back to top
15.5 C
Tirana
E premte, 22 Nëntor, 2024

Bilal Xhaferr Shqipëtari… nga Ali Shaban Goxhaj – Vargje kushtuar poetit Bilal Xhaferri

Gazeta

Bilal Xhaferri - Përtej Largësive
Bilal Xhaferri – Përtej Largësive

Bilal Xhaferr Shqipëtari

nga Ali Shaban Goxhaj (Agoj – Poet popullor)

Vargje kushtuar poetit Bilal Xhaferri

O Ninat që rrite djalin,
që me zemër tundi malin,
Si vullkani kur shpërthen,
Oshëtiu: “Liria vjen”.

Trimat që njohën Bilalin,
E puthën në faqe Çamin,
që qëndroi me pen’ në dorë
se në zemër kish Shqiponjë.

Ç’kanë kodrat e Ninatit
që tunden prej inatit?
U kanë akuzuar djalin,
nxorrën nga salla Bilalin.

Nuk e duan shkrimtar Çamin,
Thonë nga frika e Nevzatit
Ndalon ligja Atdhetarin,
Terrorizmi i bën varrin.

Iku për në Amerikë,
Atje ku liria ndrit.
Lajmëroi të mëdha halle,
“Komunistat hapën varre!”.

Varrosën demokracinë
vran’ e coptuan rininë,
gjith një popull robëruan
ekonominë e shkatërruan.

Gjithë Shqiptarët jashtë atdheut
si stërnip të Skënderbeut
derdhnin lot’ edhe vajtonin
atdheun dot s’e ndihmonin!

S’i lejonte diktatura
se shpifte bënte rrëmura.
Edhe çanin s’kishin frikë
Për n’Europ’ e Amerikë

Kishin ikur për Atdhe,
nëpër dallge të deteve,
punonin me djersë të ballit
për Atdhe e falnin xhanin.

I brengosi Shqipëria,
Nënat, vashat në skëterrë,
Po thellohej skllavëria
Komunizmi qelbur erë.

U dëmtua Shqipëria
nga komunist kamiça-ner
Në të gjithë Shqipërinë
u vranë trima me vlerë.

Dhe Bilali i goditur
me zemër të rraskapitur
mbushur plagë me lot’ në sy,
Lamtumir’ – i tha Shqipërisë.

N’Amerikë vetëm mërguar
nga patriotët rrethuar
Lozi dhe qeshi në Liri
Këndoi për Shqipëri.

Bilal Xhaferr Shqipëtari
Ngreu, dil tani nga varri,
Ndëgjo fort në Amerikë,
Se demokracia ndrit.

Po varrosim terrorizmin
dhelprat shtriga, krokodilin
Kasaphanën komuniste
Të bishës Fashi-Naziste.

Përdorën helme me okë
Rrëzuan dështë për tokë.
Akoma po hedhin helme,
që t’u bëjnë varrin djemve.

I kan’ fshehur nëpër vrima
Ca Hasafa, ca Koçira,
Ca Juda e ca Kaina
Nevzati dhe Araniti,
Katila, tradhtar’ nga shpirti.

Na thyen duart e këmbët,
Rrëzuan dhëmball e dhëmbët
frikacakët mbas Enverit
përkrah Duçes dhe Hitlerit.

Vranë e varën me rrëmujë,
për terror edhe për bujë,
Të friksojn’ popullin Shqiptar
pa ligje varën në litar!

Shqipërin’ mbytur në gjëmë
lidhur duar, lidhur këmbë,
E shiti te Serbo-Madhi
Enver katili, tradhtari.

O ju bij’ të Shqipërisë
që luftuat për jet’ të Lirë
puthini nënës duar-këmbë
rrëke gjaku në zinxhirë.

Ti shërohen plagët Nënës
Kërkoni Shqipes Lirinë,
Bijtë e Shqipes janë të falë,
për të gjithë njerëzinë.

Për poetin nga Çamëria
u hap lajmi në gjithë botë,
Shkruajtëm bashke: “ Rrofte Shqipëria!”
E nderon Populli sot…

Konispol, me 7-8 Mars 1993.

Vargje per Bilal Xhaferrin nga Ali Shaban Goxhaj, (Agoj)
Vargje per Bilal Xhaferrin nga Ali Shaban Goxhaj, (Agoj)

Ali Shaban Goxhaj – (Agoj)

Për poetin popullor nga Çamëria në fund të faqes është lënë ky shënim…

-Invalid në Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare -me 1 Prill 1943
-Invalid nga torturat e Diktaturës Komuniste – më 1946
-Invalid nga torturat e Diktaturës Komuniste – më 1960
-Invalid nga torturat e Diktaturës Komuniste – më 1967
-Invalid në punë në Çerme-Sektor Lushnje me – 22 shtator 1986
Marrë nga Muri i Fb Bilal Xhaferri, 24 tetor 2016

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.