back to top
13.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Dhjetor, 2024

Safete Juka, një figurë e madhe kombtare Eduard M. Dilo

Gazeta

Safete S. Juka (28 Nandor 1923-6 Nandor 2005)
Safete S. Juka (28 Nandor 1923-6 Nandor 2005)

Prof. Dr. Safete S. Juka, një figurë e madhe kombtare…

shkrim nga Eduard M. Dilo (2012)

Disa shënime rreth Prof.Dr. Safete Sofia Jukës,

kësaj figure të rëndsishme intelektuale të shekullit të XX.

Si këto ditë Nëntori, shtatë vjet më parë, në New York, ndërroi jetë, për të mbetur e paharruar, dhe mendoj edhe e pavdekshme, shkenctarja, studiuesja, piktorja, arkeologia, eruditja – Prof. Dr. Safete S. Juka.
Kam patur fatin të takohem disa herë me këtë zonje të rrallë, dhe them se ndjehem krenar që e kam njohur dhe të gjithë duhet te krenohemi me këtë grua intelektuale shqiptare. Kështuqë prej kësaj njohjeje ruaj një respekt dhe konsideratë të veçantë për të, të cilën po përpiqem qe edhe permes ketij shkrimi ta përcjell tek ju.
Sa e ditur dhe enciklopediste ishte kjo grua, po aq e thjeshtë dhe komunikuese ishte me këdo që i jepej rasti të fliste. Nga familja kishte kultivuar një dashuri të thellë për kombin shqiptar, për kulturën dhe historinë e tij, për këtë ishte angazhuar me gjithë energjitë e veta në zgjidhjen e padrejtësive dhe mizorive që bëheshin në Kosovën tejet të terrorizuar e të martirizuar nga barbarët serbë.
Ajo është autore e shumë shkrimeve dhe studimeve, të botuara në revista e gazeta me emër si: “Ectrits de Paris”, “Relitess”, “The French Revieë”, “Revue Francaise”, “Le Mond”, “East Europian Quartely” e sa e sa të tjera; pa harruar asnjiherë edhe shtypin shqiptar të mërgatës gazetën “Dielli “, “Illyria”, “Koha e jone”, etjerë.
Ajo jo vetëm që zbuloi kopjen e vetme në Bibliotekën e Harvardit të librit “Albanian’s Golgotha”, të Freundlich, me të cilin njihej personalisht, por edhe e përktheu në anglisht dhe e shpërndau në shumë kancelari të botës, për ta bërë kudo të njohur, çështjen shqiptare dhe të drejtën e popullit kosovar, autokton në trojet e veta, prej kur është krijuar njerëzimi.
Ajo e mbylli veprën e saj me një studim shkencor, të bazuar vetëm mbi fakte dhe dokumente për Kosovën, që e kishte aq për zemër.
Janë të shumtë ata që e kanë çmuar dhe vlerësuar punën e saj, si shkrimtari i njohur Ismail Kadare, studiuesi dhe poeti Moikom Zeqo dhe shumë të tjerë.
Besoj se aty ku prehet sot, në tokën që e lindi dhe që e desh aq shumë, në Shkodërlocen e saj, e ka ndjerë edhe shpalljen e Pavarsisë së Kosovës, të cilën e mori si peng në varr! Si shumë figura të mëdha kombtare, edhe kjo Rilindase e diteve tona, do tprehet e qetë aty ku ka shkuar të pushojë, sepse Kosova është e lirë dhe e pavarur dhe nji ditë jo të largët do t’i bashkangjitet trungut Amë; ëndrra e saj, një realitet i pritshëm për të gjithë ne, në një kohë sa më të afërt.
I lehtë të qoftë dheu i tokës mëmë!

Eduard M. Dilo Autor i shkrimit
Eduard M. Dilo – Autor i shkrimit

Shpresoj se një ditë, edhe në atdheun tonë njerzit e vërtetë do të vendosen atje ku e meritojnë, dhe ne do ta ndjejmë veten krenarë si bashkëkombas të tyre!
Ndërsa shkruaja për Zonjën Juka, më erdhën ndërmend vargjet e Fishtës, poetit tonë Kombtar, që edhe Ajo e kish fort për zemër dhe që e vlerësonte aq shumë. Mendoj se këto vargje ishin edhe thelbi i shpirtit të saj:

“Dersa t’mundem me ligjrue/ E sa gjallë me frymë un jam,
Kurrë, Shqypni, s’kam me t’harrue,/ Edhe n’vorr me t’përmend kam!”

