back to top
6.5 C
Tirana
E enjte, 21 Nëntor, 2024

Tre Shkrimtarë Shqiptarë të Gjeneratës së Re – Në Panairin e Librit – Romë 2016

Gazeta

Panairi i Romës "Piu-Libri - Piu-Liberi" 2016
Panairi i Romës “Piu-Libri – Piu-Liberi” 2016

Panairi i Librit Roma – 2016

“Më shumë libra më shumë të lirë”

“Më shumë libra më shumë të lirë”,
Panairin e Librit Roma – 2016 e hap Kureishi.
Më pas homazhe vepërs së Umberto Ecos dhe Dario Fo.
Prej datës 7 deri në 11 dhjetor mbahet në Romë
Panairi i Shtëpive të Vogla dhe të Mesme Botuese,
Edicionin e Pesëmbëdhjetë. Janë më shumë se 400 takime.
Midis Camillerit dhe Savianos dhe mysafirëve të tjerë
do të jenë edhe tre autorë shqiptarë Palluqi, Gashi, Olluri.
Tre autorë shqiptarë të Gjeneratës së Re…

Talianka - roman nga Agron Y. Gashi
Talianka – roman nga Agron Y. Gashi

Gjatë vitit 2016, u botuan në Itali, tri vepra letrare të gjuhës shqipe.
-Vëllimi me tregime “La fiera dei sogni” (Shumë rrugë dhe një rënie) i Adil Ollurit, me banim në Prishtinë
-Romani “Talianka” i Agron Y. Gashit, kryeredaktor i revistës “Jeta e Re” në Prishtinë… dhe
-Romani “193 gabbie” (193 kafazet) i Rezart Palluqit me banim në Amsterdam (Hollandë)
Të tria këto vepra janë përkthyer në gjuhën italiane nga nga Iris Hajdari, ndërsa botues është “Ensemble” në Romë.

 

193 Gabbie (193 Kafazët)- Roman nga Rezart Palluqi
193 Gabbie (193 Kafazët)- Roman nga Rezart Palluqi

Kalendari i promovimit të këtyre tri veprave të letërsisë shqipe

(i pari eveniment i kësaj natyre) në Panairin e Librit: “Più-Libri – Più Liberi!” në Romë, si më poshtë:

Ditën e enjte, 8 dhjetor 2016,
në ora 15 në sallën Corallo
bëhet promovimi i romanit “193 kafazët” të Rezart Palluqit
Ku do të bashkëbisedojnë me autorin: Massimo Castiglioni, Matteo Chiavarone dhe Gëzim Hajdari. Romani është:
“Një udhëtim në kujtesë për të fshirë kujtimet e fëmijërisë të një diktature, asaj shqiptare të Enver Hoxhës, simbolet e së cilës janë të pranishme ende në kokën e tij. “193 kafazë”, është nji simbolikë – aq sa janë shtetet e botës, prej të cilëve duhet të lirohemi për të rilindur…”

La fiera dei sogni - tregime nga Adil Olluri
La fiera dei sogni – tregime nga Adil Olluri

Po ditën e enjte, 8 dhjetor 2016,
në ora 17 në sallën Corallo mbahet diskutimi:
Të zbulosh Kosovën dhe Letërsinë e saj! Më promovimin i veprave
“La fiera dei sogni” vëllim më tregime nga Adil Olluri
dhe “Talianka” roman i Agron Y. Gashi, Dy libra të parë e të rëndësishëm të letërsisë së krijuesve nga Kosova përkthyer në gjuhën italiane.
Do të bashkëbisedojnë me autorët: Gabriele Sabatini dhe Gëzim Hajdari.
Përkthyesja Iris Hajdari, do të jetë ndërmjetëse e të dyja promovimeve në Panairin e Librit në Romë.

Autori Adil Olluri
Autori Adil Olluri

***
Lajmi për botimin e tregimeve të Adil Ollurit në gjuhën italiane, u dha edhe në të përditshmen italiane “Corriera Della Sera”, njëra nga gazetat më të mëdha, më të njohurat dhe më seriozet jo vetëm në Itali. Në një artikull të saj për Panairin e Romës dhe për letërsinë e huaj të botuar në gjuhën italiane, kjo e përditshme shkruan edhe për librin “La fiera dei sogni”, krahas emrave të mëdhenj të letërsisë së sotme evropiane.
Kjo është më shumë se sa një ndjesi e mirë për Ollurin si autor i këtyre tregimeve, të përkthyer në gjuhën italiane nga Iris Hajdari dhe të botuara këtë vit nga ana e botuesit nga Roma “Ensemble”.

(Materiali u përgatit nga Jozef Radi)

Più-Libri-Più-Liberi - Roma 2016
Più-Libri-Più-Liberi – Roma 2016

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.