back to top
7.5 C
Tirana
E enjte, 21 Nëntor, 2024

Domethënia e një legjende – teknologji apo privatësi? Klodi Stralla

Gazeta

Prometheu -Vjedhsi i Zjarrit
Prometheu -Vjedhsi i Zjarrit

Domethënia e një legjende – teknologji apo privatësi? Klodi Stralla

Mijra vjet më parë, prej kohërash që nuk mbahen mend, Prometeu ua vodhi zjarrin perëndive të Olimpit dhe ua çoj atë për përdorim njerëzve. Legjenda thotë se: “…për këtë veprim të tmerrshëm ai u dënua të rrijë i lidhur pas një shkëmbi në Kaukazin e largët, ku një shqiponjë i hante ca nga ca mëlçinë…!”
Ka pasur shumë interpretime të kësaj legjende, që na vjen nga thellësitë e shekujve: disa e interpretojnë si triumfin e dijes mbi padijen njerëzore, si datëlindje të shkencës, si fillimin e sundimit të Njeriut mbi Natyrën. Por ka edhe një interpretim tjetër interesant: mos vallë rritja pa kufi e dijeve njerëzore, qëllimi i të cilës është rritja e lirisë dhe pavarësisë njerëzore, po na çon si pa e kuptuar, në mënyrë të pashmangëshme, drejt farkëtimit me duart tona të zinxhirave që dikur e lidhën Prometeun?!?
Skandali i sotëm i përgjimeve në SH.B.A., i njohur si programi “Prizmë” nga Agjensia e Sigurisë Kombëtare NSA, duke përdorur të dhënat e kompanive globale si Google apo Facebook, mbi tabulatet e komunikimeve online të miliona qytetarëve në mbarë botën, ngre dyshimin e arsyshëm për vërtetësine e interpretimit të dytë të kuptimit të fshehtë të legjendës antike?!
Jetojmë në një kohë pikëkthese të historisë sonë, ku na duhet të rindërtojmë raportet tona si një shoqëri e tërë, me teknologjinë e re të informacionit. Celulari me internet, Iphon apo Ipod, shihen sot në duart e çdo fëmije. Nga një anë: Ne jemi zotërues të një teknologjie që është bërë për të na e bërë jetën tonë më të lehtë dhe më të lirë, nepërmjet lehtësisë pa kufij në përhapjen e dijeve; por nga ana tjetër, me keqardhje dhe pafuqi, konstatojmë që kjo teknologji po bëhet dita ditës një forcë e fuqishme dhe e parezistueshme që po na kontrollon jetët tona private, po na ngushton lirinë tonë vetiake. Këto pseudo “telefona inteligjentë”, Iphon, Ipad, Ipod etj., që s’janë as telefona (janë më shumë ordinatorë që dinë të telefonojnë) dhe as inteligjentë, (sepse realisht bëjnë më pak punëra se ordinatorët e zakonshëm), në të vërtet janë konceptuar nga prodhuesit e tyre për të pasur akses mbi të dhënat tona personale si përdorues të tyre. E thënë më hapur ata janë konceptuar për të na spiunuar për çdo veprimtari në jetën tonë personale. Përdorimi i tyre masiv, deri tek fëmijët e vegjël të kopshteve, e ka bërë të mundur që çdo e dhënë e jona të jetë “diku” e regjistruar, e përpunuar dhe e gatshme për të kërcënuar privatësinë tonë. Me plot të drejtë, nëse do të na kërkohej ta emërtonim epokën tonë, më e përshtatëshmja do të ishte : Epoka e agonisë dhe vdekjes klinike të privatësisë – jetës vetiake të njeriut modern!!
Në fakt, kur lidhim një kontratë me një prej këtyre kompanive gjigante si Google, Facebook apo Apple, për përdorimin e paisjeve të tyre, pa ditur paraprakisht se çfarë mundësish kontrolli të jetës tonë individuale kanë shitësit e tyre ndaj nesh, është njëlloj sikur të firmosë kontratë një person që s’di të lexojë. Nga dëshira për ta kontrolluar mjedisin nëpërmjet teknologjisë gjithmonë e më të avancuar, njeriu i sotëm e gjen veten të kapur në grackën e teknologjisë, që konstruktorët e saj e kanë ngritur ndaj tij ! Duhet të jetë njeriu ai që ta kontrollojë makinën dhe jo e kundërta. Por Realiteti flet ndryshe!!
Me sa duket Prometeu (njerëzimi) do ta vuajë dënimin e Zotave të Olimpit (elitave okulte). ”Vjedhja” (liria) gjithmonë e ka pasur një çmim që i është dashur ta paguaj!!!!
17 korrik, 2013 (Marrë nga Dashamirës të Mendimit)

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.