Kjo Zonjë e rrallë shqiptare, për nga dijet dhe  patriotizma e lartë, i la amanet që krejt kursimet e jetës së saj t’i shkojne Bibliotekës Kombtare në Tiranë; ndërkohë që shkuan dhe u morën nga institucioni, s’është dëgjuar të paktën të jetë vendosur një pllakë në kujtim të këtij gjesti tepër fisnik?
A s’është vendi këtu t’i propozohet edhe Presidentit të Republikës dhënia e titullit të lartë: “Nderi i Kombit” (është kërkuar edhe më parë në artikuj të ndryshëm nga intelektualë të ndryshëm), po deri më sot nuk është bërë asgjë!! Ndërkohë edhe Qeveria e Kosovës, energjikisht duhet të bëjë diçka në nderim të kësaj figure me përmasa intelektuale dhe patriotike, sepse e theksoj: Kosova ishte shpirti i saj dhe për të ajo punoi dhe sakrifikoi gjithë jetën…!

Prof.Dr. Safete S.Juka
Prof. Dr. Safete S. Juka

Pak rreshta mbi jetën dhe veprën e Safete S. Juka

Safete Juka lind në qytetin e Shkodrës, në familjen e njohur Juka, e bija e Musa Jukës, ish-ministri i Brendshëm i Mbretnisë Shqiptare.
Studjon ne Institutin Femëror “Nâna Mbretneshë” dhe me rënien e mbretërisë, së bashku me familjen emigron në Turqi, Egjipt dhe së fundi  në SHBA.
Si intelektuale, e formuar në shkollat më të njohura  fillore në Tiranë,  të mesme në Austri, universitetin në Francë 1950-1956, në universitetin e Sorbonës në Paris, ku mbron titullin e Doktoraturës… Juka fillimisht punon si profesoreshë në Liceun Francez të Aleksandrisë, Egjipt.
Mbasi kryen studimet e larta, dhe mbas vdekjes së të atit vendoset në Amerikë dhe jep mësim në disa Universitete amerikane.
E apasionuar pas artit, hap dy ekspozita pikture dhe quhet “piktorja e luleve”!
Merr pjesë në shumë seminare dhe konferenca për problemet filozofike të artit e letërsisë franceze në SHBA. Piktore, studiuse, kritike arti, eseiste, analiste e kulturës në përgjithësi dhe artit francez në veçanti, Safete Juka bashkëpunon me revistat “The French Review”, “Revue de Mitaphysique ed morale”, “Les Lettres Romanes”, “Ecrits de Paris”, “Realites”, La Nouvelle”, “Revue Francaise”, “South Asian Review”.
Njihet si studiuese e analiste e mirë e problemeve kosovare, ku shquhet për kontribute të çmuara në këtë fushë.
Gjithë jetën e saj ua kushton letrave aq sa është cilësuar si: “Intelektuaja më të madhe shqiptare!”
Përgatitja dhe aftësia e Safete Jukës qenë mbresëlënëse për dëgjuesin e panjohur amerikan. Ajo ka shkruar dhe botuar studime vetëm ose me bashkautorë si F. Freundlich.
“Albanian’s Golgotha” është në listën e Librarisë së Kongresit Amerikan.
Amaneti i saj i fundit ishte një ndihmë për Bibliotekën Kombtare. 40.000 dollarë qe shifra e depozituar në një bankë të Nju Jorkut, tanimë e kaluar një banke shqiptare, në emër të Bibliotekës Kombtare të Shqipërisë. Një dhuratë e Prof. Dr. Safete (Sofia) Jukës për kulturën shqipe. Katër vjet pas vdekjes plotësohet amaneti i studiueses, e cila mbetet e njohur për punimet e saj historike, ndër të cilat dallon monografia “Kosova: The Albanians in Yugoslavia in light of historical documents”, Nju Jork 1984.
“Ka pasë nji kulturë të gjanë, por gjithashtu nji modesti të pashoqe. Respekti që kishte për dije dhe për librin ishte i pafund. Lexonte pa u ndalë, qysh se ka kenë fmí i thojshim: “Ti ké lé me libër në dorë”. Nuk ka mendue kurrë me u ba “e njoftun”. Çdo vepër e saj ka kenë vetëm në kërkim të së bukurës, të së mirës, të së vërtetës, tue u mundue që t’i shprehi ato në mënyrë të përsosun”, shkruan e motra Lumnie Juka
E etiketuar si Dora D’Istria e Dytë, Safete Juka është propozuar për çmimin “Nderi i Kombit”.
(përgatiti: jozef radi)

 

Related Images:

More articles

2 KOMENTET

  1. Kjo Zonjë e meriton një Dekoratë nga Presidenti i Shqipërisë, si dhe Dr. Xhelku Maksuti, Kryeveteran i Komunitetit Shqiptar të Rumanisë.
    Baki Ymeri,
    Kryeredaktor i revistës Shqiptari në Bukuresht

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.