back to top
7.5 C
Tirana
E enjte, 21 Nëntor, 2024

Kush është Diaspora shqiptare e vërtetë Thanas L. Gjika

Gazeta

Thanas L. Gjika
Thanas L. Gjika

Kush është Diaspora shqiptare e vërtetë

nga Thanas L. Gjika

(Me rastin e vizitës që do të bëjë Ministri Majko tek ne)

Qeveria Rama i shtoi kabinetit të vet të fryrë ministrinë e njëzetë, Ministrinë e Diasporës me Ministër z. Pandeli Majko. Ky politikan dhe pushtetar njihet për bindje të verbër ndaj udhëheqësve të Partisë Socialiste dhe për mungesë guximi dhe mendimi origjinal.
Kush e njeh diasporën shqiptare e kupton se z. Rama, Kryeministri ynë i sotëm, nuk do që t’i njohë dhe t’i vlerësojë bijtë e shquar të diasporës sonë, sepse po t’i njihte dhe t’i vlerësonte duhej që këtë ministri t’ia ngarkonte njërit prej tyre.
Zoti Majko, e filloi punën së prapthi. Në vend që të fillonte vizitat e tij të punës duke ardhur në SHBA, për t’u njohur me diasporën më të fuqishme, shkoi në Ukrainë për të krijuar lidhje me diasporën shqiptare të atjeshme, ku ka nja 3000 arbanasë në asimilim e sipër, prej të cilëve nuk ka se çfarë të presë Shqipëria. Mos u krijua kjo ministri për të mënjanuar diasporën e vërtetë?!
Diaspora shqiptare përbëhet prej disa shtresash, së pari këtu duhen përmendur shqiptarët e larguar prej trojeve atërore gjatë Rilindjes dhe pas formimit të shtetit shqiptar dhe së dyti arbërorët e Greqisë, arbëreshët e Italisë e të Zarës dhe arbanasët e Ukrainës. Mirëpo kjo pjesa e dytë e diasporës flet dialekte të vjetra të gjuhës sonë, dialekte të arbërishtes, sepse folësit e tyre ishin larguar nga trojet tona shumë shekuj më parë. Midis tyre ka një pakicë të shkolluarish të cilët kanë bërë dhe bëjnë përpjekje të ndërgjegjshme për të ruajtur zakonet e traditat e të parëve, për të mësuar historinë tonë kombëtare dhe gjuhën e sotme letrare shqipe. Kurse masa e gjerë e tyre, sidomos ata nën moshën 60-vjeçare, ka kohë që i janë nënshtruar procesit të asimilimit të plotë. Kjo pjesë e kësaj diaspore e ka braktisur arbërishten si gjuhë komunikimi dhe në ndërgjegjen e saj kombëtare mbizotëron ndërgjegja kombëtare e vendit ku jeton, pra nuk ka ndërgjegje kombëtare shqiptare. Edhe diaspora shqiptare në Turqi, ku thuhet se ka disa milionë turq me origjinë shqiptare, ka ndërgjegje kombëtare turke dhe jo ndërgjegje kombëtare shqiptare. Deri diku shqiptarë e ndjejnë veten disa pleq e plaka analfabetë që janë pasardhës të familjeve myslimane shqiptare të Çamërisë, që u dërguan si turq nga qeveria greke në vitet 1923-1925 dhe pasardhës të familjeve myslimane shqiptare të Kosovës e Maqedonisë që u dërguan në Turqi si turq prej qeverisë jugosllave në vitet 1950-1958. Qeveritë turke kurrë nuk u kanë njohur të drejtën e shkollimit në gjuhën shqipe këtyre miliona emigrantëve shqiptarë.
Pjesa më e shëndetshme e diasporës shqiptare të sotme, pra të pas vitit 1944, e deri sot përbëhet prej emigrantëve ekonomike të larguar nga atdheu para L2B dhe sidomos prej shqiptarëve të arratisur për arsye politike gjatë viteve 1944-1991 dhe prej ne të larguarve për nevoja ekonomike ose me lotari që nga viti 1992 deri në ditët tona.
.
Mit'hat Frashëri dhe rinia e emigracionit shqiptar
Mit’hat Frashëri dhe rinia e emigracionit shqiptar
