back to top
8.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

“Krimet e komunizmit në Shqipëri” Konferencë e organizuar ne Bruksel në kuadrin e NAEC

Gazeta

Foto nga konferenca "Krimet e komunizmit në Shqipëri"
Foto nga konferenca “Krimet e komunizmit në Shqipëri” (foto Krasniqi)

“Krimet e komunizmit në Shqipëri”

Konferencë e organizuar ne Bruksel në kuadrin e NAEC

Dje, në Sallonin e Deputetëve të Parlamentit Europian në Bruksel, u zhvillua një konferencë mbi “Krimet e komunizmit në Shqipëri” ku moren pjesë krahas Presidentit të Republikës, zotit Bujar Nishani, i cili mbajti një fjalë të gjatë dhe prekëse mbi tematikën e krimeve të komunizmit në Shqipëri; deputetja Mesila Doda, Bilal Kola, përfaqsues i Institutit të përndjekurve, Sulejman Gjana, Kryetar i PLL, si edhe një nga figurat e më me kontribut në dëshmitë e krimeve të Komunizmit z. Lek Pervizi
Konferencë u organizua në kuadrin e NAEC (National Albanian European Council – Këshilli Kombëtar Shqiptaro Europian) drejtohej nga, Ramadan Gjanaj, në bashkëpunim me Deputetin dhe ish-komisionerin europian, z. Louis Michel.

Foto nga konferenca "Krimet e komunizmit në Shqipëri"
Foto nga konferenca “Krimet e komunizmit në Shqipëri” (Foto Krasniqi)

Në fjalën e tij Sulejman Gjana theksoi se: Viktimat e panumërta, jetët e shkatërruara nëpër burgje dhe kampe, ekzili i detyruar për mijëra bashkatdhetarë, na shtyjnë të reflektojmë individualisht dhe si shoqëri për atë periudhë dhe të mos harrojmë asgjë.
Po ashtu, rrjedhja e historisë dhe ngjarjet na shtyjnë të pranojmë se viktimat e komunizmit kishin të drejtë në bindjet, vlerat dhe kauzat e tyre. Gjithashtu ai nenvizoi edhe:
Vonesat në trajtimin ligjor të krimeve,
Vonesat në veprimet konkrete për t’i riparuar dëmet,
Vonesat për të dhënë drejtësi,
Vonesat në dekomunistizimin e shoqërisë,
Vonesat në zbatimin e lustracionit,
Vonesat dhe pengesat në hapjen e dosjeve,
Mashtrimet e përsëritura gjatë 26 viteve të fundit,…

Gjithçka që ka ndodhur e po ndodh në Shqipëri na kujton konkluzionin e politologut francez, Jacques Rupnik, që në vitin 1989 shkruante në librin e vet “Europa Tjetër”: “Komunizmi vdiq por, komunistët janë gjallë…!”.
(Marrë nga Muri i fb i Sulejman Gjanës, 1 dhjetor 2016)

Presidenti Nishani ne Spaç - 6 dhjetor 2015
Presidenti Nishani ne Spaç – 6 dhjetor 2015

Në konferencë mori pjesë edhe Presidenti i Republikës, SH.T. Z. Bujar Nishani, i cili mbajti një fjalë të gjatë dhe prekëse mbi tematikën e krimeve të komunizmit në Shqipëri.
Në emër edhe të qytetarëve shqiptarë, Presidenti Nishani shprehu vlerësimin dhe mirënjohjen ndaj Diasporës shqiptare në përgjithësi, dhe asaj në Belgjikë në veçanti për sakrificat dhe përkushtimin që ka treguar për të denoncuar dhe demaskuar krimet e tmerrshme të komunizmit. “Këto sakrifica që ju dhe të parët tuaj bënë këtu, shërbyen për të mbajtur gjallë jo vetëm identitetin tonë kombëtar, shpirtin e lirë dhe të panënshtruar, por u ofruan shqiptarëve nën diktaturë shpresë dhe frymëzim të pashterur. Konferenca e sotme është një rast ideal që këtë vlerësim dhe mirënjohje ta shpreh dhe ta ndajmë së bashku pikërisht nga Parlamenti Evropian, që është vatra e përfshirjes së gjithë atyre aktorëve, të cilët vlerat e vërteta të lirisë dhe demokracisë i kanë vendosur në themel të veprimtarisë së tyre individuale dhe institucionale.” – përfundoi fjalën e Tij Kreu i Shtetit shqiptar…”
(Marrë nga Gazeta Minerva, 1 dhjetor 2016)

