back to top
5.5 C
Tirana
E hënë, 25 Nëntor, 2024

Alfabeti Kodra – nga “A” nё “Z” – me njё shtesё dhe disa arsyetime artistike dhe shkencore.

Gazeta

Ibrahim Kodra (1918-2006)
Ibrahim Kodra (1918-2006)
Me rastin e 100 vjetorit tё lindjes sё Maestro Ibrahim Kodra,
po publikoj pёr ju miq njё artikull mjaft interesant ku shprehen me mjaft thjeshtёsi,
humor dhe ironi idetё e Tij pёr jetёn e gjithçka qё na rrethon.
Çdo germё tё alfabetit Maestro e lidh me njё ose disa fjalё qё fillojnё
me germёn pёrkatёse dhe pas çdo fjale, Ai interpreton idetё e veta…
Tё gjithё vijmё nё kёtё botё dhe e dimё se nuk jemi tё pёrjetshёm,
e rёndёsishme ёshtё ç’gjurmё lemё pas…
Teksti ёshtё mbledhur nga Luciano Giacotto
dhe publikuar prej revistёs “Perspektiva arti” (gusht-shtator 1975).
Pёrshtati nё shqip Laura Kylheku
Urime Maestro!

.

Ibrahim Kodra
Ibrahim Kodra

Alfabeti Kodra – nga “A” nё “Z” me njё shtesё

dhe disa arsyetime artistike dhe shkencore. 

“A” – Art dhe dashuri (amore), para sё gjithash tё pandara njera nga tjetra, sepse nuk mund tё ekzistojё arti pa dashurinё, pa dhuruar diçka nga vetja tё tjerёve. Pastaj edhe “A” Avanguardia, e tanishmja e pёrparuara, thyerja e sё kaluarёs, projektimi nё tё ardhmen: e sotmja duhet tё jetё e ardhme, nё ankthin e njeriut pёr tё arritur diçka. Ja ndoshta “Arritje” ishte fjala e duhur pёr tё nisur diçka: nё fund te fundit, njeriu sapo vjen nё jetё fillon pak nga pak tё shkojё drejt vdekjes…
 
“B” – Baza. Kultura, themeli teknik, diçka qё gjithkush prej nesh duhet tё ketё ose tё fitojё (inteligjent ndoshta mund tё lindёsh, njeri i kulturёs bёhesh…) dita-ditёs me seriozitet dhe punё pёr… Ehhh, le tё themi pёr t’u dalluar nё fluturim… Pastaj Braque, Brauner, Bontempelli, Baumeister e shumё tё tjerё…
 
“C” – Cosmo. Hapёsira, hёna, planetet, dielli tё gjitha kёto gjёra pёr tё cilat flasim kaq shumё megjithёse nё thelb nuk dimё asgjё. Janё si gjithё gjёrat “misterioze” burim frymёzimi pёr piktorё, poetё pёr tё gjithё artistёt.
Ekziston edhe pjesa e keqe e “C”, Compromesso/ Kompromisi, psh i tё gjitha llojeve dhe ёshtё kjo fjalё qё nuk mё pёlqen absolutisht.
Nё politikё, nё art nё çdo gjё qё tё doni, mbetet gjithnjё njё fjalё e keqe, edhe pse ndonjёherё ёshtё e domosdoshme…
.
Ibrahim Kodra - Manifaktura e Qeramikes - Rossicone (koleksion L. Kylheku)
Ibrahim Kodra – Manifaktura e Qeramikes – Rossicone (koleksion L. Kylheku)

“D” – e madhe e shtypit mё pёlqen, e vogёl e shtypit jo, pёr njё fakt estetik, kjo kёmba e saj e ngritur pёrpjetё, mburrёse, paksa simbol i shumё meshkujve qё synojnё tё fluturojnё lart me krahёt tё ngjitura me qirinj tё shkrirё…

 
“E” – Mundet tё ngjasojё e mospёrputhёshme, por kjo shkronjё mё ka frymёzuar gjithmonё gjёra tё lidhura me kёrkimet shkencore. Ndoshta sepse Einstein/ Ajshtajni ёshtё njё emёr qё vёshtirё se e heq nga mendja si pёr formёn ( E – e madhe e shtypit) qё duket sikur e ka shpikur Pitagora.
 
“F” – Futurismo, por mbi tё gjitha e ardhmja dhe pavarёsisht nga shkrimtarёt fantastiko-shkencorё, mbi kёtё fjalё mund tё shkruhet njё libёr. Ndёrsa unё preferoj tё jetoj dita-ditёs duke e ndarё tё pёrditshmen me dashuri dhe miqёsisht me tё tjerё.
 
