back to top
6.5 C
Tirana
E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Poeti shqiptar, që i mori gjumin, Frank Schirrmacher… nga Ermira Dine

Gazeta

Djaloshi Martin Camaj
Djaloshi Martin Camaj

Poeti shqiptar, që i mori gjumin, Frank Schirrmacher

redaktor i gazetës gjermane Frankfurter Allgemeine…

nga Ermira Dine

Si e apasionuar e literaturës, sidomos e poezise ndjek emisionin Literatuklub.
Është shënuar, e diel 29 Prill, ora 10:44 deri 11.59, tek stacioni 3 SAT, një stacion që shihet në Zvicër, Austri e Gjermani, e ku diskutohet për librat më të lexuar në gjuhën gjermane. Dhe ndjek me kënaqsi figura të poezisë dhe pres të dëgjoj ndonjë varg që t’më pëlqejë… kur, sot papritur… “der albaniche Dichter…” këto fjalë, më erdhën si shigjeta në vesh…
“A e dëgjova mirë?!”
Ndërkohë, biseda vazhdon.
Ilija Trojanow është shkrimtar dhe përkthyes që merr pjesë në diskutim dhe tregon mes të tjerash, anekdotën e përjetuar midis tij dhe redaktorit të gazetës gjermane Frankfurter Allgemeine, Herr Frank Schirrmmacher (që vdiq para ca vitesh) dhe mos u çuditni, redaktor i njohur në gjithë Gjermaninë, e merr në orën 02.00 dhe i thotë… pasi kishte lexuar siç duket, vargjet e poetit të panjohur shqiptar dhe i mbetur pa gjumë prej asaj që kishte lexuar, e telefonon në 02.00 të natës dhe i thotë… Ju lutem më tregoni për këtë poetin shqiptar, Martin Camaj… dhe flasin gjysëm ore mbi poetin shqiptar…
Mbeta e shtangur… sepse unë nuk e njoh fort mirë poezinë e tij, mendova e turpëruar nga vetja… E pra një njeri kaq i famshëm e ka vlerësuar, aq sa nuk priti as mëngjesin, të mësonte për këtë poet… dhe ai e ka poezinë si pastiçieri miellin. Sa i veçantë do të jetë ky poet…
Ndërsa, mendoja me vete dhe kërkoja të afrohesha me camajn, e postoj këtë lajm në FB…
.
Frank Schirrmacher Frankfurter Allgemeine
Frank Schirrmacher – Frankfurter Allgemeine
Kam një mllef, karshi poetëve të njohur, që akoma promovohen për Nobel! Ata pushtuan gjithë hapësirat e fjalës, siç bëjnë vetëm ferrat dhe grëmi… ndaj kam një trishtim, do të doja t’i akuzoja për mashtrim…
Pse emrat e poetëve si Camaj nuk u artikuluan kurre në shkollat tona… u trajtuan sikur të mos kishin jetuar e të mos kishin shkruar kurrë….
Vargjet e mësuara në rini, të rrinë të ngulitura në kokë dhe po të duash t’i shkallmosh, nuk i shkallmon dot. Janë aty! Si t’i shkallmoj ato vargjet e Kadaresë, “Ku t’i kërkoj rrënjët e tua parti…” që na duhej t’i mësonim si papagajtë… ndërsa unë shkruaja… partia na ka hedhur vargonjtë në qafën e vargut! Apo Shqiponjat fluturojnë lart… kur ne i strukeshin të vërtetës si minjtë dritës… Mua më shkruhej, Atdheu im, fole ku vezët ve dhuna, që zogjtë i çel mjerimi…
I kam shkruar një herë mbi një fletë me kuadrate të zbehta, të shkruara ngjeshur. Ja dhashë një kushëririt tim t’i lexonte, rrugës për në Shkodër… si dhuratë… Adnani e lexoi shpejt, aty për aty, e palosi si hajmali dhe e futi në gojë, si karamele…
E kujtoj shikimin tij, si prej një planeti tjetër…
As në shtëpia nuk kishte vend për vargje, se dhe shtëpija nuk qe e jona… E hapnin sa herë e kur të donin, me shprehjen magjike, pa kuptim, në emër të popullit… të popullit, që zvarritej ditëve, netëve, nëpër rradhat e mundimit, për të mbajtur frymën gjallë, se shpirti tashmë qe tretur me kohë…
Me kujtohet një italian, kishte ardhur me grupet marksiste-leninste në Shkodër, nga që kishte dëgjuar fjalën… A more bukë? A more vaj? E kishte interpretuar si Amore dhe kur shkoi në Itali tha atje fjala me e dëgjuar, ishte fjala Amore. Shikoni çfarë mrekullie bën socializmi?
Ata si Martin Camaj, nuk do pranonin çmime me emra zvarritjes njerzore, nga ata që poetët e rinj në litar çuan…
Vetëm në Shqipëri ndodh, që disidentët, qenë njëkohësisht të përkëdhelurit, e oborrit partiak….
Heidelberg, 29 Prill 2018

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.