Rakip Beqaj – sigurimisi me doktoraturë në Sigurim
Rakip Beqaj, sigurimisi që ka marrë doktoraturë në Sigurim, si luftëtar kundër klerit katolik.
Në listën e të dekoruarve nga qeveria aktuale me “Medaljen e Mirënjohjes”
është zv/Drejtori i Përgjithshëm i Sigurimit, Rakip Beqaj
.
I vitlindjes 1925, nga Progonati i Kurveleshit. Oficer Sigurimi dhe hetues i pashpirt. Pas lufte në rreshtat e brigadës gjakatare të Mbrojtjes së Popullit. Zëvendësdrejtor Drejtorisë së Parë të Sigurimit të Shtetit në vitet 1974-1978, kryetar i degëve të 1-rë dhe 12-të të Sigurimit të shtetit. Zëvendëskryetar i Degë së Punëve të Brendshme Shkodër në vitet e tmerrshme të goditjes, atë 1962-1969, ku veçohet procesi i vitit 1968, ku disa klerikë si Zef Bici, Mark Dushi, etj, u pushkatuan e të tjerët u dënuan me vdekje. Ka pasur edhe funksione të tjera sigurisht në Sigurim.
Specializimi i tij ka qenë i veçantë në luftën kundër klerit katolik, aq sa qeveria e Ramës do bënte mirë që krahas fotografive të martirëve të kishës së vinte edhe emrin e Rakip Beqajt si persekutor special. Duke qenë se puna që bënte në Sigurim, (nëse mund të quhet punë kjo) ishte goditja e klerit, Beqaj botoi në vitin 1973 librin “Veprimtaria armiqësore e klerit katolik shqiptar 1941-1971”, me të cilën u doktorua.
Por, po ashtu Beqaj ka qenë hetues në disa procese politike.