Studiuesi dhe historiani Kastriot Dervishi
Studiuesi dhe historiani Kastriot Dervishi

Dëmshpërblimi i të përndjekurve politikë përmes shifrave

nga Kastriot Dervishi

Duke parë se ka nisur prej kohësh një fushatë agjitacioni se çfarë ka bërë shumica e sotme për të përndjekurit politikë, e shoh me vend të shkruaj diçka. Pavarësisht se kam përgatitur me specialistët e Arkivit të MPB-së gjithë këto dosje, asnjëherë nuk e kam parë të arsyeshme të bërtas e të lavdërohem, siç po dëgjoj tani nga faktorë që jo vetëm nuk kanë bërë gjë, por edhe kur kanë pasur, vetëm kanë prishur punë. Madje dëgjoj lloj-lloj budallallëqesh me fjalët “në këto 25 vjet”, për një proces që filloi në vitin 2008.
Bëhet fjalë për zbatimin e ligjit nr.9831, datë 12.11.2007 “Për dëmshpërblimin e ish të dënuarve politikë të regjimit komunist”, i ndryshuar.
Peshën kryesore në këtë proces e përballoi Arkivi i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Sektori i Dëmshpërblimit në Ministrinë e Drejtësisë. Nga kjo punë e jashtëzakonshme, në vitet 2008-2013, u miratuan 25 vendime të Këshillit të Ministrave.
Deri në afatin e caktuar janë bërë rreth 21 mijë aplikime. Janë marrë vendime për rreth 11.000 dosje. Kanë mbetur pa shqyrtuar edhe 10.000 dosje.
Situata ndryshoi pas vitit 2013. U shkri i gjithë personeli i sektorit në Ministrinë e Drejtësisë dhe u shkurtua akoma më shumë Arkivi i MPB-së.
U ndalua procesi i shqyrtimit të dosjeve dhe në mënyrë të habitshme Këshilli i Ministrave me përjashtim të një rasti, nuk miratoi dëmshpërblime të tjera.
Nga viti 2013 e deri tani qeveria e sotme ka miratuar vetëm një listë dëmshpërblimi. Nuk ka shqyrtuar dosjet e tjera. Nuk ka nxjerrë VKM-në për përllogaritjen e skemës së pensionit për të internuarit pas vitit 1954, etj. I është vijuar dëmshpërblimi një numri personash që duhet të jetë nën 1.000, duke bërë pasive rreth 10.000 dosje që duhet të vijonin dëmshpërblimin. Pra procesi ka kaluar në një dëmshpërblim shumë të kufizuar.
Në mënyrë që publiku të dijë disa shifra në lidhje me procesin e dëshpërblimit dhe listat e shpallura fituese.

Burgu i diktaturës...
Burgjet e diktaturës…

Viti 2008
VKM nr.1699, datë 29.12.2008, lista 1

Viti 2009
VKM nr.707, 23.6.2009, lista 2
VKM nr.784, datë 1.7. 2009, lista3
VKM nr.1147, datë 25.11.2009, lista 4
VKM nr.1231, datë 11.12.2009,lista 5
VKM nr.1259, datë 23.12.2009, lista 6

Viti 2010
VKM nr.268, datë 21.4.2010, lista 7
VKM nr.382,datë 19.5.2010, lista 8
VKM nr.714, datë 25.8.2010, lista 9
VKM nr.1015, datë 10.12.2010,lista 10
VKM nr.1069, datë 29.12.2010, lista 11

Viti 2011
VKM nr.61, datë 26.1.2011, lista 12
VKM nr.99, datë 4.2. 2011, lista 13
VKM nr.135, datë 23.2.2011, lista 14
VKM nr.196, datë 9.3.2011, lista 15
VKM nr.230, datë 13.3.2011, lista 16
VKM nr.297, datë 14.4.2011, lista 17
VKM nr.363, datë 4.5.2011, lista 18
VKM nr.390, datë 25.5.2011, lista 19
VKM nr.457, datë 22.6.2011, lista 20
VKM nr.691, datë 12.10.2011, lista 21

Viti 2012
VKM nr.186, 6.3.2012, lista 22
VKM nr.497, datë 01.8.2012, lista 23

Viti 2013
VKM nr.509, datë 13.6.2013, lista 24
VKM nr.510, datë 13.6.2013, korrigjime

Viti 2015
VKM nr.502, datë 10.6.2015, lista 25
(Marrë nga Muri i fb i Kastriot Dervishit, 1 dhjetor 2016)

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.