back to top
9.5 C
Tirana
E premte, 22 Nëntor, 2024

Linci – dy rrëfim nga Ilir Demalia dhe Ilir Seci

Gazeta

Sokol Ngjela (Linci) & Ilir Demalia (Syçi)
Sokol Ngjela (Linci) & Ilir Demalia (Syçi)
Mosmirnjohja asht vesi ma i keq thotë Shekspiri.
Shoqëria jonë jo vetëm po i harron,
por dhe po mundohet t’i harrojë ata
që u përballuan me të keqen denjësisht apo edhe ma keq,
duke u munduar t’i shantazhojnë dhe denigrojë
përmes ish spiunëve e shërbëtorëve të së keqes dhe krimit të djeshëm,
si shërbëtorë të së keqes dhe mafjes politike të sotme.
Shoqërisë shqiptare i mungon koshienca dhe boshti moral…
ilir demalia, 25 shtator 2017

Linci –

rrëfim nga Ilir Demalia

Sot, tek po rrëmoja disa foto, më doli para kjo foto me mikun, njeriun me bon-sens, me një kulturë, kujtesë dhe oratori të admirueshme, aristokrat dhe “rrugaç”, fisnik dhe “aventurier”. Bisedonte me të njëjtin përkushtim si me kryeminstrin dhe lypsarin; recitonte përmendsh Bodlerin por dhe K. Th. Spirin; këndonte dhe kanconetat italiane të viteve ’30 po edhe Çelentanon, apo edhe Beatlles; edhe këngët e Dekadave të Majit…
Tallej me të gjithë, por më shumë me veten. Njeriu që vetëm buzëqeshte dhe shpërdoronte paranë dhe jetën sikur jetonte ditën e fundit…
Ja kështu e jetoi dhe jetën që në rininë e tij, si rrebel që duhet të shprehte dhe bënte gjithçka sikur kishte ditën e fundit, kështu në internim, në burg dhe në liri.
Ky ishte Sokol Ngjela, siç njihej nga ne të gjithë: Linci.
Më mungon i dashur mik dhe kujtoj e qesh me kujtimet tona.
Ilir Seci
Ilir Seci ne Angli

Kokfortësia e Sokol Ngjelës

nga Ilir Seci

Disa ditë mbasi ishte vra Azem Hajdari, Sokol Ngjela ishte në një kafe në Tiranë, kur në tavolinën ngjitur ulet ambasasori i OSBE-së Dan Everts, bashkë me disa të huaj dhe po flitnin anglisht.
Sokoli u thotë anglisht: “Zotni Everts ne të sollëm këtu për të na ndihmuar në demokratizim, e jo për të na vrarë!”
Everts dhe shokët e tij heshtën… Mbas pak ata ia fillojnë prap bisedës, por kësaj rradhe frëngjisht. Sokoli ia përsëriti të njejtën fjali në frëngjisht… Everts me shokët e tij sërish heshtën… Mbasi ndejtën edhe pak e fillojnë prap bisedën, po kësaj here në gjermanisht…
Sokoli me ton ua thotë të njejtën gjë edhe gjermanisht…!!!
Ambasadori Everts, pa çpa… dhe u ngrit nga ai lokal së bashku me miqtë dhe shkoi diku tjetër…
Një detaj i vetëm nga jeta e Lincit, që unë e njihja si Sokol Ngjela!
Marrë nga Muri i fb i Ilir Demalisë, 25 shtator 2017

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.