back to top
9.5 C
Tirana
E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Nomadë apo Sedentarë?
 Klodi Stralla (2013)

Gazeta

KodI Stralla
Klodi Stralla

Nomadë apo Sedentarë?
 Klodi Stralla

Mijra vjet më parë, në fillesat e shoqërisë njerëzore, kur aktiviteti jetësor i fisit apo tribusë ishte Gjuetia, njerëzit lëviznin nga një vendbanim në tjetrin, në funksion të bollshmërisë të gjahut dhe periudhave stinore. Ata bënin një jetë nomade, të lëvizëshme. Kur u kalua nga Gjuetia në Blegtori, me zbutjen e kafshëve të egra, përsëri vazhdoi jeta nomade e fisit, po kët herë në funksion të elementit të ri jetësor – kullotës, e kondicionuar edhe kjo nga vendi dhe moti.
Po çfarë efektesh kishte kjo mënyrë e lëvizshme të jetuari? Çfarë psikologjie individuale dhe kolektive krijonte ajo? Pa dyshim tek njeriu i lëvizshëm nuk kultivohet ndjenja e dashurisë, besnikërisë apo sakrificës për vendin, nuk krijohet nostalgjia dhe adhurimi për vendlindjen, nuk kutivohet kulti i parëve, nuk ekzistojnë vorreza të qëndrushme dhe nuk bëhen ritet periodike të të vdekurve. Mungon koncepti i investimit afatgjatë, sepse individi sot është këtu dhe nesër aty. Nuk mund të flitet për atdhe, tokë mëmë; dhe Zotat janë të lidhura me ngjarje dhe rrethana heroike dhe njëherësh me një kohë dhe një vend të caktuar. Në mungesë të një territori të përhershëm, mungojnë kufitarët e për rrjedhojë s’ka as konflikte të përhershme; armiku është i ndryshëm në vende dhe kohëra të ndryshme!
Me kalimin e shoqërisë nga Blegtoria në Bujqësi lindën për herë të parë vendbanimet e qëndrushme. Toka dhe punimi i saj u bënë burimi i vetëm jetësor i fisit. Jo se s’ka pasur migrime për shkak pamjaftushmërie të tokës apo luftrave shpërngulse, por e përgjithshmja qe krijimi i qyteteve dhe fshatrave të stabilizuara, sedentare. Lindën fillimisht Qytet – Shtetet dhe mandej edhe njësi politike më të gjera: si fala vjen – Perandoritë. Njeriu sedentar, i lidhur pazgjidhshmërisht me tokën që kultivon, pa dyshim që është një individ që e do truallin e vet, formon konceptin e vendlindjes dhe atdheut, kultivon kultin e të parëve të tij, mendon dhe investon edhe për brezat që do të vijnë… Perënditë e tij janë të përcaktuara saktë dhe janë të lidhura me ndodhi heroike të individëve të grupit që kanë bërë akte heroike në mbrojtje të tij, si Prometeu, Herakliu, Zhan D’Arka…etj. Kjo mënyrë jetese vazhdoi për aq kohë sa Toka qe burimi kryesor i ekzistencës së Grupit dhe bujqësia aktiviteti parësor i tij.
E çara e parë në kët sistem mijëvjeçar u krijua kur filloi Revolucioni Industrial, kur lindi Fabrika. Mijëra njerëz nga fshati iu turrën qytetit; fabrika s’ishte e tyrja; vërtet prodhimi bëhej prej tyre, por jo për ata; Individët që punonin në to nuk kishin asnjë lidhje gjaku me njeri tjetrin; Familjen e dikurshme patriarkale, të formësuar nga lidhjet e gjakut, e zëvendësoi Sindikata e formësuar nga nevoja për të mbrojtur së bashku punën e tyre nga kapitali. Me Revolucionin Francez, individi fitoi lirinë e plotë të lëvizjes brenda vendit, në kërkim të mundësive të reja për një jetë më të mirë. Vitet e pas luftës të dytë botërore janë vitet e Epokës së Globalizmit. Mjetet e transportit si anijet apo avionët i bënë distancat, që dikur ishin me muaj, të reduktohen në pak orë; telefoni, faksi, interneti… bënë të mundur që brenda pak sekondash të lidhen dy individë në skaje të globit pra mijra kilometra larg njëri tjetrit. Burimi i sotëm jetësor u bë Vendi i Punës, vendi ku individi mund të sigurojë maksimumin e të ardhurave të tij; ç’rëndësi ka se ku është ky vend (pra po bjerret koncepti i atdheut). Vendin e francezit, anglezit apo gjermanit po e zë Qytetari i Botës (kozmopoliti). Lidhjet e tij me individët apo grupet e tjerë janë lidhje të rastit dhe të çastit, pra të paqëndrushme; ato ekzistojnë për aq kohë sa ekziston interesi i çastit. Prindët dhe fëmijët, burri dhe gruaja, shkëputen nga njeri tjetri; familja klasike: bazuar në lidhjet e gjakut sa vjen dhe shpërbehet. Çfarë po ndodh dhe çfarë do të ndodhë? …vështirë se mund të parashikohet me saktësi, por trendi shihet qartë: po lind një Individ për të cilin lidhjet e gjakut (familja), lidhjet botkuptimore (mentaliteti) apo lidhjet me vendin (atdheun) do të jenë një rudiment e një të shkuare të largët. Zeus i kësaj Epoke të Re, do të jetë Paraja dhe Olimpi – ëall Street-i!!!
Mbase po kthehemi në periudhën e parë ku Paraja zëvendësonte Gjahun. Të jetë ky rifillim i një Cikli…?
(Dërguar nga autori, 23 korrik, 2013)

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.