back to top
11.5 C
Tirana
E premte, 22 Nëntor, 2024

Me gjuhën e Emocioneve – bisedë me Denata Ndrecën

Gazeta

Denata Ndreca "Senza Paura (Pa frikë) - Kopertina
Denata Ndreca “Senza Paura (Pa frikë) – Kopertina

Me gjuhën e Emocioneve…

Bisedë me Denata Ndrecën

Para pak ditësh doli nga shtypi dhe është në libraritë italiane
vëllimi poetik i shkodranes Denata Ndrecës
shkruar në italisht “Senza Paura” (Pa frikë)
Libri gjendet ne treg dhe çmimi i tij është 9 euro.
I gjithë fitimi i autores do të kalojë për bamirësi Repartit të  Onkologjisë Pediatrike.
Promovimi bëhet me 4 prill 2017, pranë Libraris IBS via de’ Cerretani 
– Centro storico  – Firenze
 
Poezi nga libri "Pa Frikë"
Poezi nga libri “Pa Frikë”

Pesë Pyetje për librin e ri poetik të Denata Ndrekës

 
Ka dalë para pak ditësh libri juej i parë poetik: “Pa frikë” në italisht cilat janë emocionet tueja… të kësaj “së pare herë!?” Kjo “herë e parë” në italisht, është vazhdimësia e asaj në shqip. Është rruga dhe hapsira që lidh dy anët e bregut të lagur nga të njejtat dallgë… ato të jetës.
 
Cili asht raporti juej me poezinë? Nuk mund ta quaj raport, është diçka më tepër për mua. Është ajo pjese e imja pa të cilën nuk do isha unë… Ajo pjesë e imja që ulet e shkruan në një copë letër mbështetë mbi gurë. Nganjëherë merr krah, nganjeherë vuan…
 
Midis poezisë shqipe dhe poezisë italiane, ju si e ndërmjeme, a jeni ndërdyshë ndonjiherë ndërsa shkruenit poezi? Shqip apo italisht, për mua është e njejta gjë… sepse gjuha më e ëmbël në botë është ajo e emocioneve. E vetmja mënyrë për të hyrë në zemrën e njeriut.
 
Çfarë i ndodh nji poeti që jeton në ambiguitetin e dy gjuheve dhe dy kulturave kur mbyll nji libër me poezi? Mbyllja e ardhja e një libri simbas meje, janë si lindja e një fëmijë. Një jetë më tepër, në jetën tonë…
 
Jeta juej asht midis Shkodres dhe Firences, a ka ekzistue në shpirtin tand ideja se je edhe midis Dantes dhe Fishtës? Një paralelizëm madhështor: Firenze – Dante… Shkodra – Fishta…
Vërtet jam prej Shkodre dhe jetoj në Firenze. Ndjehem lumtur e krenare. Dashuri e plagë. Këto dy qytete janë emblema të kulturës, të artit. Dante: babai i gjuhës italiane; Fishta: kolosi i shqipës tonë. Unë e vetmja gjë që munda të bëj, ishte të sillja në festivalin e parë të librit në kryeqytetin e artit botëror, një pjëse nga toka jonë.
Pranë “Ponte Vecchio – Firenze”, “Ura e Mesit – Shkodër”…
Ky është mesazhi im: Të ndërtojmë Ura… dhe jo mure…
Falemnderit dhe përshëndetje të përzemërta.
17-02-2017
Bisedoi Jozef Radi
 
Kopertina e Pasme e Librit "Senza Paura" e Denata Ndreca
Kopertina e Pasme e Librit “Senza Paura” e Denata Ndreca

Mbrritja e Denata Ndreca në “stazione della poesia”

nga Gjergj Jozef Kola

Denata ishte vetëm 15 vjeçe, kur demokracia brishtë trokiti në qytetin e saj, e megjithatë poezia e saj kundra diktaturës komuniste asht njilloj e fuqishme sikur të kishte ba 15 vjet internim. (Duket se shpirtat poetikë e kanë aftësinë me e përfshi tanë atdheun që vuen nën diktaturë, si nji kamp të madh internimit.
Dy gazetarë të institucioneve ma në zà, siç janë RAI dhe “Avvenire” shoqnojnë poezinë dhe personin e Denatës me nji përmbledhje thellësisht moderne, të kuptueshme dhe plot lang arti e kritike. (Ndryshe nga recencat që shkruhen e lexohen në Shqipni sot, të cilat as shkruesi nuk e merr vesht nji çast ma vonë se ça ka dashtë me thanë!!)
Ka shumë shkodranë që kanë mbjellë rranjët e tyne në Firence, Denata asht nji e përzgjedhuna e tyne, që kanë çile lulen e poezisë dhe dashunisë. Rranja asht dashuni, thotë Denata, dhe ajo me dy fjalë përfshin nji univers të tanë njerëzor.
Poezia e Denatës asht simbioza e shpirtit shqiptar dhe atij italian, simbiozë kjo që ka nji rranje të përbashkët; atë të emocionit të thellë të nji europianeje të emancipueme. Ky emocion asht nji pasion i jetës dhe ai ka vetëm nji gjuhë të përbashkët: Poezinë.
Nga 140 poezitë, ajo e faqes 77, më ka lanë nji shije të fuqishme, njashtu siç zgjohet kujtesa nga nji aromë e thellë, të cilën sa here e marrim, na kujton nji qytet apo nji kohë që aq papritmas kthehet:
Denata shkruen në italisht të gjithë vëllimin e saj poetik:
 .
Denata Ndreca
Denata Ndreca
.
Poezia 77: Alla vecchia maniera
 
Due rige con la vecchia macchina da scrivere
giusto per sentire il rumore dei tasti
Un libro da leggere per respirare il profumo della carta.
Riempirsi di odore del caffe della moka,
le cose piu semplici…
che ti riempiono la giornata…
 
Poezia e Denata Ndrecës ta mbush ditën me poezinë e saj njashtu siç mbushet nji vazo e zbrazun me ujin e kthjelltë të mendimeve dhe me ndjenjat e ndezuna të karajfilave shkodrane.
Denata asht kjo rranja e mirë e Shkodrës në humusin e gjenisë fiorentine që rritt lule origjinale.
Vjenë 2017
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.