back to top
0.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Një letër e pabotueme e Et’hem Haxhiademit 22 vjeçar, për at Gjergj Fishtën

Gazeta

Et'hem Haxhiademi (1902-1965)
Et’hem Haxhiademi (1902-1965)

Një letër e pabotueme e Haxhiademit 22 vjeçar,

 për at Gjergj Fishtën

Elbasan, 26.VIII.24
 
Shumë i ndershëm e i shkëlqyeshëm poet,
Kur u këtheva sivjet prej Berlini në Shqipnì e u takova me Zotnìn t’uej në Tiranë, u gëzova shumë tepër.
Desha të bisedoshim atë ditë pak mbi poezìn e literaturën shqipe, por mjerisht nuk u poqëm mâ. Si e çoni mbë atë farë Shkodre nashti, o monsignor?
Un Bukolikën e Vergilit e mbarova së përkthyemi në heksametrë shqipe, kështu edhe tragjedìn originale t’imen “Odyssen” e mbarova tyke derdhë gjithë mundin t’em, dhe si vers mâ të hieshëm për tragjedì zgjodha atë të Shakespeare-t e të klasikëvet gjermanë pentapodia giambica.
Për me iu përshtatun shijes së popullit t’onë mâ tepër i kam shtuem edhe rimën, kurse ata t’jerët e kanë sciolto.
Zhvillimin e traghedìs e kam bamë krejt në mënyrën klasike dhe njerzit që lozin janë katër e dëften vdekjen e pamëshirshme t’Odysseut prej të birit që pat me Kirkën (Circe) Telegonin, tyke mos e njohtun se ishte i ati të cilin e kërkonte shumë kohë.
Tragjedija sa âsht tragjike, aq âsht melankolike e me moral të fortë; dhe jam sigur, monsignor, që ka me ju pelqyem mjaft, n’e këndofshi ndonji herë, kur të na qëllojë rasti me u takue.
Due me i shtypë të dyja këto vepra, por si student që jam nuk mundem kurrsesi; prandaj pyes zotnìn t’uej a ka ndonji njeri që të mundet me i botue këto dy vepra tyke i shtypë, se besoj që nuk janë fare pa randësi.
Pres përgjigje prej zotnìs s’uej këto dy javë, se mâ vonë ndoshta nisem për Berlin.
Me ndér
I jueji për jetë
Et’hem Haxhiademi

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.