back to top
15.5 C
Tirana
E premte, 22 Nëntor, 2024

“Gjuha e Shkipëtarëve” – Joseph Ritter von Xylander – një libër mbi gjuhën shqipe mbas 200 viteve

Gazeta

“Gjuha e Shkipëtarëve” - Joseph Ritter von Xylander (1835)
“Gjuha e Shkipëtarëve” – Joseph Ritter von Xylander (1835)

“Gjuha e Shkipëtarëve” – Joseph Ritter von Xylander

një libër mbi gjuhën shqipe mbas 200 viteve

nga Albert Gjoka & Frida Vokopola

Del në qarkullim, përkthimi i Albert Gjokës dhe Frida Vokopolës,
një studimi të Akademisë së shkencave Suedeze në 1835,
me autor Joseph Ritter von Xylander, mbi gjuhën Shqipe.
Libri do të jetë i pranishëm në Panairin e Librit nga 15-19 Nëntor 2017.
Ky libër i mbajtur për gati 200 vjet në bibliotekat Akademike të Europës,
vjen sot i përkthyer në gjuhën shqipe për t’u dhënë shqiptarëve
një informacion i realizuar nga studiues dinjitozë
e të njohur nga shkenca e gjuhësisë botërore.
Libri u është dedikuar në shenjë respekti gjithë bashkombasve tanë
që kanë dedikuar dijen, mundin dhe shpesh herë edhe jetën
në shërbim të kombit të tyre.
.
Autoret e Perkthimit -Albert Gjoka & Frida Vokopola
Autoret e Perkthimit -Albert Gjoka & Frida Vokopola
Pasioni ynë mbi dokumentetet e vjetra, na ka shtyrë gjithnjë të kërkojmë materiale mbi gjuhën dhe historinë.
Duke gërmuar midis autorëve të vjetër, gjetëm edhe autorin Joseph Ritter von Xylander, të cilin mbasi e shqyrtuam me kujdes vendosëm ta përkthejmë.
Së pari, ajo na goditi qe titulli i librit: “Gjuha e Shkipëtarëve”, dhe menduam se me siguri ky libër duhet të kishte tërhequr vëmendjen e përkthyesve të tjerë, por mbas disa hulumtimeve zbuluam që libri ishte ende i papërkthyer!!!
Pikërisht ky fakt disi trishtues, na shtyu edhe më tepër në kuriozitetin tonë, se çfarë trajtonte ky libër, dhe përse nuk qe përkthyer, mbasi titulli sipas nesh fliste shumë.
Autori i librit, Joseph Ritter von Xylander, përveç titujve të tjerë, ishte edhe anëtar i Akademisë së Shkencave të Suedisë.
Në kohën kur autori i qe kushtuar studimit të gjuhës shqipe, mbi të kishte vetëm pak dokumente të vjetra si fjala vjen: Frang Bardhi, Francesco Da Lecce, Pjetër Bogdani, Pjetër Budi, Pouqeville, Leake… ndërsa vite më vonë do të ishin edhe albanologët e njohur si Bopp, Hahn, Fallmerayer, Meyer, Pedersen, Jokl etj.
Xylander studioi gjuhën shqipe midis shqiptarëve të Greqisë, pasi shfrytëzoi Biblën e përkthyer në shqip, të botuar në Korfuz në 1827, shkruar me shkronja greke, por e pasuruar me disa shkronja të veçanta.
.
Vepra “Gjuha e Shkipëtarëve”
Vepra “Gjuha e Shkipëtarëve”
Autori për të studiuar historinë e këtij populli të vogël, duhet ta kuptonte atë më së pari nga ana gjuhësore, dhe vuri re se gjuha shqipe edhe pse gjuhë e pashkruar, ajo ishte e mirëstrukturuar ashtu si gjithë gjuhët e tjera. Pra, si fillim ai studion gjuhën nga ana morfologjike duke u bazuar tek dy nga autorët e vjetër, dhe më pas jep një fjalor të gjuhës shqipe të nxjerrë nga përkthimi i Biblës në shqip. Më pas autori do të jepte opinionet e studiuesve më të njohur të asaj kohe mbi prejardhjen dhe afërsitë fisnore të gjuhës dhe popullit shqiptar, ku bën krahasime të fjalëve shqip me ato të disa nga gjuhët më të vjetra, të cilat autori i konsideron të aferta me gjuhën shqipe.
Ky libër është një dokument mjaft i rëndësishëm për historinë tonë të gjuhësisë, pasi zë vend në një periudhë që është tejet pak e dokumentuar, njëkohësisht duke e klasifikuar autorin si studiues të gjuhës shqipe, dhe ndër pionerët në këtë fushë, i duhet dhënë autorit vendi i merituar.
Veprat e asaj kohe ishin studime që trajtoheshin veçanërisht nga studiues të fushës së albanologjisë, dhe arsyeja që ne e sollëm të plotë këtë përkthim, është që të bëhet i mundur leximi jo vetëm nga studiuesit, por nga çdonjeri i apasionuar mbas historisë së gjuhës dhe dokumentave të vjetër. Fakti, që shumë nga këto dokumenta kanë humbur ose janë zhdukur gjatë periudhave të ndryshme, shpesh të nxitur edhe nga qarqe që kërkojnë të mohojnë historinë e një prej popujve më të vjetër në Europë, na bëri më këmbëngulës në përfundimin me sukses të kësaj pune të vështirë.

 

 
 

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.