back to top
8.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Fati i Firmëtarëve të Pavarësisë – i Etërve Themelues të Shtetit Shqiptar… nga Klodi Stralla

Gazeta

Firmatarët e Pavarsisë - studio e Arben Morinës
Firmatarët e Pavarsisë – studio e Arben Morinës

Fati i Firmëtarëve të Pavarësisë

i Etërve Themelues të Shtetit Shqiptar…

nga Klodi Stralla

Ndonse Deklaratën e Pavarësisë e kanë firmosur vetëm 40 delegatë të Kuvendit Kombëtar mëe 28 nëntor 1912, ky numër bëhet 79, po të mbajmë parasysh edhe ata që ardhën në Vlorë nga të gjitha viset shqiptare, midis datave 28 nëntor – 7 dhjetor 1912, për shkak të situatave shumë të ndërlikuara, kur territoret shqiptare po pushtoheshin me shpejtësi nga ushtritë serbe, malazese dhe greke.
Ata janë Etrit Themelues të Shtetit Shqiptar, por ende sot nderimi dhe vlerësimi i tyre nuk është i njejtë për të gjithë shqiptarët, për forcat politike apo prej historiografisë zyrtare. Me sa duket 28 dhe 29 nëntori, edhe pas kaq vitesh, e kanë të vështirë të bashkëjetojnë me njeri-tjetrin.
Nga viti 1912, prej Luftës Ballkanike e deri në prag të Luftës së Dytë Botërore, vdiqën 44 prej delegatëve të Pavarësisë, disa në Shqipëri dhe disa jashtë saj dhe qeveritë e kohës i nderuan ata ashtu si e meritonin.

Tetë nga  Etërit Themelues të Shtetit Shqiptar
Tetë nga Etërit Themelues të Shtetit Shqiptar

Nuk patën të njejtin fat ata që mbetën gjallë, gjatë luftës, por veçanërisht ata që jetuan gjatë regjimit komunist.
Në vitet e Luftes të Dytë Botërore (1939-1944) ishin gjallë 35 nga të 79 Etrit Themelues të Shtetit Shqiptar;
-Vetëm 4 prej tyre ishin jashtë atdheut: Ahmet Zogu, Syrja Vlora, Dhimitër Mborja (Emanoil) dhe Jani Papadhopulli.
-Pjesa tjetër që ishte në Shqipëri: 17 prej tyre u shpallën kolaboracionistë të fashizmit, dhe këta janë: 1) Bedri Pejani, 2) Dervish Biçaku, 3) Dhimitër Berati, 4) Eqerem Vlora, 5) Ferit Vokopola, 6) Lef Nosi, 7) Mit’hat Frashëri, 8) Mustafa Kruja, 9) Petro Poga, 10) Qazim Kokoshi, 11) Qerim Begolli, 12) Qemal Karaosmani, 13) Rexhep Mitrovica, 14) Shefqet Daiu, 15) Sherif Langu, 16) Thanas Floqi, 17) Zihni Kanina.
-Nga këta të shtatëmbëdhjetë, dy u bënë kryeministra në vitet e Luftës së Dytë Botërore (Mustafa Kruja, Rexhep Mitrovica), një u bë anëtar i Këshillit të Naltë (bashkëkryetar shteti Lef Nosi), dy u bënë ministra (Dhimitër Berati, Eqerem Vlora).
Nga këta të shtatëmbëdhjetë, një u dënua me vdekje dhe u pushkatua nga regjimi komunist në 1945 (Lef Nosi), tre vdiqën në burgjet e Shqipërisë komuniste (Shefqet Daiu në 1946, Sami Vrioni në 1947, Qazim Kokoshi në 1947), një u arrestua nga regjimi komunist shqiptar dhe iu dorëzua serbëve, të cilët e pushkatuan në 1948 (Bedri Pejani), një u pushkatua në 1945 nga partizanët serbë në Pejë (Qerim Begolli), dy vuajtën burgimin komunist (Sherif Langu, Zihni Kanina), shtatë emigruan jashtë vendit për t’i shpëtuar persekutimit komunist (Dervish Biçaku, Dhimitër Berati, Eqerem Vlora, Mustafa Kruja, Mit’hat Frashëri, Rexhep Mitrovica).

Dokumenti i Firmatarëve i ruajtur nga Lef Nosi
Dokumenti i Firmatarëve i ruajtur nga Lef Nosi

Këta të shtatë që ishin në emigracion kërkoheshin nga regjimi komunist si kriminelë lufte së bashku me një tjetër nga Etërit Themelues, Ahmet Zogun.
Ndërsa 14 të tjerë mbajtën qëndrim neutral, por asnjë prej tyre nuk bashkëpunoi me regjimin komunist, as gjatë kohës së luftës, as si pjesëmarrës në Konferencën e Pezës 1942, as në Kongresin e Përmetit 1944 dhe as pas luftës, si deputetë apo ministra të qeverisë së E. Hoxhës, ndonëse komunistët bënë shumë përpjekje që vitrinën e tyre propagandistike për atdhedashuri ta stolisnin me ndonjerin prej tyre.
Fakt shumë domethënës kjo shpërfillje e tyre ndaj pushtetit komunist!
Marrë nga muri i Fb i Klodi Strallës, 28 Nëntor 2013,

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.