back to top
13.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Dhjetor, 2024

Nastradin Hoxha – dhe bota e humorit reflektues përgatiti Klodi Stralla

Gazeta

Statuja e Nastradin Hoxhës në Buhara
Statuja e Nastradin Hoxhës në Bukhara

Nastradin Hoxha – dhe bota e humorit reflektues

përgatiti Klodi Stralla

Nastradini është një hero i famshëm i shumë prej miteve, alegorive dhe anektodave që qarkullojnë shumë në vendet e Lindjes së Mesme dhe Kaukazit. Emri i tij vjen nga arabishtja dhe do të thotë “Lavdia e besimit”. Nastradini thuhet se ka lindur aty rreth shekullit të XIII-të dhe profesioni i tij ishte gjykatës dhe mësues. Shfaqet si një filozof Sufi, më shumë aftësi në përballjen e vështirësive të jetës dhe gjithmonë i gatshëm dhe i lirshëm në shprehje të mendimit të sinqertë. Vdiq dhe u varros në Ak Shehir dhe thuhet se varri i tij është një mauzole.
Nuk është e vërtetë se të gjitha historitë që jepen me emrin e tij janë të tijat, pasi një pjesë e madhe prej tyre janë shkruar disa shekuj më vonë. Historitë e tij u përhapën nëpër shtetet e botës nëpërmes perandorisë osmane dhe për këtë shumë shtete e quajnë si të tyrin, përfshi këtu Afganistanin, Arabinë, Persinë, Turqinë, Uzbekistanin, etj.
Nastradini ka qenë një filozof popullor dhe ka mbetur në kujtimet e njerëzve për historitë e tija humoristike dhe për anektodat e tij. Nganjëherë ndoshta historitë mund të duken pak paradoksale, por në të vërtetë kanë shumë kuptime të thella dhe mësime për jetën.
Me poshtë po ju sjell vetëm tre prej tyre, plot mesazhe jetësore.

Nastradin hoxha dhe gomari i tij i famshem
Nastradin hoxha dhe gomari i tij i famshem

***
Një ditë Nastradini u gjend në Pazar dhe turma kurreshtare u grumbullua rreth ti. Ai ju drejtua turmës me këto pyetje:
-O njerëz! Dëshëroni dije pa vështirësi, të vërteta pa gënjeshtra, arritje pa përpjekje, përparim pa sakrifica ?
-Pooooo. Po, po!  iu përgjigj turma e gjithë njëzëri.
-Mrekulli – tha Nastradini, – desha vetëm ta dija nëse i dëshironi a jo! Kini besim tek unë se do t’ju a tregoj mënyrën se si arrihen ato, por mos më kërkoni t’ju a vërtëtoj këtë.
Mesazhi: Në jetë është e pamundur të arrihen rezultate të dëshiruara pa punë, pa mund dhe përpjekje. Mos u bazoni në ato që ju thuhen, sado të ëmbla t’ju duken, por në ato që predikusit i realizojnë në jetë me shembullin e tyre personal.

***
Nastradini dërgoi një nga fëmijët e tij të mbushte ujë në burimin aty afër.
-Ki kujdes se mos e thyesh shtambën – i tha djalit dhe i dha një shuplakë faqes.
Një kalimtar, që u ndodh aty pranë, u habit nga kjo sjellje e tij dhe nuk nguroi ta pyesë:
-Pse e godite djalin, ai nuk bëri asnjë faj?
-Po ta godisja kur ta kishte thyer shtambën, nuk do të kishte asnjë vlerë! – iu përgjegj Nastradini.
Mesazhi: Duhet të tregojmë më shumë vemendje para se të ndodhin ngjarjet e padëshiruara, se sa të marrim masa ndëshkuese pasi ato të kenë ndodhur.

***
Një ditë, një nxënës kurreshtar i Nastradinit, i bën atij një pyetje të tillë:
-Cila është puna më e vështirë në këtë botë? – Të pushtosh një perandori, ta mbrosh atë nga pushtimi, apo t’i pengosh ata që duan ta pushtojnë?
-Të tri këto vërtet janë detyra të vështira, por unë di një tjetër që është edhe më e vështirë se këto që më thua tij – ia priti Nastradini.
-Cila është kjo? – e pyeti nxënësi kurreshtar.
-Përpjekja peër të të mësuar ty, t’i shohësh gjërat ashtu siç janë në të vërtetë.
Mesazhi: Ti mësosh nxënësit të shohin realitetin ashtu si është në të vërtetë, duke kultivuar mendimin kritik, është detyra më e vështirë, por njëkohësisht edhe përmbajtja e vërtetë e të mësuarit.
Marrë nga Muri i fb. i Klodi Strallës

Statuja e Nasradin Hoxhes
Statuja e Nasradin Hoxhes

Rreth botimeve mbi Nastradin Hoxhën

Vepra më e vjetër, që flet për karakterin e pasur me humor të Hoxhë Nastradinit, është libri me titull “Saltukname” i Ebul-Hajr Rumiut. Dhe nga kjo vepër kuptojmë që karakteri me humor i Nastradinit është shfaqur qartë në shekullin e 15-të.
Anekdotat e Hoxhë Nastradinit janë mbledhur në gazetat “Letaif”, që në atë kohë janë botuar me shkrim dore. Më e vjetra prej tyre është “Haza Hikayet-i Kitab-ı Nasreddin”, që është shkruar në vitin 1571. Kurse libri më i vjetër i botuar me anekdotat e Nastradinit është “Letaif”, i shtypur në vitin 1837. Punimi më i gjerë dhe më i vjetër, që është bërë mbi karakterin dhe anekdotat e Hoxhë Nastradinit, është një libër me dy vëllime i Alber Veselskit me titull “Der Hodscha Nastreddin”, i botuar në vitin 1911. Më vonë për Nastradinin kanë botuar libra shumë studiues dhe autorë turq e të huaj.
Ai është një simbol i diturisë, që kapërcen kufijtë dhe vendet.
Marrë http://www.dritaislame.al

***
Një natë u zu gruaja me Nastradinin dhe në grindje e sipër i jep një të shtyrë dhe e rrokulliset nëpër shkallë poshtë.
Komshia e ndjeu zhurmën dhe del të shohë ç’ndodhi dhe gjen Nastradinin duke e shkundë xhaketën.
-Ç’ishte gjithë kjo zhurmë o Nastradin?
-Asgjë, gruaja ma hodhi xhaketën shkallëve!
-Çfarë!!! xhaketa bëri kaq shumë zhurmë o Nastradin?
-Poooo, sepse për dreq isha edhe unë mbrenda saj!

Nastradin Hoxha - dhe - hipja e gomarit se prapthi
Nastradin Hoxha – dhe – hipja e gomarit se prapthi

***
I merr Nastradini një kazan borxh te komshia dhe kur ia kthen i lë një kusi brenda kazanit
-Po çka është kjo brenda? – po e pyet komshia Nastradinin.
Nuk e di për besë, po duket e lindi kazani! – i thotë Nastradini.
Mbas do kohe shkon Nastradini dhe ia lyp përsëri kazanin e nuk ia ktheu më.
Komshia i nërvozuar mbas ca kohësh i troket Nastradinit dhe ia lyp kazanin.
-Nuk kam harruar po më vdiq kazani – i thotë Nastradini.
-Si more vdes kazani? – i kthehet i habitur komshia
-Po ja ashtu si e lind kusinë ashtu vdiq edhe kazani i shkretë!

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.