Fëmijët e burgjeve komuniste
nga Nebil Çika
Një nga krimet më të rënda të komunizmit shqiptar është burgosja e paligjshme e fëmijëve të lindur në burgje nga nënat e burgosura politike apo të lindur më parë po që bënë burg bashkë me nënat e tyre.
Çfarë ndodhte?
Arrestohej dhe dënohej nëna, babai ishte i pushkatuar, i dënuar apo i arratisur dhe fëmijët burgoseshin dhe dënoheshin bashke me nënën në të njëjtën birucë apo qeli. I njëjti fat i priste edhe ato që ishin nëna shtatzëna dhe kishin në bark fëmijën të cilin e lindnin në burg. Ata lindnin dhe rrinin në të njëjtën qeli derisa të lirohej nëna e tyre nga burgu.
Ka shume raste, por nga arkivi i Instituti i Studimit te Krimeve dhe Pasojave te Komunizmit shkëputem këtë rast ku të gjithë fëmijët e një familjeje kanë bërë burg bashkë me të ëmën, ndërkohe që njëri prej fëmijëve ka linduar në burg .
.
Lekaj Drane:
Lindi më 1914, në Toplana, Shkodër. Më 11 korrik 1992, Komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit në burg pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq, vendosi njohjen e faktit të vuajtjes së dënimit për motive politike nga periudha 1951 deri më 30 dhjetor 1952. Në kohën që u dënua ishte shtatzënë dhe më 18 korrik 1951 lindi, në burg, vajzën e saj Antoneta Lekaj [shih]. Gjithashtu fëmijët e tjerë – Elisabeta, Terezina, Toma dhe Marku – jetuan në burg me të, me kohë të ndryshme, 10-18 muaj.
AISKK, F. 1, V. 2016, D. 67, FL. 24; D. 67/1, FL. 91
Lekaj Antoneta:
Lindi më 18 korrik 1951, në burg, Shkodër. Ka vuajtur burg, pa u dënuar, prej ditëlindjes deri më 30 dhjetor 1952. Në shkurt 1951, nëna e saj, Drane Lekaj [shih] u dënua me burg dhe e vuajti burgun së bashku me fëmijët e vegjël.
AISKK, F. 1, V. 2016, D. 67, FL. 24; D. 67/1, FL. 91
Lekaj Elisabeta
Lindi më 1935, në Hot i Ri, Shkodër. Ka vuajtur 10 muaj burg, pa u dënuar, më 1951. Nëna e saj, Drane Lekaj [shih] më 1951 u dënua me heqje lirie dhe e vuajti burgun së bashku me fëmijët e vegjël.
AISKK, F. 1, V. 2016, D. 67, FL. 23-24; D. 67/1, FL. 91
Lekaj Mark:
Lindi në Hot i Ri, Shkodër. Ka vuajtur 10 muaj burg, pa u dënuar, më 1951. Nëna e tij, Drane Lekaj [shih] më 1951 u dënua me heqje lirie dhe e vuajti burgun së bashku me fëmijët e vegjël.
AISKK, F. 1, V. 2016, D. 67, FL. 24; D. 67/1, FL. 91
Lekaj Terezina:
Lindi më 1946, në Hot i Ri, Shkodër. Ka vuajtur burg, pa u dënuar, prej shkurt 1951 deri më dhjetor 1952. Nëna e saj, Drane Lekaj [shih] më 1951, u dënua me heqje lirie dhe e vuajti burgun së bashku me fëmijët e vegjël.
AISKK, F. 1, V. 2016, D. 67, FL. 24; D. 67/1, FL. 91
Lekaj Tom:
Lindi më 1941, Hot i Ri, në Shkodër. Ka vuajtur 10 muaj burg, pa u dënuar, më 1951. Nëna e tij, Drane Lekaj [shih] më 1951 u dënua me heqje lirie dhe e vuajti burgun së bashku me fëmijët e vegjël.
AISKK, F. 1, V. 2016, D. 67, FL. 24; D. 67/1, FL. 91
.
Marrë nga gazeta Minerva, 4 tetor 2017