Françesk Radi ishte njeri i përzemërt, fisnik dhe tejet modest, talent me shpirtin e lirë të një artisti të shkëlqyer, gjithmonë në kërkim të së bukurës, nën fuqinë e tingujve të kitarës në shtegtimin pafund të pasionit dashuror të refleksioneve muzikore dhe artit për muzikën.
Artisti, i cili theu tabutë e kohës së realizmit socialist që jetonim, dhe këndoi me shpirtin e lirizmit të tij dhe ëndrrave të trazuara, mëkatare e rebele, artisti antikomformist me përplasjen dhe botëkuptimin e botës shpirtërore, të pasur e ndjesore, me moralin dhe mjerimin e shoqërisë brenda asaj bote që na rrethonte. Për Frankon, muzika ishte e vetmja fuqi talenti, shpirti dhe delikatese, sikundër janë përgjithësisht artistët e mirëfilltë, me madhështinë e një vitaliteti, përkushtimi e vullneti të hekurt, artisti që shkriu shpirtin dhe dëshirën, pasionin dhe dashurinë për artin, kulturën e muzikën, vetëm për një duartrokitje, për pak buzëqeshje dhe dinjitet, përballë misterit të regjimit të kohës, për të bërë historinë. Dhe ia doli!
Franko bëri historinë!
Françesk Radi, që në moshë të re shpërtheu duke kompozuar me tinguj kitare, në kërkim të identitetit unik të tij, dhe befas “bëri jehonë” në vitet ‘70-ë të shekullit të kaluar me vidioklipet e dy këngëve “Adresa”, dhe “Biçikleta”, aty ku edhe nisi rrugëtimi virtuoz i krijimtarisë artistike dhe muzikore e tij. Muzika, ndjenja, stili dhe moda e ritmit muzikor të kompozuara prej Françesk Radi-it, dallohej lehtë për vizionin se çfarë është muzika që del nga një shpirti dhe mendim i lirë i artistit, për të jetuar në harmoni me natyrën e njerëzit, mes të bukurës e së përditshmes njerëzore.
Françesk Radi, një muzikant i apasionuar, i talentuar dhe plot frymëzim ka hulumtuar zhanre të ndryshme në fushën e muzikës, duke përfshirë bashkimin e elementeve të ndryshme të ritmeve të muzikës së ndaluar dhe persekutimit shpirtëror, social e kulturor të kohës, nëpërmjet baladave romantike e lirike, të ëmbla dhe sentimentale. Brenda tyre ka shumë ndjenjë e melodi harmonike e melankolike, trishtim, dhimbje e dashuri: “Humba pranverën”, “Telefonatë zemrash”, “Kemi dasëm “o”…”, ritmet e elementeve të hard-rock, te “ Rroku i burgut”, të kombinuar me shpirtin e lirë e të trazuar të një “Zemër e lodhur”, “Ky fat na ra..”, etj. Melodia e tyre kapej shumë shpejt nga publiku, fërshëllehej dhe këndohej nga rinia dhe kanë mbetur në kujtesën e publikut.
Këngët e Frankos, tw këtij artisti modest e të mrekullueshëm, patën një arritje të suksesshme personale dhe kulturore për mijra fansat e tij, dhe e kanë kapërcyer me kohë, të paturit e një ndikimi të madh mbi to. Këngët e tij të para; “Adresa”, dhe “Biçikleta”, arritën kulmin duke u shndërruar në hit i madh i kohës kur u kompozuan, në çdo notë e tinguj kitare, antitezë e fortë me artin e muzikës që kërkohej nga konflikti i luftës së klasave.
.
Sot për sot, Françesk Radi mbetet një nga artistët dhe këngëtarët më të rëndësishëm dhe me emër, dhe shumë i dashur, i cili fitoi popullaritet në lartësitë e lavdisë e përjetësisë me këngët e tij më të mira ndër vite, që kanë pushtuar zemrat dhe kanë emocionuar mijra herë, artdashësit dhe fansat e tij, veçmas me timbrin e zërit të tij të spikatur. Me portretin e një artisti, stilin e tij të veshjes dhe flokëve të gjata, modën që spikati në rininë e tij, ritmet e muzikës së ndaluar, Franko sfidoi imazhin e një artisti që kërkohej nga regjimi komunist i kohës, edhe kur e çuan në barakën prej druri në Fushë-Arrës, por si një qytetar i rrallë, bashkëshort e baba i mrekullueshëm, artist i pakrahasueshëm, ikonë e artit muzikor ndër vite, ky Celentano shqiptar, nuk u ndal kurrë për të realizuar pasionin e tij për muzikën. Një nga fotoportretet e fiksuara nga aparati i ekspertit dhe studiuesit të njohur të fotografisë, Qerim Vrionit,-e tregon artistin Françesk Radi në shtator të viti 2009-ë. Gjatë atij takimi artistësh, studiuesi i shquar shqiptaro-amerikan, Qerim Vrioni, i bëri një fotografi këtij artisti të madh, në studion e tij, portret, i cili është nga më të mirët e portretit të Françesk Radit. Më duhet të sjell në vëmendje se në ekranin e kompjuterit të artistit, është portreti i Bethovenit, analogji e ndjeshme tejet njerëzore dhe e spikatur në formë e në funksion me portretin e Frankos sonë.
Me mençuri, dashuri, modesti dhe krenari, vital e unik, Françesk Radi vazhdoi të kompozonte duke adaptuar vlerat më të mira muzikore dhe të krenarisë së tij, me vlerat më të mira të lahutës, çiftelisë dhe krenarisë malësore, sfidoi frikën dhe arriti triumfin mbi të, duke mbetur përjetësisht një vlerë e traditës, historisë dhe trashëgimisë kulturore e muzikore.
Para pak kohësh u shua kantautori, kompozitori, kitaristi i famshëm dhe këngëtari i njohur Françesk Radi, frymëzimi i kohës së rinisë të brezit tonë dhe brezat që vijnë, i cili me këngët e tij, la jehonë përjetësie. Humbëm një Artist të madh, një aset të çmuar, vlerë njohëse dhe emër i vlerësuar, një artist që dha aq shumë nga forca e talentit muzikor dhe mençurisë së artistit, në fushën e muzikës, artit e kulturës shqiptare.
Françesk Radi i përket elitës së shquar e brezit të artë të artistëve shqiptarë, një ikonë e paharruar.
Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.
To provide the best experiences, we use technologies like cookies to store and/or access device information. Consenting to these technologies will allow us to process data such as browsing behavior or unique IDs on this site. Not consenting or withdrawing consent, may adversely affect certain features and functions.
Functional
Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes.The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.