back to top
15.5 C
Tirana
E premte, 22 Nëntor, 2024

Legjenda muzikore e poetike Leonard Cohen (1934-2016) – Kolazh

Gazeta

Leonard Cohen (1934-2016)
Leonard Cohen (1934-2016)

Legjenda muzikore e poetike: Leonard Cohen (1934-2016)

Në moshën 82-vjeçare ka ndrruar jetë Leonard Cohen,
këngëtari kanadez me famë botërore.
Ky lajm i i trishte u dha në faqen e tij zyrtare në “Facebook”.
“Me dhimbje të thellë njoftojmë se poeti legjendar,
kantautori dhe artisti, Leonard Cohen ka ndërruar jetë”.
Nuk u dhanë detaje rreth shkakut të vdekjes.
Homazhet për këngëtarin, kompozitorin dhe poetin e famshëm
do të mbahet në Los Anxheles në një nga ditët në vijim.
Këngët “Dance Me To The End Of Love” dhe “Halleluja”
mbeten ndër këngët më të famshme të legjendarit kanadez.
Lajmi u konfirmua edhe nga revista “Rolling Stone online”:
“Kemi humbur një nga njerëzit vizionarë”.

Kantautori dhe poeti Leonard Cohen
Kantautori dhe poeti Leonard Cohen

Cohen – Kangë, psalme e magjina…

Nëse e adhurove Leonard Cohen, duhet ️me pasë kurajon ️me e pranue ️se ajo ç’ka deshe ma ️fort prej ️Tij ishte fakti ️që Cohen qe ndryshe… ndryshe ️nga ti, ndryshe ️nga ai, ️ndryshe nga Bota ️që ná rrethon; ️Ai ishte thjesht Ndryshe
Ai, nuk qe amerikan.
Natyra e tij joamerikane ️ishte ma ️shumë ️se çeshtje nënshtetsie; mendja e tij, shpirti i tij, risitë dhe ndjesitë e tij ishin ️të hueja ️nga ato pasiguri ️që ️ngahera ftohtë konturojnë amerikanët e botën ️që kane ndërtue… Ai ishte kanadez prej lindjes, por s’mundesh me e quejt thjesht kanadez.
Cohen ️ishte aq i veçantë – e s’mund ️të vendoset brenda do hapsinave ️të përkufizueme qartë. ️
Me prejardhje ebreje, Leonard Cohen ️ishte ️i nji diaspore në vetvete, porse dallimet mes skajesh ️të ndryshme ️të globit, zbeheshin ️nga dritëhijet e Tij pakufí… Mbase Cohen ️ishte poet kohë ma parë ️se t’ia përkushtonte jetën tingujve. Karakteri i ️shumë muzikantëve mbeshtillet pak a ️shumë prej këngës ️së tyne.
Për Cohen, personaliteti i rrallë i priu kangës. Muzika ️ishte mjeti ️me ia përmbajtë përkohësisht thelbin. Albumet e ️Tij ma ️të sukseshëm rrënqethin ️me ️️️nji intensitet e mjeshtëri, përtej vetë melodisë e ritmit,  Cohen e jetoi kangën si dikur hebrenjtë e jetuan jetën: Udhëtar pelegrin ️me ️️️nji libër, ️shumë libra, të vetët. ️️Nga ana ️tjetër, tingulli ma ️fort ️se çdo ️tjetër ia foli vehten! Librin e Shpirtin, plot psalme e magjina, jo ligje e doktrina…
Vargu dhe proza e tij pa të dytë, qenë mendue me tinguj e për tinguj, lindun n’oshtimë baladash. I madh ️sa jeta, magjepës si miti, zani e fjala e tij pati aftësinë me u lëmue shpirtnash e trupzue trupash ,e jo vetëm; gjithnji tuj marrë nji shije dhe aromë. Diçka nga zani i thellë, t’përcjell ndjesinë e ambël, sa çaji dhe portokallat e Suzanës janë ma tepër se mendime e fjalë – por kanë ️️️nji zanafillë të mbushun me aromë e dëshirë, dëshirë me dashtë… Porsi gurutë nga mësoi e rabbinët prej kah vinte, Cohen mishëron dije dhe bindje; kur të tjerët u zbehën ai shkëlqeu, ️kur ata dyshuen ai kuptoi; e ai kuptoi dashninë – prej nji çastit deri në pakohësi. Seks dhe përjetsi, ishin polet binjake të planetit që fryma e ️Tij i thirri me qenë; bashkue pamëshirë ️nga nji bosht i mshefun, por asnjiherë dashakeq! Muzika e tij qe e pamëshirë njashtu si koha asht e pamëshirë – në sytë e Zotit që shohin përtej kohës. Dashnitë gjithnji puqen, e dashnitë gjithnji ndahen. Ky vizion, që vjen ma natyrshëm ️tek gratë se sa  burrat e veçon Cohen prej grupit të kantautoreve mà në zà të cilëve u përkiste; ndaj e bani shumë të dashtun për dëgjueset, aq sa Dylan dhe Simon, asnjiherë s’mundën me e mbrritë kët trajtë adhurimi. Dashnija e përjetshme ️asht mashtruese. Anipse – me do fjalë ️të zgjedhuna, me nji kandvështrim të vetin, ai mundi me e mbrritë e në të njajtën kohë ️të ishte i vërtetë. E Cohen i pat ato fjalë, e at kand. ️Ai na rrëfeu nji jetë, ku dashnia asht dyfish e kënaqun, jetadhanse si çaji, ushqim si portokalli. E nëse jeta s’asht, e s’mund ️të jetë nji gjà e ambël, s’ka pse të jetohet pa andrrën se nji ditë mund të jetë.
Cohen është pjesë e nji grupi artistësh që u shfaqen në ’60-at e trazuara, e u ndigjuan ️me zell ️nga audienca e kohës, athere të rinj amerikanë, brez që sot njihet me termin “boomers”. Ishte koha e televizionit. Por Cohen, lindun në vitet ’30, mbeti gjithnji pjesë e atij t’fundit brez të bukur, për të cilin fjala e shkruar  duhej ma fort se ç’do imazh televiziv. Tuj lanë mënjanë ndasitë në brez, timbër e vlera, tingujt e mesazhet e tij mbeten po aq mbresëlanëse e të fuqishme sa ato që Dylan a Simon u përcollën audiencave të tyne.
Cohen mbylli sytë në vigjilje zgjedhjesh, fundi i ️të cilave shënoi fundin e çdo kange që ai njohu: dashni, besim, largpamsi e paqe;
Tuj huazue librin e shenjtë: Mjaft do t’i falet Leonard Cohen, pse ai donte  dhe dinte  mjaft. Vështirë me thanë se brezi që atë e pat idhull, do trajtohet po njisoj…