“G” – Giovani./ Rinia. Nё kuptimin e sё resё, tё luftёs, tё sё pёrparuarёs, tё sё nesёrmes. Sot mё shumё se dje, kur ne ishim tё rinj, ka mё shumё liri, mё tepёr mundёsi pёr t’u shprehur…
 
“H” – Homo sapiens. Diferenza e parё qё na ndryshon nga majmuni ёshtё inteligjenca. Prej andej ajo qё mbetet ёshtё histori dhe jo gjithmonё dhe tё gjithё kemi ditur tё meritojmё kёtё term…
 
“I” – Internazionale… socialiste sigurisht, pёrtej personifikimeve politike, mjafton ana sociale… Islam, bashkёkuptim mё tepёr se sa fe, si kulturё, nё tё cilёn duke “u lagur” zbulojmё disa vlera tё vetvetes qё rrezikojmё ndonjёherё t’i nёnvleftёsojmё nё proçesin e pleqёrisё. Pastaj, “I” Ibrahim, nё qoftё se do tё mё lejonit, ёshtё internazional sepse jam lindur ne Shqipёri, jam qytetar italian dhe kam parё gati gjithё botёn, ёshtё islamik si emёr dhe unё jam i dashuruar me tё.
 
“L” – L’amico – Miku o ne tё kundёrt Lichtenstein sepse ёshtё i vogёl, i vogёl, por simpatik… ose Lavoro/ Puna, ose Linea/ vizё e drejtё, ndoshta estetikisht harmonia e linjёs 90 gradё, pra njё linjё nё horizont e prerё nga njё vertikale, harmonia mё e plotё!!!
 
“M” – Madre/ Mёmё. Njё fjalё e rёndёsishme, njё simbol qё tejkalon kuptimin e saj etimologjik: krijimi, vazhdimёsia e qenies njerёzore, dashuri e pakushtёzuar…
.
Ibrahim Kodra - Lufta e Peshkaqëneve
Ibrahim Kodra – Lufta e Peshkaqëneve

“N” – Nulla/ Asgjёja ёshtё e para gjё qё tё vjen nё mendje, por ndoshta ёshtё vetёm subkoshienca qё tё mbёshtjell, ti nuk do ta pranosh, ёshtё shumё e shpёlarё, negative… Naif, ja mund ta pёrdorim kёtё fjalё sepse tё paktёn mbas kёsaj qёndron njё pakt tregёtie tё rёndёsishme.

“O” – Eshtё shumё domethёnёse pёr mua, sepse pёrfaqёson formёn e artit mё e vogla nё botё sepse ёshtё rrethore dhe pёrveç Giottos, mund edhe tё jetё vetёm njё pikё, gati asgjё…
 
“P” – Picasso… dhe kjo mjafton…!
 
“Q” – Quasi e quadrato. “Q” ёshtё shkronja me kontradiktore e alfabetit, qё nga mos pёrmbushja e paplotёsia “akoma, ende”, tek absolutja e kuadratit/ katrorit, formё e plotёsuar…
 
“R” – Realismo di ricordi/ Realizmi i kujtimeve. Mospёrputhje natyrisht: mundёsia e “zbukurimit” tё kujtimeve ёshtё nё kontrast tё plotё me realitetin e jetёs qё jetojmё, por ёshtё e kotё qё ta themi, nesёr do tё kemi kujtime tё reja dhe njё realitet tё ndryshёm…
 .
Ibrahim Kodra - Struktura 1960 ( koleksion L. Kylheku)
Ibrahim Kodra – Struktura 1960 (koleksion L. Kylheku)

“S” – Serpente/ Gjarpёr. Imazhi ёshtё i menjёhershёm, por tё vjen ndёrmend edhe soldi/ paraja, tentacioni biblik qё pёrfaqёsohet pikёrisht nga gjarpri. Nё fund tё fundit çdo gjё varet nga vlerёsimi qё i bёn, por pёr t’i bёrё njё vlerёsim ёshtё e domosdoshme edhe qe t’i keshё (paratё), t’u njohёsh ngjyrёn…

Germё e shёmtuar, mё mirё e lemё…
 
“T” – Terra – Toka, televizion, telepati, tempo – koha. Toka mbi tё cilёn jetojmё, televizori qё nё praktike ka eleminuar faktorin kohё tё risjellё nё distancё, telepatia qё mund tё eleminojё faktorin kohё, por kёtu ёshtё njё tjetёr problem…
.
“V” – Vita e Vittoria/ Jeta dhe fitorja. Mё parё thoja se qёnia njerёzore, mbasi lind, fillon tё vdesё dhe kjo ёshtё jeta e saj. Triumfi nuk mund tё jetё kurrё mbi vdekjen, e paevitueshme, e pashmangёshme, por mbi situaten, jo kundёr tё tjerёve, kundёr vetes duhet tё fitojmё, sepse jemi qenie njerёzore dhe si konseguence jemi “tё pёrkulshёm…”
 
“Z” – Zen ёshtё e njejta gjё qё thashё pёr Islam…
 
“K” – Kisha premtuar tё interpretoja vetёm gёrmat e alfabetit Italian, por me detyruan tё shtoja edhe kёtё, sepse pёrndryshe nuk do tё skedonim dot “Kodra”.
Faleminderit, por unё mund tё isha vetёm i fundit i njё serie jo dhe aq “tё keqe” si fjala vjen: Kokoscha, Kle, Klein, Kafka, Kant, Kierkegaard…

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.