Katër Poezi nga William Butler Yeats
Sjellë në shqip nga Albert A. Bikaj
William Butler Yeats (shq. Uilliam Batlër Jeits), ishte një poet irlandez,
një nga figurat më të shquar të letërsisë të shekullit të 20-të.
Një shtyllë e dy qendrave letrare, irlandeze dhe britanike,
ndihmoi në themelimin e Teatrit “Abbey“,
më vonë shërbeu si senator i Irlandës në dy mandate,
ishte një ndër figurat më të shquara të lëvizjes Letrare të Rilindjes irlandeze.
Ai lindi në Sandymount, te Irlandës me 13 qershor 1865,
dhe është shkolluar atje edhe në Londër.
Periudhen e fëmijërisë e kaloi në në County Sligo.
Nga mosha e re filloi të studionte poezinë,
duke u apasionuar nga legjendat irlandeze dhe okultizmi.
Vëllimi i tij më i hershëm u botua në vitin 1889,
dhe poezi të tij të shfaqin borxhet e Yeats-it ndaj Edmund Spenser, Percy Bysshe Shelley
dhe poetët e para-vllazërisë rafaeiliane.
Nga 1900, poezia e tij u ngrit duke u bërë më e fuqishme dhe realiste.
Ai kryesisht heq dorë nga besimet trascendeciale
që i kishte gjatë rinisë së tij,
edhe pse ai mbeti i preokupuar me maska fizike dhe shpirtërore,
si dhe me teoritë ciklike të jetës.
Në vitin 1923, ai u nderua me Çmimin Nobel në Letërsi.
Vdiq me 28 janar 1939.
.
Ankthi i saj
Toka në bukuri e veshur
Rikthimin e pranverës pret.
T’gjitha dashuritë e vërteta duhet të tretën,
Në rastin më të mirë të shëndrrohën
Në fare të vogla send.
Thuamë që nuk e thashë të vërtetën.
Të tillë trupin të dashuruarit e kanë,
Të tillë frymëmarrje këmbëngulse
Me të cilën pshertinë apo prekën.
Me çdo prekje që japin,
Dashuria është më pranë vdekjes
.
Thuamë që nuk e thashë të vërtetën.
Kënga e parë e zonjës
Përreth sillem si bishë e pamënd demostroj
Nuk e di se çfarë jam apo se kah shkoj,
Vetëm një emër gjuha ime përmënd
Kam rënë në dashuri dhe ky është turpi im i rëndë.*
Shpirti im e adhuron atë që shpirtin ma vret
Jo më pak se një bishë në të katrat e vet
Kam rënë në dashuri dhe ky është turpi im
Çfarë e shpirtin tim e lëndon shpirti im e adhuron
Jo më pak se një bishë që në të katrat vrapon.
Kurrë mos e fal zemren e tërë
Kurrë mos e fal zemrën e tërë, për dashuri,
Zor se ja vlen mirë po ta mendosh
Gra të zjarrta nëse të dukën atëherë
Disa, të cilat nuk andërrojnë asnjëherë
Se nga puthja në puthje shuhet;
Për çdo gjë që e mirë quhet
Por një çast, ëndërrimi, për një kënaqësi.
O kurrë mos e fal zemrën haptazi,
Për ato, që çdo buzë e butë mund ta thojë
I kanë dhënë zemrat e tyre drejt e në lojë.
E kush mundet edhe aq mirë të luaj
Po qe shurdh e i pamend e i vërbëruar me dashuri?
Ai që bëri kështu e di çmimin e tij
Pasi i dha të gjitha humbi zemrën e tij.
.
Kur të jesh plakur
Kur të jesh plakur e thinjur e nga gjumi këput’
Ndërsa dremitesh prej zjarri, këtë libër e merr,
Me ngadalë lexoje, e andërroje pamjen tandë t’butë
Që sytë e tu njëherë e kishin, edhe hijen e tyre t’thellë;
Se sa shumë i deshën çastet tua të lumturisë së hirshme,
Se e deshën bukurinë tande me dashuri t’rrejshme a t’vërtetë;
Ama, nji burrë e desh shpirtin pelegrin që brenda e ke vetë,
Dhe dashuroi pikëllimet e fytyrës tënde t’ndryshueshme.
Dhe duke u përkulë afër t’përflakura shufrave
Murmuriti, paksa trishtë, se si dashuria i iku shpejtë
Dhe u drejtua mbi male përpjetë,
Edhe e fshehu fytyrën n’mes turmës së yjeve.