përshtati në shqip Hortensia Pëllumbi Haxhiademi
marre nga http://www.vulture.com/2016/11/leonard-cohen-was-different.html

 

Muzikanti Leonard Cohen
Muzikanti Leonard Cohen

Tre Poezi nga Leonard Cohen

Nuk ke pse më do…

Nuk ke pse më do
ngaqë
je si të gjitha gratë
që përherë më kanë munguar
U linda për të rendur pas teje
çdo natë
dhe prapë jam
orteku me burra që të dashurojnë
Të takoj në tryezë
ta marr grushtin mes duarve të mia
në taksi nusesh
zgjohem fillikat
gishtat e mi – te mungesa jote
në Bujtinën e Virtytit.
I shkrova tërë këto këngë për ty
ndeza qirinj të kuq e të zinj
në trajtën e një burri dhe një gruaje
u martova me tymin
e dy piramidave me nallane druri
u luta për ty
u luta të më duash
u luta të mos më duash.
Përktheu Ilir Sofroni

Më thuaj ku (show me place)

Ku, më thuaj, ku të shkojë skllavi tënd
Ku, më thuaj, ku është ai vënd, s’mbaj mënd
Më thuaj ku, se koka po më varet posht’
Ku më thuaj, skllavin tënd ku do ta dërgosh.

Ku më thuaj, këtë gur ta rrokullis.
Ku më thuaj, ndihmomë, vetë dot s’e lëviz,
Ku më thuaj, ku fjala u bë njeri,
Ku më thuaj, ku vuajtja nis përsëri.

Shpëtova çka munda kur filluan hallet,
Një fill drite, një copëz vënd, një dallgë,
Por pashë zinxhirë, kështu që nxitova
Shumë zinxhirë kishte, si skllav të dashurova.
Shqipëroi Maksim Rakipaj

Leonard Cohen: “Mos e analizo shumë veten...”
Leonard Cohen: “Mos e analizo shumë veten…”

Krejt çka duhet me ditë lidhun me Adolf Ajhman

Sytë: Mesatarë
Flokët: Mesatare
Pesha: Mesatare
Gjatësia: Mesatare
Tipare dalluese: Asnjë
Numri i gishtave: Dhjetë
Gishta të kambës: Dhjetë
Inteligjenca: Mesatare
Pse çka pritët ju?
Kthetra?
Dhampirë të mëdhenj?
Jargë helmuese jeshile?
Çmendi?
Përkthimi Ilir Seci

Lamtumirë, Leonard Cohen!
Lamtumirë, Leonard Cohen!

