Kur peshqit kërkojnë të bëhen edhe peshkatarë!
Refleksion nga Klodi Stralla
Kur shoh që Ndërkombëtarët besojnë apo bëjnë sikur besojnë se qeveria aktuale dhe institucionet ligjzbatuese të saj mund ta dekanabizojnë vendin, mund ta luftojnë krimin e organizuar dhe korupsionin galopant dhe mund t’i zenë “peshqit e mëdhenj”, kjo më duket qesharake, fëmijnore, për të mos thënë cinike dhe dashakeqe.
Përvoja ka treguar se krimin nuk mund ta luftojnë ata që e kanë ideuar, mbeshtetur dhe mbrojtur, sikundër është rasti ynë, kur ai (krimi) është orkestruar me vetedijë të plotë prej tyre.
Në fillimvitet ’90, kur sistemi komunist kolapsoi, ndërkombëtarët besuan apo bënë sikur besuan se ish komunistët dhe njerëzit pranë tyre do të mund të sillnin lirinë, ndërtonin demokracinë dhe do ta futnin vendin në rrugën europiane të zhvillimit, kur ishin vetë ata që ia kishin mohuar të gjitha këto popullit të tyre për një gjysmë shekulli. Sot të gjithë e kuptojnë se ky besim i atëhershëm i tyre (ndërkombëtarëve), ose ish qesharak e fëmijnor, ose cinik e dashakeq.
.
Fatkeqësisht sot Shqipëria është një “vend i përdorur” për interesat e më te mëdhenjve dhe më të fuqishmëve, qoftë të kontinentit plak (Europës), qoftë të atyre të përtej oqeanit (SH.B.A). Vendi është bërë një “parajsë fiskale”, një “minierë ari”, në gjithë kuptimin e fjalës, në dobi të tyre.
Banka e Shqipërisë, Mediat televizive me programet e tyre super të kushtushme, veprimtaritë okulte të dhjetra OJF-ve, dhe tani së fundi kanabizimi masiv i vendit, i mbështetur nga institucionet e shtetit, janë vënë në shërbim të axhendave të huaja që, në bashkëpunin me oligarkinë vendase, nxjerrin përfitime përallore, pjesa dërmuese e të cilave investohet jashtë vendit. Ka një terr të plotë informativ për naftën, kromin, bakrin, ujrat dhe shumë pasuri të tjera kombëtare që qeveritë shqiptare i kanë dhënë me koncesion kompanive apo individëve të dyshimtë për periudha disa dhjetvjeçare. E sigurt që ndajnë me to fitimet.
Për sa kohë do të ngarkohet hajduti apo krimineli për të luftuar krimin që e ka orkestruar vetë, gjithçka mbetet demagogji dhe shoë i rradhës. Mjerë ata që nuk e kuptojnë (populli) dhe turp për ata që e kuptojnë, e lejojnë dhe e mbrojnë… (ndërkombëtarët).
.
Përtej këtij shkrimi…
Një miku im, për ketë temë në inbox më thotë se: “…është dakord me konstatimet që bëhen në media por edhe në statusin tim, por “nuk shoh askënd të na tregojë se cila mund të jetë zgjidhja efikase, se Task Forcat janë bërë si milingonat por askund nuk duket përmirësimi!”.
Unë po i jap këtë përgjigje: “Nese Ndërkombëtarët e kanë seriozisht luftën kundra krimit të organizuar, drogës, korrupsionit dhe trafiqeve, në një mbledhje të NATO-s duhet ta shpallin Shqipërinë si “hallka e dobët” e Aleancës, ku është cënuar rëndë siguria e saj dhe për rrjedhojë ta detyrojnë Parlamentin shqiptar të shpallë “Gjendjen e Jashtëzakonshme”, të krijojnë një Qeveri jo partiake, me “duar të pastra” të mandatuar me një afat 4 vjeçar për të normalizuar situatën. Parlamenti të pezullojë punimet për këtë periudhë kalimtare. Deti ynë të merret nën kontroll nga Forca detare ushtarake e Aleancës, duke rivendosur Moratoriumin e skafeve. Krijimi i një Prokurorie Speciale dhe Gjykate Speciale për të hetuar dhe gjykuar nivelet më të larta të politikës, policisë, prokurorisë, gjykatave dhe Administratës qendrore dhe Lokale…
Duket si një “Grusht shteti” juridik, por për mua është e vetmja mundësi praktike, duke ruajtuar fasadën demokratike të qeverisjes.
Shqiptarët, sot janë aktualisht në një “grope potenciale”, (në fizike është një mjedis prej nga nuk del dot me energjitë e veta).
Së pari, në këto 27 vjet, janë zhgënjyer shumë nga politika vendase, por sidomos ndërkombëtare dhe,
së dyti, ka një varfëri materiale dhe mendore (kanë ikur shumë prej tyre në emigrim) dhe ata që kanë mbetur janë në luftë të përditëshme për të siguruar mbijetesën.
Shumë prej intelektualëve që punojnë në institute të shtetit apo privatit kërkojnë ta kenë mirë me pushtetin, sepse kanë pësuar prej tij.
Marrë nga faqja e fb e Klodi Strallës, 9 nëntor 2017