Midis shqiptarëve emigrantë u shquan biznesmenë si Antony Athanas, Bill Johns, gazetari e shkrimtari Peter Lukas, studiuesi Prof. Peter Prifti, gazetari Qerim Panariti, etj.
Kurse midis shqiptarëve të arratisur deri më 1991 janë shquar shumë nacionalistë si Muharrem Bajraktari, Preng Pervizi, Prof. Çesk Ashta, Dr. Gjon Buçaj, Zef Pashko Deda, Mexhid Dibra, Dr. Rexhep Krasniqi, Imam Isa Hoxha, Asim Jakova, Kolë Bibë Mirakaj, Gaspër Kiçi, etj; indipendentë si Gjon Marka Gjoni, John Bitici, Tahir Kërnaja, Maliq Arifaj, Mustaf Elezi, Dr. Safete Juka, Sulejman Peposhi, Zef Perndocaj, etj; legalistë si Abaz e Nderim Kupi, Prof. Nuçi Kotta, Dr. Fuat Myftia, Ing. Mahmud Cungu, Idriz Basha, Dr. Hasan Dosti, Gaçi Goga, Avdulla Kaloshi, Dr. Fuad Myftia, Dr. Agim Leka, Rasim Sina, Hysen Mulosmanaj, Haxhi Xhilaga, Nezir Spahia, etj; ballistë si Mit’hat Frashëri, Prof. Stavro Skendi, Prof. Nexhat Peshkëpia, Prof. Abaz Ermenji, Prof. Luan Gashi, Dr. Ali Koprencka, Xhevat Kallajxhi, Xhemil Leka, Dr. Ramazan Turdiu, Baba Rexhebi i Teqesë Bektashiane, Agim Karagjozi, Ekrem Bardha, Ndoj (Tony) Prendushi, Sejfi Protopapa, Dr. Ago Agaj, Vasil Alarupi, Nihat Bakalli, Halim Begeja, Seid Demneri, Gasper Kiçi, etj; intelektualë antikomunistë si Ernest Koliqi, Mustafa Merlika – Kruja, Prof. Arshi Pipa, Prof. Isuf Luzaj, Prof. Martin Camaj, Prof. Sami Repishti, Bilal Xhaferi, Frank Shkreli, Elez Biberaj, Idriz Lamaj, Astrit Lulushi, Esad Bilali, Vehbi Bajrami, Seit Kryeziu, Duro Çini, Dervish Duma, Anton Logoreci, Prof. Vasil Germenji, Kapidan Ndue Gjomarkaj, Ndue Pjetër Gjomarkaj, Preng Gruda, Isa Ndreu, Hasan Kaloshi, Petraq Ktona, Nesti Andrea, Dr. Eduard Liço, Dom Prek Ndervasha, Dom Zef Oroshi, Dr. Hamdi Oruçi, Zef Nekaj, Prof. Nexhat Peshkëpia, Lec Shllaku, Lin Delia (piktor), Zoi Shyti (piktor), Ted Papavrami (violinist e përkthyes), Don Anton Kçira, etj.
Pati midis tyre dhe disa të arratisur që u morën krahas punëve të biznesit dhe me përpjekjet për të ndihmuar çlrimin e Shqipërisë nga diktatura komuniste dhe për çlirimin e shqiptarëve të Kosovës e Maqedonisë nga zgjedha serbe, si Sami Kulla, Sergio Bitici, Tony Sufaj, Tahir C. Kërnaja, Nimet Malo, etj. Kurse midis shqiptarëve të larguar mbas shkëmoqjes së diktaturës janë shquar analistë si Shinasi Rama, Lek Pervizi, Gezim Hajdari, Eugjen Merlika, Jozef Radi, Fritz Radovani, Mërgim Korça, Shpend Sallaku – Noe, Grid Roi, Ardian Vehbiu, Ilir Levonja, Ilir Demalia; gazetarë si Edlira dhe Skënder Buçpapaj, Dalip Greca, Ruben Avxhiu, Beqir Sina, Andon Dede, Adem Belliu, Gani Vila, Fatmir Terziu, Ajet Nuro, etj; studiues si Prof. Piro Thomo dhe djali i tij Prof. Aleks Thomo, Ilia Karanxha, Fotaq Andrea (dhe përkthyes), Ardian Ndreca, Ilir Ikonomi (dhe gazetar), Myrteza Bajraktari, Ornela Vorpsi, Qerim Vrioni (dhe fotograf); përkthyes si Ilia Ballauri, Ani Gjika (dhe poete), Baki Ymeri (dhe poet), Mazllum Saneja (dhe poet), Dashnor Kokonozi; shkrimtarë si Pëllumb Kulla (dhe analist), Naum Prifti, Gazmend Kapllani, Dalan Luzaj, Ramiz Gjini, Gjek Marinaj, Iliriana Sulkuqi (poete), Albana Lifchin, Adnan Mehmeti, Kolec Trabohini (poet dhe kineast), Ismet Berisha, Hysen Terpeza, etj.

