back to top
9.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

43 vjet nga ekzekutimi i poetëve Genc Leka e Vilson Blloshmi nga Kastriot Dervishi

Gazeta

Vargje me shkrimin e Vilson Blloshmit
Vargje me shkrimin e Vilson Blloshmit

43 vjet nga ekzekutimi i poetëve Genc Leka e Vilson Blloshmi

nga Kastriot Dervishi

 
“Kush me shpatë vret
prej shpatës do të vritet…!”
shprehje latine
 
17 korrik 2020, mbushen 43 vjet nga ekzekutimi i poetëve Genc Leka dhe Vilson Blloshmi.
Ata bënin pjesë në radhët e familjeve kundërshtare të regjimit komunist. Për këtë arsye u përfshinë në një proces agjenturialo-operativ të Sigurimit dhe më pas hetimor-gjyqësor të hetuesisë dhe gjykatës.
 

-Genc Leka (1941-1977),

ishte 36 vjeç kur u ekzekutua.
Prej vitit 1959 ishte vënë në përpunim të organeve të Sigurimit të Shtetit.
U arrestua më 31.8.1976.
 

-Vilson Blloshmi (1948-1977),

ishte 29 vjeç kur u ekzekutua.
Raportimet e para për të nga Sigurimi janë nga viti 1966,
ndërsa ndjekja aktive është nga viti 1970.
U arrestua më 5.8.1976.
.
Perkujtimorja Vilson Blloshmi dhe Genc Leka
Perkujtimorja Vilson Blloshmi dhe Genc Leka
Çështja e trajtimit të tyre në një proces agjenturialo-operativ të centralizuar nis në maj 1975. U implikuan 39 persona. Regjimi kërkoi të lidhte gjoja “sabotimet” në kooperativë me një grup “armiqsh” ishin familje kulakësh, në krye të të cilëve qëndronin intelektualë si: poetët Blloshmi dhe Leka. Për këtë arsye u nxorën në gjykim 8 të pandehur, një pjesë e të cilëve u përdorën për të dënuar të ekzekutuarit (formulë e njohur kjo e proceseve komuniste).
Bedri Blloshmi u arrestua më 3.4.1976. Pas një hetuesie të gjatë e barbare, përfshi trajtimin e ekspertizave letrare, gjyqi ndaj tyre në kinemanë e Librazhdit ishte një demonstrim i urrejtjes klasore, një triumf i ligësisë ndaj së drejtës dhe moralit njerëzor.
Për vite me radhë këtë çështje e ka zbardhur me përkushtim të veçantë, Bedri Blloshmi (i dënuari i tretë i këtij procesi), vëllai i Vilsonit, i cili arriti të zbulojë vendpushkatimin e tyre, si dhe të grumbullojë një dokumentacion të bollshëm, një pjesë të së cilit e ka botuar.
Procesi ndaj poetëve u zhvillua në Librazhd më 6-13 qershor 1977.
Me vendimin nr. 45, datë 13.6.1977 Gjykata e Rrethit Librazhd, i dënoi poetët me vdekje, pushkatim dhe Bedri Blloshmin me 25 vjet burgim.
U la në fuqi nga Gjykata e Lartë me vendimin nr. 202, datë 2.7.1977.
Më 16.7.1977, Presidiumi i Kuvendit Popullor njoftoi refuzimin e faljes së jetës. Një ditë më pas, ministri i Punëve të Brendshme nxjerr urdhërekzekutimin, i cili realizohet më 17.7.1977. Nga kërkimet e bëra, nuk është arritur të gjendet procesverbali i fjalës së fundit të poetëve.
Bashkëlidhur urdhri i ekzekutimit:
.
Urdhri i Ekzekutimit nga Kadri Hazbiu (6 vite me vone do te vritesh nga arma e tij e dashur Sigurimi)
Urdhri i Ekzekutimit nga Kadri Hazbiu
(6 vite me vone do te vritesh nga arma e tij e dashur Sigurimi)

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.