back to top
6.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Dhjetor, 2024

Luftë antifashiste shqiptarët? Gënjeshtër! Ja provat nga Agim Xhafka

Gazeta

Agim Xhafka
Agim Xhafka

Luftë antifashiste shqiptarët? Gënjeshtër! Ja provat.

nga Agim Xhafka

Dyshoj që në Shqipëri ka pasur forca partizane dhe është bërë Luftë Nacional-Çlirimtare.
Kam disa arsye e fakte, por po sjell më kryesoren:
Populli ynë nuk lëviz qimen për lirinë!
Nëse do kishim shporrur me pushkë fashizmin e do derdhnim gjak për lirinë, atëhere në shpirtin e brezave do ishte gdhendur revolta ndaj çdo shtypje e çdo poshtërimi.
Por ndodhi e kundërta.
Heshtëm për 50 vjet kur njeriut iu hoq çdo e drejtë. Nuk lëshuam një zanore kur internohej për bindje fqinji ynë me pleq e fëmijë. Shihnim si hiqeshin zvarrë në qytete ata që mendonin ndryshe e nuk lëvizëm as gishtin. U ushqyem me tallon e jetuam në uri e heshtje…
Pse reagim i një populli luftëtar është ky?

Lumturia demagogjike
Lumturia demagogjike

Vazhdojmë sot, kur qeverisemi nga fëmijët e nipat e pushtetit të diktatorit. Na rrejnë dhe ne duartrokasim; u japin drogë fëmijëve dhe ne qeshim; na rrahin e ne trembemi; rrëmbejnë copa të atdheut e ne nuk ulërijmë, por marrim arratinë si popull.
Ja pse provohet se lufta jonë partizane ka qenë sajesë komuniste, një ëndërr e frikacakëve.
Se popujt antifashistë gjakun e kanë me leukocite lirie, me shkëndija proteste e zjarr përvëlues ndaj çdo shtypje e mashtrimi.
Ja, në këmbë Greqia se qeveria e gënjen, e gjithë Franca bëhet trup për të drejtat e njeriut. Shqiptari tundet nëpër ëndrra. Fle dhe pandeh se ka pasur trima e partizanë kjo tokë e begatë me njerëz apatikë, dembela e frikacakë. Nanuriset në gënjeshtra e në kotësi…
marrë nga http://parrena.com

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.