back to top
11.5 C
Tirana
E premte, 22 Nëntor, 2024

Ernest Perdoda: Profili letrar dhe poezia e tij nga Anton Cefa

Gazeta

Fillimtarët e Partisë Demokratike
Ernest Perdoda – nder fillimtarët e Partisë Demokratike

Ernest Perdoda: Profili letrar dhe poezia e tij

nga Anton Cefa

Nuk mund të jetë i plotë portreti i  Ernestit pa thënë dy fjalë për profilin e tij poetik. Nuk arriti, për arsye financiare, të botojë lirikat origjinale dhe të përkthyera nga poeti Italian hermetik Giuseppe Ungaretti. Mbeti, gjithashtu, në dorëshkrim përkthimi në spanjisht i “Kanunit të Lekë Dukagjinit”, të cilin ia pati dërguar shumë kohë më parë Akademisë së Shkencave për botim. Nuk dihet fati i këtij dorëshkrimi. Një cikël lirikash të Perdodës u botuan në revistën “Phoenix”, viti 1999 /nr.  2. Këtu është shkruar se poezitë i takojnë: “Këngëve të para”, “Elegjive” dhe “Monologjeve”. Nuk kuptohet që nën këto tituj, a bëhët fjalë për përmbledhje poetike apor për cikle poezish. Poezia e tij, të cilën kam pasur fatin ta njoh që gjatë kohës së krijimit të saj, dallohet për një bukuri të rrallë, ndjeshmëri e shije të hollë, figuracion të pasur, një akustikë imitative, ku spikat paja e fonetikës së gjuhës sonë, jetësuar në një strukturë harmonike të realizuar, më së shumti, në pak vargje. Veç motiveve të lirikës intime e të natyrës, poezia e Perdodës karakterizohet për dhuntinë e artë të shqetësimit intelektual për atë që po ndodhte me atdheun e popullin tonë, duke e pasqyruar atë në situata e detaje konkrete dhe duke njëmendësuar mesazhe fisnike të qarta, të cilat shpesh kalojnë në intonime revoltuese. Intelektualëve shkodranë antikomunistë dhe sidomos dashamirëve të poezisë së vërtetë i bie detyra fisnike e mbledhjes dhe e botimit të poezive të  Ernestit, dhe ndoshta edhe të ndonjë dorëshkrimi të ndonjë natyre tjetër. Po bie këtu poezitë e botuara në revistën “Phoenix”, që u botua në Shkodër në vitet 1997-2003, me drejtor Dom Ndoc Nogaj dhe kryeredaktor Dr. Romeo Gurakuqi dhe disa përkthime nga Ungaretti.

Ernest Perdoda
Ernest Perdoda

Nga “Kangët e Para”

Mëngjez U dogjën andrrat Në dritë të trëndafiltë Edhe njiherë po lidhi Fillin e këputur t’mendimit. Nji nyje tjetër nji tjetër ditë.

Erë

Furishëm shkon N’për fletë Fërshllon Fishkllon E tretë.

Prelud

Këtë natë (Ndërsa përreth Gjithkund m’përgjanë Me flokun tand qi l’moj,) Yjet e qiellit tim Un pa u kujtue zbulo Kur ti çel e mbyll sytë.

Asgja pa dashuri Nanës

N’kujtimin tand Vadita lulet Qi mbijetuen mbas teje: Porse asnji prej tyne Nuk çeli ma. Ato kërkonin Frymën e dashnisë Që unë s’ua dhashë.

Shkodra nga Rozafa
Shkodra nga Rozafa

Nga “Monologjet’

Subkonsh Andrrat më rrokullisin Nder kambë të Trogloditit Që më shikon e m’përqesh. (Atje ku nisem shtegun E nëpër shekuj rryesheëm Shtrijmë krah’t për t’rrokun yjet… E diellin që na zgjon) Por gazi i njeiut  t’shpellës Ende m’ushton ndër veshë E më trondit.

Nga “Elegjitë”

Brymë e gjak (Dhjetor 1944) Shumë gjethe ranë që atë vjeshtë E prap po bien, Porse kujtimin Qoftë edhe nji i vetem e përt’rinë E bahet brymë  e gjak. (Dhe ja ti vjen përs’ri E ashtu si ban kjo erë, Mbi gjurmët që la dhuna Hedh prap nji dorë me gjethe E qan mbi supin tim Si bane at’herë.) Ato nuk duken ma, As edhe ti; Kurse trishtimi Prap endet në k’to rrugë, Me mue dhe gjethet që bien.

(Pa titull)

Më kot përgjon tashma nga kumbonaret Tingujt që malli zgjon n’kujtesën tande Kumbon’t gjimuen kur ranë për t’fundit herë Mbi tokën e dhunuar. Agimet zbardhin pa meloditë e ambla Që joshnin nga qielli sytë e vështrimin, tash jetën tande veç heshtja rrethon.

(Variant)

Më kot përgjon tashma nga kumbonaret Tingujt që malli zgjon n’kujtesën tande Kumbon’t gjimuen kur ranë për t’fundit herë Mbi tokën e dhunuar. Mëngjezet zbardhin pa meloditë e ambla Që joshnin nga qielli sytë e vështrimin, dhe muzgjet sjellin me vete trishtimin e dit’ve tua pa t’ardhme. Tash jetën tande veç heshtja rrethon.

Muzike e perflakun
Muzike e perflakun

Flakët që sollën errësinën (Prill 1946)

Ngado që shkoj, më ndjek me hije të saj Kjo Kullë e gurtë që m’josh e më largon: N’rrenojat e kujtesës. Ende luhaten flakët; Por kangët e Alkeut (Që deshe ma tepër se mue) Nuk m’bien ndër mend tashma. Me hijet e asaj nate, Nji tjetër Omar Khattab* Rendi mbas dit’ve tona Të zymta, Të ftohta Si gurët e k’saj kulle, Ku nga frengjitë Ajo pak dritë që hyn Veç larva mendimi sajon. E dashtun Ndoshta këtë mbramje Prilli Krrokatja e korbit mbi Kullë T’kujton dhe ty Çka humbëm përgjithmonë. *Në vitin 640 Omar I (Abu Hafsa ibn al Khattab) dogji bibliotekën e Aleksandrisë, një nga ma të mëdhatë e asaj kohe. Trembëdhjetë shekuj ma vonë me urdhën të diktatorit E. Hoxha u grumbulluan tek “Kulla e Inglizit” (që për nji kohë të shkurtë shërbeu si sallë leximi), fondet e të gjitha bibliotekave të qytetit të Shkodrës, pësuan të njajtin fat.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.