back to top
9.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Dom Lazër Shantoja (2 shtator 1892 – 2 shkurt 1945)

Gazeta

Lazër Shantoja (1892-1945)
Lazër Shantoja (1892-1945) 

Dom Lazër Shantoja (2 shtator 1892 – 2 shkurt 1945)

I njomë si ferishte i sapo dalun në shteg të jetës, shfaqet famullitari i pianofortes
dishepulli i lumë, ndër të parët që u pre nga kosa komuniste, dom Lazër Shantoja.
Mjeshtri i përkthimit të Gëtes, Shilerit, Hajnes, me gjuhën e rrjedhëshme dinamike,
një klasik i pa të metë, ëndrrimtar i të bukurës që zhduk zbrapstinë e shpirtit
e mbush folezën me amshim… Dom Lazër Shantoja, sot në vigjiljen e tij të lindjes,
kujtohet per gjithë ç’ka dha e gjithë ç’ka hoqi, në luften e tij kundër zbraztësis,
duke u vulosur si ndër emrat më plotësues e përfaqësues të letërsisë shqiptare,
e amshim i frytshëm në kishën nënë.
Dom Artur Jaku
.
Lazër Shantoja (foto Marubi)
Lazër Shantoja (foto Marubi)

O dallndyshë, o shej prendvere,

Poezi nga Lazer Shantoja

O dallndyshë, o shej prendvere,
o ti shpend gjithmonë n’mërgim,
kur të vish me m’pa kët herë
fill nga Shkodra fluturim,
 
Shka do t’m’bijsh për me m’kujtue
vendin t’em qi ma s’m’kujton?
Shka do t’m’bijsh për me ngushllue
kë n’mërgim përherë mërgon…?
 
Ah! nuk t’lypi kangët qi zana
këndoj dikur për heroj t’vet,
ah! nuk t’lypi lotët qi nana
derdhë n’hi votrës mbetun shkret…
 
Ah! nuk t’lypi t’kjarët e qillit,
t’ambëlat fllade nuk t’kërkoj,
nuk t’kërkoj rrezet e dillit
qi t’ritë n’atdhe praroj…
 
Mbi dy vorre n’fushë të Rrmajit
këput për mue dy lule n’gem
e m’i bje t’shkrihem prej vajit
për ngushullim t’mërgimit t’em…
 
Ato lule mue do t’m’thonë:
Jemi lotët qi Shkodra mbarë
derdhë n’vorr t’nanës s’Luigjit t’onë…
derdhë n’vorr t’Priftit vjerrë n’litar

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.