Biografi artistike e Leonard Cohen

Leonard Cohen lindi në Montreal të Kanadasë me 21 shtator 1934, në një familje të pasur hebre dhe kaloi një fëmijëri që ai e quan të këndshme.
Pasi diplomohet, boton dy libra kushtuar të atit të cilat bien në sy për thellësi shpirtërore, vuajtje dhe humor të zi, karakteristike këto edhe të muzikës së tij.
Cohen bën një kurs pasuniversitar në Nju Jork dhe më pas blen një shtëpi në ishullin Hydra në detin Egje ku dhe kalon disa vite të rinisë së tij.
Më pas në 66-tën Cohen rikthehet në epiqendrën kulturore, në Nju Jork, në kohën e albumit ‘Blonde on Blonde’ të Dylanit, ‘Help’ të Beatëllsave, në kohën kur trupat amerikane në Vietnam u dyfishuan dhe të gjitha këto Cohen i përjetoi gjatë shthurjes dhe eksperimenteve në hotelin e famshëm ‘Chelsea Hotel’.
Në vitin 1968 realizon albumin e tij të parë ‘Songs of Leonard Cohen’, sipas kritikës, “i frymëzuar nga gratë në jetën e tij”.
Lista e grave që shoqërohen me Cohenin është e gjatë dhe interesante, që nga Niko, biondja më enigmatike e gjeneratës së tyre, pjesë e grupit “Velvet Underground”, deri tek një tjetër bionde po aq interesante, aktorja amerikane, Rebeca De Morney.
Pasi ‘qejfi i madh’ i Nju Jorkut shteroi, karierës së Cohenit filloi t’i mungonte veçantia. Megjithëse u bë baba, ai vazhdimisht ishte në kërkim të gjërave të reja.
41 vjeçar dhe me një karierë që po rrënohej, Kohen i kthehet budizmit, lë drogën dhe alkoolin dhe në 77-tën nxjerr projektin e tij të parë në bashkëpunim me eksentrikun legjendar, Phil Spector.
Albumi u quajt “Death of a ladiesman” (vdekja e një gruadashsi), album që përmblidhte mirë vetë personalitetin e Cohenit.
Por Cohen në formën e tij më të mirë ishte në vitet ’80-të. Në 85-ën nxori albumin “Various positions” dhe hitin “Halleluja”.
Tre vjet më pas del albumi i tij më i paharrueshëm “I’m your man”; ishte humori lozonjar i këngës me të njëjtin titull me të cilën tashmë Cohen edhe identifikohet. Dhe nuk mund të lëmë pa përmendur edhe albumin e parafundit “The Future” në ’92-shin që është gjithashtu një nga perlat e tij.
Cohen është padrino i zymtësisë, mbret i mallëngjimit, zëri i vuajtjes.
Ai i kaloi 50 vjet të jetës së tij i zhytur në drogë, alkool, gra dhe fe pafund, në kërkim të shërimit të asaj që ai e quan “arsye biologjike e pashpjegueshme” e cila i dha kaq shumë dhimbje e mërzi gjatë gjithë jetës së tij.
Zëri i Cohen, është nga ato zëra me të cilët bihet në dashuri…
Dhe ilaçi ishte i thjeshtë: “mos e analizo shumë veten…”.
Ndryshe nga 99% e muzikës pop, këngët e Cohen nuk qëndrojnë për meritë të ritmit apo melodisë, por janë fjalët ato që të lidhin pas tyre.
Një nga këngët fillon: “…luftova kundër shishes, por këtë duhet ta bëja i pirë!”’.
Delikat, i prerë, pafundësisht preçiz, Cohen duhet të japë leksione në artin e të shkruarit të lirikave. Nëse muzika ka fituar poetizëm, atëhere kjo ka ardhur prej Leonard Cohenit.
Interpretimi i tij është një gjysëm recitim, një pëshpëritje kolosale lidhur me zërin mrekullueshmërisht sensual, karakteristik, tepër seksi ku çdo tingull edhe çdo shkronjë merr vlerë nga artikulimi.
Është nga ato zërat me të cilët mund të biesh në dashuri.
Marrë nga http://www.bbc.co.uk

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.