back to top
11.5 C
Tirana
E premte, 22 Nëntor, 2024

Merrni mbrapsht dekoratën time zoti President, ky vend… nga Ilir Demaliaj

Gazeta

"Medalja e Artë e Shqiponjës" - Medalja e Ilir Demalisë
“Medalja e Artë e Shqiponjës” – Medalja e Ilir Demalisë

Merrni mbrapsht dekoratën time zoti President, ky vend…

nga Ilir Demaliaj

Shkëlqesisë së tij Ilir Meta
President i Republikës së Shqipërisë
Tiranë, Shqipëri
 
I nderuar Z. President!
Raporti me të vërtetën dhe modelet që krijohen në historinë e një populli tregojnë edhe shkallën e demokracisë, lirisë dhe rritjes së tij.
Gjithmonë e më shumë dhe në disa aspekte, si raport vlerash dhe vlerësimesh historike, si kulturë dhe zhvillim shoqëror, Shqipëria dhe shoqëria shqiptare po shkojnë banalisht edhe më tatëpjetë se në kohën e regjimit komunist. Vendi dhe shoqëria shqiptare po bëhen edhe më qesharake për ato gjëra për të cilat në vitin 1990 e bënë atë regjim kriminal objekt barcaletash.
Dekorimet e gjithë këtij postkomunizmi që nga “Flamuri Kombëtar”, më i larti, i dhënë njerëzve për çerek shekulli e vërtetojnë këtë. Duke ju dhënë këto dekorata më të lartat ish-komunistëve me kontribute në shërbim të regjimit diktatorial, të cilët, janë dekoruar në demokraci për “sjelljen e lirisë dhe demokracisë shqiptarëve dhe përmbysjen e regjimit komunist” tregon shumë se vendi nuk është ndarë nga mendësia komuniste dhe kultura e saj si pushtet. Me dekorimet pa fund të armatës së realizmit socialist, të artistëve dhe anonimëve pa asnjë kontribut në frymën e lirisë dhe ndërgjegjes qytetare por në të kundërt një trashëgimi e keqe e regjimit komunist, janë vlersuar si “Nderi i Kombit” me “Urdhërin e Skënderbeut”, “Nënë Tereza”, “Urdhëri Flamurit”, “Shqiponja e Artë”, e të tjera pikërisht shërbëtorëve të regjimit komunist që po shiten si modele të lirisë e demokracisë dhe vlerave kulturore në post-komunizëm.
.
Motivacioni i dekoratës
Motivacioni i dekoratës
Shqipëria është i vetmi vend që njeriu duhet të ndjehet më i vlerėsuar kur është i padekoruar nga institucionet e shtetit si vlerėsimi i mosvlerėsimit të pavlefshmërisë së vlerësimit.
Absurditeti tjetër që ndodh në Shqipëri, është se janë dekoruar në të njëjtën kohë edhe kriminelët dhe viktimat me të njëjtën dekoratë, persekutorėt dhe të persekutuarit, spiunët dhe të spiunuarit dhe gjatë ceremonisë së dekorimeve shtrëngojnë duart si bashkëvuajtës e bashkëfajtorë, por ndahen në demagogjinë e tribunave.
Vendi dhe shoqëria po udhëhiqen nga antivlerat si vlera kombëtare të kulturës së manipulim-simulimit që ka sjellë inflacionin e vlerësimeve të modeleve të idhujve pa krena. Si shkak i kësaj shoqëria ka humbur besimin duke arritur në gjëndje tragji-komike ku pjesë e saj jeni edhe ju me kontributin tuaj dhe të gjithë klasës politike që solli dhjetori i vitit 1990, që qartas shikohet në gjëndjen e Shqipërisë sot.
Në këtë situatë ju kërkoj:

Të çfuqizoni vendimin e dt. 15.05.2012 me Nr. Dekreti 7470, të Presidentit të Shqipërisë, dhënien e Medaljes së Artë të Shqiponjës për qytetarin Ilir Demalia.

Bashkangjitur me letrën po ju dërgoj edhe urdhërin e dekorimit dhe dekoratën.
Duke shpresuar se do tė fillojë t’i jepet fund kësaj historie tė fallsifikuar, jo vetëm të këtyre 28 vjetëve të një post-diktature si trashëgimi komuniste, por në përgjithësi edhe historisë së fallsifikuar të Shqipërisë duke gėnjyer në raportin me të vërtetën për pëfitime politike interesash klanore. Shqipëria jeton në demo(n)kraturë si trashëgimi komuniste që zvarritet por nuk ka dhënë shpirt në formën e mafias poitike.
Historia e Shqipërisë duhet rishikuar dhe vlerësuar sipas modeleve qė kanė qenë dhe janë me vepra shembuj iluminimi dhe kulture, kontributi me figura të denja politike, morale, kulturore, sportive, shkencore, e kështu me radhë.
Shqipëria është e varfër në këtë drejtim që nga formimi i shtetit shqiptar, përndryshe nuk do të ishte në këtë gjëndje.
Shqiptarët kanë rrëzuar komunizmin si butafori monumetesh e bustesh për ti ngritur në formë butaforike demo(n)kratike, por jo si mentalitet dhe sistem vlerash që udhëheq politikën, kulturën dhe jetën në Shqipërinë post-komuniste nga të gjithë krahët dhe kategoritë shoqërore.
Me nderime, Ilir Demalia
Boston, Massachusetts – U.S.A

 

Related Images:

More articles

1 Koment

  1. Faleminderit Zoti Demalia, për nderin, për guximin, për mençurinë e shembullin e dinjitetit.
    Ju bëjne një përmendore poetëve të masakruar dhe nga ana tjetër, mban çmimi letrar shqiptar emrin, “Kadare”?? A nuk qe ky deputeti i PPSh, a nuk i ngriti përmendore vargjesh, ky “Göbelsi” shqiptar, partisë së diktaturës shqiptare?
    Apo diktatura, qe një strukturë, që u krye pa pjesmarrjen e njerëzve?
    Demokracia nuk mund ta arrijë Shqipërinë, përderisa kokat e propogandes komuniste, akoma jo vetëm, që nuk po kërkojnë falje, por po nderohen nga rregjimi drejtues… Shqipëria është një autokratike tipit rus… do ishte dinjitoze, që letrarët t’i kthenin çmimet me emrin e Göbelsit shqiptar…!

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.