.

Leka Ndoja - Letërsia Shqipe e Diasporës
Leka Ndoja – Letërsia Shqipe e Diasporës
Gjithë të arratisurit politikë që nga viti 1944 deri më 1991 pas largimit nga trojet amtare, edhe pse propaganda komuniste i mallkoi si armiq dhe i dënoi me heshtje, nuk e harruan popullin dhe atdheun, por e vunë në fokus të punës së tyre. Ata nuk pushuan së luftuari për shembjen e diktaturës komuniste dhe për demokratizimin e vërtetë të jetës së popullit shqiptar. Dhe duhet të kemi parasysh se me Shqipëri e popull shqiptar këta intelektualë atdhetarë nuk kishin parasysh thjesht Shqipërinë londineze dhe popullin e saj, si mendonin, flisnin e shkruanin zyrtarët, politikanët dhe artistët që i shërbenin diktaturës komuniste. Me Shqipëri, këta atdhetarë kishin e kanë parasysh Shqipërinë e vërtetë, atë të plotën, që përfshin gjithë popullin që flet gjuhën shqipe pavarësisht se ku jeton.
Kjo mençuri e këtyre intelektualëve atdhetarë ka ndikuar edhe te shumica e intelektualëve që emigruan për arsye ekonomike pas vitit 1992, për t’i parë e trajtuar problemet e botës shqiptare në plan të gjerë dhe jo thjesht si Shqipëri londineze, ose Kosovë shtetth i pavarur.
Shumë prej këtyre emrave meritonin të ishin trajtuar si zëra më vete në “Fjalori Enciklopedik Shqiptar” (2008 – 2009) përgatitur e botuar nga Akademia e Shkencave e R.SH. Shumë prej këtyre atdhetarëve kanë botuar vepra të shquara që nuk janë vlerësuar nga zhuritë kur kanë dhënë çmime të ndryshme, dhe nuk u janë dhënë tituj, ndere ose pensione të veçanta të cilat i kanë meritur prej kohe.
Ia vlen të diskutojmë me z. Majko, Ministër i Diasporës, i cili po na vjen për vizitë pune në fillim të shkurtit për problemet që ka diaspora jonë. Mendoj t’i kërkojmë tekste mësimore për mësimin e gjuhës shqipe prej të rinjve tanë. Po ashtu duhet kërkuar që Ministrie e Kulturës, ose Ministria e Diasporës të ribotojnë disa veprave të rëndësishme letrare e shkencore të botuara në kopje të pakta prej bijve të diasporës, po ashtu për botimin prej këtyre ministrive të disa përmbledhjeve me artikuj e studime shumë të vlefshme të cilat bijtë e diasporës i kanë botuar në pak kopje për mungesa financiare, etj.

.

 
 

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.