back to top
13.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Dhjetor, 2024

Etnografja franceze Jacqueline Benezech takon Prêk Calin në Vermosh të Kelmendit (tetor 1938)

Gazeta

Prek Cali i ri
Prek Cali i ri 

Etnografja franceze Jacqueline Benezech

takon Prêk Calin në Vermosh të Kelmendit (tetor 1938)

Shënime nga dorshkrimi i saj

Etnografja franceze Jacqueline Benezech nga Bordeaux (Francë)
në vitin 1938, ndërmori bashkë me bashkëshortin René Benezech
një mision për “Muzeun e Njeriut” në Paris (“Musée de l’Homme”)
për të zbuluar jetën dhe botën shqiptare.
Dorëshkrimi sipër, i shtypur me makinë shkrimi,
ishte dorëzuar në ambasadën shqiptare në Francë,
por kishte mbetur aty me dekada i pabotuar.
Regjimi komunist e konsideronte Prêk Calin – armik të popullit
.
 Jacqueline Benezech & Preke Cali (1938)pcali-jacline-1
Jacqueline Benezech & Preke Cali (1938)
Shumë vite më parë, kur sapo kisha filluar punën si diplomat në ambasadën shqiptare në Paris,
një zarf u dorëzua nga një etnografe franceze bashkë me një dorëshkrim:
ishin mbresat e saj gjatë një udhëtimi në malet e veriut shqiptar bashkë me të shoqin, edhe ai etnograf, në vitin 1938.
Padyshim që më bëri përshtypje ky dorëshkrim i shtypur me një makinë shkrimi
nga vet zonja Jacqueline Benezech, e cila kishte qenë një mike e vjetër e ambasadës,
meqë një histori e veçantë e kishte mbajtur të lidhur me Shqipërinë.
Pikërisht në malet e Vermoshit, ajo ishte bërë nune e një foshnje shqiptare,
Pashkës së vogël, të cilës në mënyrë ceremoniale i kishte prerë flokët,
fëmijë të cilën nuk do ta shikonte më pas atij udhëtimi.
Histori interesante për të cilën do të shkruaja diçka dhe në shtypin shqiptar
si dhe një kapitull në librin tim të botuar në Paris “Pont entre deux Rives” (Ura mes dy brigjeve).
Këtë dorëshkrim të Benezech e rigjeta përsëri kur u ktheva në ambasadë në vitin 1997
dhe një dëshirë më shtynte ta përktheja, por kjo punë do të zgjaste deri më sot,
kur më së fundi u ula dhe e përktheva. Dhe sigurisht,
fillova të kërkoj akoma më shumë rreth jetës së dy etnografëve francezë René dhe Jacqueline Benezech.
Luan Rama (Telegraf 4.12.2015)
.
Etnografë francezë në malet e veriut shqiptar
Etnografë francezë në malet e veriut shqiptar
Preng Cali erdhi drejt nesh duke zgjatur duart dhe me një fytyrë energjike dhe një buzëqeshje të mrekullueshme. Që me shikimin e parë ishte shumë simpatik. Një gjigand i vërtetë. Ishte i gjatë të paktën 2 metra. Ishte i veshur shumë pastër me kostumin e Malsisë së Madhe, një kostum me një elegancë të veçantë. Flokët i kishte të bardha dhe mustaqet të shkurtra që spikasnin në figurën e tij të gjatë e të dobët. Natyrish, brezi i tij ishte i zbukuruar me një revolver të madh, një tjetër me një dorezë fildishi apo prej kocke, një model si ato që mbreti u jepte atyre që do t’i shpërblejë e nderojë.
Preng Cali ishte në Vermosh më shumë se një fisnik. Ai ishte kapedani, një titull honorifik që s’ka asnjë vlerë administrative. Le të themi se është njeriu më trim dhe prijësi natyral i këtij vendi, pas të cilit në rast lufte radhiten të gjithë njerëzit e tribusë, madje edhe tributë fqinje.
.
Prek Cali dhe familja e tij
Prek Cali dhe familja e tij

[…]Shkuam të shëtisnim në lumë me Preng Calin, i cili na shpjegoi linjën e kufirit mbi shpatet fqinje. Kishte një lloj krenarie, sepse pikërisht ai me disa luftëtarë të tjerë luftoi gjatë shumë viteve që kjo copë tokë t’i kthehej Shqipërisë.

 […]Preng Cali ishte tepër i vëmendshëm ndaj meje, ndërkohë që Bonati vazhdonte përpara pa kthyer kokën. Në çdo përrua apo mur, Prenga kthehej pas që të më ndihmonte për ta kapërcyer. Isha e detyruar t’i buzëqeshja dhe ta falenderoja, duke ngritur kokën drejt tij sikur të shikoja nga Notre-Dame [katedralja e famshme e Parisit]. Ishte një lartësi prej 50 cm sipër meje, jo pak.
 
[…]Para se të vijmë këtu, René donte të fotografonte Preng Calin, që me pushkën e tij kishte një pamje të hatashme.
 
[…]Fotografuam shtëpinë e Preng Calit si dhe Pashkën [gruan e Preng Calit]. Kishim përshtypjen se po bënim fotografi miqsh ose portrete familjare. Hëngrëm një darkë të mrekullueshme…”
 .
Legjenda e Malsisë - Prek Cali (1872-1945)
Legjenda e Malsisë – Prek Cali (1872-1945)

Kush ishte Prek Cali

Prêk Cali ishte prijës i Kelmendit në luftë kundër sundimit turko-osman, kundër mbretërive serbo-malazeze si dhe kundër pushtimit komunist. Ai mbrojti kufirin verior të Shqipërisë kundër ekspasionit të shtetit malazez. Prêk Cali u pushkatua në zall të Kirit nga cubat partizanë të Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehut.
Dokumentar i shkurtë mbi Prêk Calin: https://www.facebook.com/204462559746418/videos

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.