back to top
11.5 C
Tirana
E diel, 24 Nëntor, 2024

Dhimbje për shkodranen e talentuar… më e mirë se Irene Papas – nga Xhabir Tabaku

Gazeta

Artistja Tinka Kurti
Artistja Tinka Kurti

Dhimbje për shkodranen e talentuar…

… më e mirë se Irene Papas

nga Xhabir Tabaku

Kur kam qenë fëmi, më ka pas pëlqye shum teatri. “Teatri Migjeni” si ndërtesë po se po, mbasi në mendjen time ishte ndërtesa ma e bukur n’Shqipni, por e kam fjalën teatri si art. Isha atbotë i dashuruar mbas dramës. Kisha në mendjen t’eme idhujt e huaj e ata të vendit. Më ishte mbush mendja me pëlqye nji dramaturg shkodran, që për mendimin tim ishte i nënçmuar. Fadil e ka pasë emrin, Fadil Kraja. Dhe kisha edhe aktorët me të cilët isha në dashuri. Ndër femra, e dashtuna ime ishte Tinka Kurti. Tinka nuk luante rregullisht në teatrin e Shkodrës. Ajo ishte e nji kalibri ma të madh se ai Shkodranë. Për shumkend, Tinka ishte e rrangut kombëtar, po në mendjen time, ajo ishte e rrangut ndërkombëtar. Rrallë nganjiherë luante ndonji rol edhe në Shkodër, po. Kur vinte ajo për të aktruar tek ne, un do i shihja të gjitha shfaqjet. Kur them të gjitha e kam fjalën të gjitha e. Para pak minutash lexova se Tinkës së gjorë i paska ndodhë nji rrezik i madh. I paska vdekë djali i vetëm.
Oh sa m’u dhimbt Tinka!
.
Tinka Kurti dhe i biri Zef Kurti
Tinka Kurti dhe i biri Zef Kurti
Mbylla sytë dhe e pashë në skenë të teatrit. Ulur në nji karrige druni të modës së vjetër në nji skenë të errët… Kishte veshur nji fustan të gjatë gri e nji triko të zezë të hollë krahëve. Qante të birin. Qante me fjalë, e qante me lot. Në drrasat e dyshemes pikonin lot dhimbjeje të nji gruaje që dikur na bënte të qanim me interpretimin e sajë. Tash nuk ishte rol që luante. Ishte gjama për djalin e vetëm e nji gruaje plakë në ndoshta ditët e saja të fundit të jetës.
Oh sa u preka!
Më shkuan lot. Sinqerisht më shkuan lot.
Më erdh në mend, ashtu fëmijë i vogël e i brishtë si ç’kam qenë, tek e shihja me dashuri atë grua që dukej si mbretneshë mes aktorëve të tjerë në skenë… Atë shkodranen e talentuar që në mendjen time ishte ma e mirë se Irene Papas.
Ti nuk me njeh mua Tinkë, por un të njoh ty.
Po të ngushëlloj në mënyrën time për humbjen e madhe zonjë!

.

Marrë nga muri i fb, i Xhabir Tabakut, 7 shkurt 2018
 
 

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.