktheu Jozef Radi