back to top
6.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Dhjetor, 2024

Për të gjithë Ju, Miqtë e Mi! nga Jozef Radi

Gazeta

16 Janar 2017
16 Janar 2017

Për të gjithë Ju, Miqtë e Mi!

16 janari i 2017, ishte një përvjetor i shënuar i jetës sime. Një përvjetor prej atyre që mund të quhen edhe vijë demarkacioni në etapat e moshës…
Midis njiqind gjërave të zakonshme të kësaj dite të pazakonshme të jetës time, m’u desh të ndaja edhe urimet tuaja të shumta, që herë më vinin drejtpërdrejtë, herë me telefon, e herë me gjithë mjetet e komunikimit virtual. Një shumësi njerëzish dhe urimesh: me miq të vjetër realë dhe miq të vjetër virtualë, me miq të rinj realë e virtualë, nji botë përplot sa me të njohur po aq edhe me të panjohur, që të drejtohen ty në gjithfarë formash urimi, dashamirësie, vlerësimi e respekti… sigurisht mund të ketë ndër to edhe nji dozë hipokrize, detyrimi (lajmerimi ne fb) dhe apo superficialiteti, po kjo s’ka asnji rëndësi, sepse asgjë e kësaj bote nuk mund të jetë krejtësisht e pastër, pse pse u dashka të jetë urimi… ( në fakt urimi pa sinqeritet nuk ka ndonjë farë vlere!)
16 Janar 2017
16 Janar 2017

Prandaj, kam një ndjesë të madhe, ndaj gjithë atyre që nuk munda t’u kthej përgjigje ashtu siç do të kisha dashur, sepse ju vërtet ishit shumë… Ju ktheva përgjigje vetëm atyre që më shkruan në inbox dhe atyre që me telefonuan… Por unë besoj në mirëkuptimin tuaj, dhe do ta quani të parëndësishme kët pamundësi timen, sepse ajo që për mua ka shumë rëndësi është fakti se shumicën tuaj unë i ndjeva vlera! Kishte mes jush shumë poetë, profesorë, historianë, shumë gazetarë, piktorë, artistë, shumë studentë, muzikantë, intelektualë, shumë dashamirë të artit, të kulturës, të historisë, shumë shqiptarë idealistë të Shqipërisë së Vërtetë, po edhe shumë njerëz të thjeshtë e miq të vjetër, që edhe nëse s’arrijnë të më ndjekin si dhe sa duhe, e ta vlerësojnë apo ta gjykojnë punën time… së paku vlerësojnë jehonën që vërtitet rreth saj…

Ju falenderoj nga zemra të gjithëve! dhe besoj se në këtë udhëtim të gjatë e të përbashkët, ajo çka vlen më shumë është njerzorja, pozitivja, e vërteta, moralja dhe shpresa…
Një shoqëri qëndron në këmbë mbi këto shtylla!
16 Janar 2017
16 Janar 2017

Prandaj them se krahas atyre që ma bënë të bukur ditën dhe mbrëmjen e kësaj dite, që mbeten njerëzit e mi më të afërt, një enklavë në këtë qytet e në kët botë emigrimesh ku jetojmë prej vitesh, ishit edhe të gjithë Ju, që gjetët qoftë edhe dy fjalë të thjeshta urimi, për të qenë të pranishëm prejt gjithv largësive kah ne jemi shpërndarë, dhe u bëtë pjesë në këtë gëzim minor timin, që gjithsesi s’mund t’i shpëtojë dot ngjyrës së flokëve…

Ju përqafoj të gjithëve
Jozef Radi
16 janar 2017

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.