back to top
0.5 C
Tirana
E diel, 24 Nëntor, 2024

Lamtumirë, o drandofille Shkodre!

Gazeta

Viktore Radi, me kunatin Balto dhe Roza me Alfredin e Ferdinandin - Tiranë 1945
Viktore Radi, me kunatin Balto dhe Roza me Alfredin e Ferdinandin – Tiranë 1945

Lamtumirë, o drandofille Shkodre!

Ka ndrruar jetë nji grua e thjeshtë, që mbërriti deri në kufinjtë e shekullit; nji nanë dhe gjyshe e mrekullueshme artistësh; nji zonjë ambël e një familje të fisme, derën e së cilës e kanë shkelur jo me dhjetra, as me qindra po me mijra figura të vyera të kulturës shqiptare.
Prej dje, me 18 janar 2017, do të na mungojë të gjithëve ne që e deshëm aq fort, që e respektuam aq shumë deri në ma të fundmen ditë të jetës,
 
Roza Radi - Prennushi (1920-2017)
Roza Radi – Prennushi (1920-2017)

Zonja Roza Radi – Prennushi,

nji zonjë e vërtetë në urtësi që s’do t’u mungojë veç të afërmve po edhe gjithë atyre që e njohën, që jetuan rreth saj, atyre që i priti dhe i përcolli me buzqeshje të pashtirur dhe me fjalën aq të ambël shkodrane: “Hë moj nanë!”; do t’i mungojë më shumë edhe ndonjërit prej nesh, që s’do të mundet me i hedhë nji grusht dhè, në ditë të lamtumirës së fundit!
Roza Radi – Prennushi, 98 vjeçare, u shua në qetësi të plotë, ashtu si nji kandil që ka derdhë gjithë jetën vetëm dritë të butë ndër njerëz! Ajo ishte e fundmja e krejt një brezi që vuajti përtej vuajtjeve; që dhuroj dashuri përtej fjalëve; që mbeti portë e hapur kurdo për e këdo edhe në kohën e urrejtjes dhe spiunimit; që shtronte dreka e darka me çka i ndodhesh, e s’kishte bukë për pesë fëmijët e saj; një njeri i varfër po me shpirt të gjanë si deti, një grua që i adhuronte nga thellësia e shpirtit po s’guxoi kurrë ta thoshte se ishte mbesë e Imzotit (Vinçenc Prennushit) dhe kunatë e Doktorit (Lazër Radi), veçse në konfidencë, fjala e saj për këta dy njerëz do të kishte ato përmasa që veç shpirti i saj mund t’i jepte…
Halla Rozë, ishte nënë e Ferdinand Radit (artist, dramaturg dhe regjizor) e Françesk Radit (kompozitor, kantautor, muzikant) e Alfons Radit (kampion Shqipërie në ngritje peshe) ajo ishte gjyshe e Andeta Radit, Rozana Radit, Egesta Radit – vajza të skenës, muzikës dhe artit, po edhe e shumë nipave e mbesave përplot me vlera dhe energji që do t’i kishte lakmi çdo nënë dhe çdo gjyshe e kësaj bote…
Roza Radi, Vitore Radi, Filip Ndocaj e Gjuliana Radi - Tirane 1942
Roza Radi, Vitore Radi, Filip Ndocaj e Gjuliana Radi – Tirane 1942

Të gjithë do t’i ikim një ditë kësaj bote… Edhe ti i ike në një ditë dimri si kjo! Kush të ka njohur ka veç mirësinë tënde brenda vetes, kush nuk të ka njohur, ka dashurinë dhe respektin tonë për ty! Nuk mund ta përcillja ndryshe lamtumirën time, veçse me fjalët e tua: “Me nam, ja ke ba moj nanë, kërkush s’ka mujtë si ti!

I lehtë dheu si shpirti yt, Halla Rozë!
Jozef Radi,
19 janar 2017
Fossano, shkurt 2016
Fossano, shkurt 2016
Me dhimbje njoftojmë se me 18 janar,
u nda nga jeta nëna dhe gjyshja jonë Roza Radi.
Varrimi bëhet nesër, me datë 20 janar,
në orën 12.00. Nisja bëhet nga shtëpia
(Pazari i Ri, Rruga Musa Karapici – Pallati i ri, Shkalla 1, kati 4)
për ta përcjellë drejt banesës së fundit në Sharrë.
Familja Radi

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.