back to top
6.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Sigurimi i Shtetit, kërcenim për demokracinë nga Petrit A. Mulla

Gazeta

Sigurimi i Shtetit
Sigurimi i Shtetit

Sigurimi i Shtetit, kërcenim për demokracinë

nga Petrit A. Mulla

Shqipëria me një regjim kriminal dhe pinjollët e tij vazhdojnë të kërcënojnë Demokracinë e brishtë Shqiptare, nëpërmjet ish-Sigurimit të Shtetit!
Regjimi kriminal i Enver Hoxhës, ende mban nën kërcënim shumë shqiptare, duke i kërcënuar me dosjet e Sigurimit famkëq të shtetit!
Diktatura më e egër në botë, me njerëzit më të kontrolluar në botë, të survejuar, në mënyrën më të imët.
Bëhet fjalë për shifra të çuditshme bashkëpuntorësh të sigurimit të shtetit, më shumë se 250 mijë shqiptarë, i shërbenin në mënyrë vullnetare, ose me një pagesë minimale 120 lekë në muaj.
Zelli i shërbimit të tyre, mbante nën kontroll njerëzit më të afërt të tyre, furnizonte me informacion, oficerët ose kalecat e këtij regjimi, që nuk linin gjë pa bërë, në kurriz të njerëzve të thjeshtë.
Sigurimi i Shtetit Komunist, duhet të kishte dhënë llogari përpara ligjit, për abuzimet, që ka bërë me të drejtat e njeriut dhe me jetët e shumë shqiptarëve.
Mbi 100 mijë shqiptarë, u bënë viktima të regjimit më kriminal në botë, të ndihmuar nga Sigurimi i shtetit shqiptar, me format më të egra, tipike ruse, për të nënshtruar një popull të tërë.
Përgjegjësit e kësaj maskarade, janë ende gjallë dhe marrin pensione të majme dhe mbajnë dekorata, për shërbime patriotike ndaj Atdheut.
Këta kuadro të devotshëm të Sigurimit të shtetit shqiptar, kanë mbushur dosje të pambarimta, rreth 32 milion faqe të shkruara, për 2-3 milionë shqiptarë, që jetonin në Shqipëri në kohën e Diktaturës!
Të nderuar miq dhe mike shifrat janë të rënda dhe Demokracia 26 vjeçare, është dorëzuar përballe një agresiviteti të tillë, kjo është edhe arsyeja, që Shqipëria ndodhet në këtë stanjacion të pambarimtë.
Gjykimi para shqiptarëve i atij institucioni famkëq, do t’i hapte rrugë një dekriminalizimi të vërtetë!
Marre nga http://gazetaminerva.com/sigurimi-i-shtetit-kercenim-per-demokracine/

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.