back to top
8.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

M’bojat m’Nurrës – Rrem Vogli pri Rrashbulle (1935)

Gazeta

“Qyfyre të Rrem Voglit, katunar pri Rrashbulle... Phoenix
“Qyfyre të Rrem Voglit, katunar pri Rrashbulle…” Phoenix

M’bojat m’Nurrës

Rrem Vogli katunar pri Rrashbulle

Nga libri “Qyfyre të Rrem Voglit, katunar pri Rrashbulle…” skica Lek Pervizi

Shkova né ù m’bòjat. Amò për t’thon ti, ç’deshe. Ç’ka mre, pse mos t’shkoj ne una? Gjith dinjòja tu shku; hele për dit djele, s’bohet hesap kallaballiku. Trompila plot! Gjyçfarsoj biçimi kalojnë ke karrakolli. Ne komjonat jon plot me njerëz qi shkojn tebdilhava. Krizëm thotë hallku… Çere krizme, me? Krizëm kina no, qi s’po na bi shi, se sa për qeret, e? Jo mër jo! Effenem, ku e kisha muhabetin, gjith jon tu shku m’bòja; thash pra t’shkoj ne unà. Narkova disa kpuj ve, ne i barrë kakamora, ush i thashë gamores ne hika…
Për pazar, o vlla, mos pyt, se s’maj men çere shita, e çere mora. Sa hyna ku fillojnë binotë, m’hiku menja e fiqirit fare. As pazarllik maj men, as fargjoje; ene pa pare t’thush, kishin pasë për t’mi mor.
Ku je mi dynjò, ku je? Ke shkum kot për zotin, pa pà e pa bò farigjoje. Ku t’filloj e ku t’maroj una i shkreti? U rrëklly dinjòja màr e prap, e nò m’Rrushbull, s’paskim ditë gjo pri gjòje! Gjyçfarsoj biçimi, ne t’gjith cupllak, si na ka bo Zoti (m’vje turb me e thòn!) Demek t’ëm kishe thonë përpara se kshu kshu ka bo vaki m’Bòjat, eshedibillah kishe për t’thon: “Hik mer badalla, se ti qeke lujtë ka menja fare!” Rujna Zot me u xhëvesh cupllak nò m’Rrashbull, ne t’shkojsh e t’shullohesh m’dill karshi kallaballikut… t’zbrujnë m’dajak, për Pigamer!
Nejse mò, aty m’Bòja ishin t’gjith cupllak (kishin veç i cop livere ka mesi vixhudit) në gjith ditën e ditës shulloheshin m’dill kot si koti… sa rrijshin barkas m’ron, sa gjezdisshin tërmò e tërpò, sa zhytshin m’uj… Dinjò, dinjò ku je? Gra ne burra përzì, ne bile bile (tobe estafkurullah) allabraça… M’erdh turb ne thash: T’hiki i her! Kapshin krah për krah ne dilshin m’resme, ashtu si ishin… Fugojshin sa anej sa knej ne qesh’shin ne gërthitshin…

Gamori n'plazh
Gamori n’plazh

***
Hik mer Rrem, se s’jon punë për tyna kto… Shko mër lal m’shpi e xhvish misrin se t’meti m’fushë! S’ke pun m’ù përzì me kto zotnitë tina, ktò jòn njerz t’gjezdis, kòn qen m’Avropë, kòn pà gjyçfarsoj gjojnash, tajatra, mërzik, kòn qen m’shkoll mo shum se tina, ti ke qen vetëm ke hoxha m’Tiron, m’vakt t’Nuhut… Ene t’dùsh bilè, s’t’bojnë tenezyl, pse s’un merresh vesh me to, me at katunarçen qi flet. Nigjo i her ç’thonë! Ku merr vesh ti mer qyq se ç’do me thòn madòm, merçi, oruàr, banxhorna, gracia tanta ne alivederçe… A kè noj spat ene i cop dru me çà? Hik mer lal se po flliqe e po bò n’i gabim kot nasi koti… ç’të duhet tyna gjymyshlli pallaska!
M’u shkref binòja fare. Njikaqigjò m’ù bò lòmshi m’bark pri mërzis. Me k’to menime t’rona, u nisa me hik, kur… s’m’bojshin sytë, për Zotin: Meremja e Tutës Selmon Xhaferrit prì Rrashbulle!! Meremja qi kishte shku parcivjeti hysmetçije m’Tiron… ene ajo cupllak si qerët! Ene ajo me zotnilerët! M’erdh gjaku m’ven. Helbete thash, ina pri i katuni ene i bzòna:
-Si je mi Mereme? Ku je mi Mereme, se na harrove fare?!
Fësht u kthy për i her ne ma priti:
-Kush je mër tina si m’thu Mereme? Ku m’njef me ti mù?
Ne una: -Si mi, s’m’njef mu tina?! S’e njef Rremën e Asmon Seferit pri Rashbulle?
-Yyyy, or qenef! M’morsh t’keqen mër edepsiz; ç’ke tina se kush jom una? U jom zajusha Meri Razbul! Hik se për njat Zot, t’përlaj i dajak të shënosh e t’kpus kokrrën e shpinës, mër bagabon, mër parja e lame… të shpëlaftë mortja … të shpëlaftë…!
Dinjò… dinjò ku je…!
Ush i thash gamores ne hika…

Rrota e jetës (Illyria, Nr.22, 14 shtator 1935)
(Revista letrare “Meremja” Nr. 6, 1 maj 1944)

 

Related Images:

More articles

2 KOMENTET

  1. M’Bòjat m’Nurrës (Te Banjat në Durrës), është nji perlat e letërsisë dialektale, dhe nji nga margaritarët e humorit shqiptar… E kapërcyer në heshtje dhe hije, kjo pjesë jeton prej gati 80 vitesh… dhe duket ende e fresket, e këndshme, e pashoqe në zhanrin e saj… Eshtë kohë vere… kohë plazhi… dhe sigurisht diku aty rrotull jush duhet të jenë edhe personazhi i Rrem Voglit me gamor, po edhe ai i Meremes (Meri Razbul)…
    Nji rikthim ndër kohra që ia vlen… sepse ka aq shumë ironi dhe humor prej mjeshtrit të dialektit dhe humorit… Mit’hat Aranitit! jr

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.