back to top
15.5 C
Tirana
E premte, 22 Nëntor, 2024

Te Erika & Martin Camaj – Na jena rranja që nuk thahet kurrë nga Gjergj Jozef Kola

Gazeta

Te vorri i Camajt per 25 Vjetor
Te vorri i Camajt per 25 Vjetor

Te Erika & Martin Camaj –

Na jena rranja që nuk thahet kurrë.

nga Gjergj Jozef Kola

Hyrja në shtëpinë e Martin Camaj,
prekja e objekteve tek të cilat ai ulte sytë dikur,
takimi me zonjën Camaj, një grua të fortë, fisnike dhe bujare,
dorëzimi i çmimit në studion e poetit të papërkulshëm,
vizita e dhomës “sekrete” me motive origjinale shqiptare
në katin e poshtëm të shtëpisë në të cilën Camaj
grumbulloi krejt mallin për vendlindjen,
bashkëbisedimi me njerëz të së bukurës
që deri dje i njihja vetëm virtualisht,
leximi i poezive në sallonin plot dritë,
knaqësia e shkëmbimit të librave, humorit
dhe dashnisë për artin me miq të rrallë
e banen udhëtimin tem në Lenggries të Gjermanisë,
një pasuni shpirtnore pa kohë.
ada halilaj, 22 mars 2017
.
Erika Camaj, Ada Halili e Gjergj J. Kola, Lenggries 2017
Erika Camaj, Ada Halili e Gjergj J. Kola, Lenggries 2017
Që nga momenti kur u pamë e deri sa u ndamë, zonja Erika Camaj na kujtoi pa ndërpremje se “Ju jeni të Martinit!”.
Kështu edhe në studjon e Poetit ma modern të letrave shqipe, sytë e znj. Camaj shndrinin prej gzimi kur na i propozuem që ajo të bahej Kryetare Nderi e Çmimit “Penda e Kristaltë”.
Asnjiherë ma parë në ktë studio të poetit nuk ishin nda çmime poetike dhe dy fitueset që kishin marrë rrugën e gjatë me mijra kilometra me ardhë, Arjola Zadrima dhe Suada Halili u mbushën me gëzim të dyfishtë.
Lindi kështu së bashku me nji ritual te ri të letrave shqipe edhe shqetësimi jonë i natyrshëm për të ardhen e këtij tempulli të letrave shqipe. Znj. Camaj na siguroi se asht e re dhe e fortë dhe nana e saj asht ba 100 vjeçe e nuk kishim pse me u shqetësue për të ardhmen e kullës Camaj në Lenggries.
Idenë tonë për me ndërtue nji rezidencë autorësh, ajo e priti plot gzim e dashuni.
.
"Ju jeni te Martinit!"
“Ju jeni te Martinit!”

“Kështu, – tha, – Martini ka me u ndje gjithmonë i lumtun në mes miqësh, poetë dhe artistë…”

Na mori përdore e na drejtoi ne dhomën që Martini kishte pase ma për zemër e ku kishin lanë gjurmët e tyne, dy piktorë të mrekullueshëm shqiptarë në botë: Lin Delija dhe Ibrahim Kodra.
Mbasdite u ulëm në Dhomën e Ndejes dhe aty lexuem poezitë origjinale nën tingullin origjinal të gegnishtes tonë dhe zonja Camaj, kësaj gjermane të pamposhtun që përkujdeset tash 25 vjet për kujtimin e bashkëshortit të saj, poetit të kombit shqiptar, ju mbushën sytë me lot gëzimi.
Na i propozuem asaj në emnin e Jurisë së Pendës së Kristaltë Çmimin e nderit me motivacion: “Për vetmohimin dhe përkujdesje të trashëgimnisë së poetit modern të kombit shqiptar: Martin Camaj” çmim të cilin ajo e priti plot mirënjoftje.
Kur morëm me ikë, nuk desht me na lanë, ajo, zonja Camaj, ma shumë malësore shqiptare në kullë se sa gjermane në vilë.
Vetëm poezia mundet me e shpjegue se kush asht Erika dhe Martina Camaj në Lenggries të Gjermanisë.
.
Për vetmohimin dhe përkujdesje ndaj poetit Martin Camaj”
“Për vetmohimin dhe përkujdesje ndaj poetit Martin Camaj”

Perkushtim

Erika Camajt

Poeti i vizatuem në shpirtin e nji grueje
lëviz aty nëpër vijat e kohës,
hin e del si në shpinë e Atit me njimijë zane
e fjalë stinësh të ndryshme bahen poezi.
“Ah moj grue, edhe 40 vjet mbas mejet
kanë me ardhë zogj shtegtues e ndonjani
ka me ra në oborr plot ujë e etje
afër Drandes, anash luleve që kena rritë bashkë.
Nëpër birat e gardhit kanë me hi tash e parë
xhuxhmaxhuxha të kuq me sy beduinësh
po ti pastroje kopshtin tonë dhe mbjell aty
gshtaja e lisa të naltë të bjeshkve të mija.
gjk
Lenggries 2017
.
Penda e Kristalte - Erika Camajt
Penda e Kristalte – Erika Camajt

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.