back to top
8.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Kujtime të nji Poradeci që nuk është më… nga Lavdie Mato

Gazeta

Poradeci i dikurshëm
Poradeci i dikurshëm

Kujtime të nji Poradeci që nuk është më…

nga Lavdie Mato

Qyteti ynë ka pasur mjeshtra të vërtetë në zanatet që kishin zgjedhur për të jetuar… Një prej tyre ishte edhe babai im, furrxhi i njohur prej shumë breza poradecarësh.
Ne kishim furrën tonë, dhe sipër saj ishte shtëpia që na rrinte e ngrohtë dimër-behar… Derisa një ditë qeveria na e shtetëzoi furrën dhe babait iu desh të shkonte të punonte në furrë tjetër…
Simitet e tij me qiqra lyer me të verdhën e vezës, si bukët e dasmës, të buta si sfungjer e aq të ambla prej qiqrës, i rrëmbenin njerëzit në mëngjes herët kur shkonin për në punë. Po për këtë babait i duhej të zgjohej që në tre të mëngjesit bashkë me mamanë, që simitet të ishin gati kur të zgjohej qyteti.
Ai brez njerëzish i prindërve tanë, ishte me tërë kuptimin e fjalës rol-model.
Babai im i donte dhe i respektonte shumë prindërit e tij.
Kur gjyshja ime, nëna e babait tim, mbeti vetëm, pas vdekjes së gjyshit… një burrë i heshtur, i rezervuar dhe mjaft autoritar, kujdesi dhe dashuria për nënën u bënë edhe më evidente. Babai, midis të tjerash, i blinte Nënës gjithnj një qese me karamele, tek një tjetër usta-mjeshtër, Fani Ilo, babai i Marjeta Ilos, artistes poradecare. Usta fani ishte i përkryer në gatimin e ëmbëlsirave, bënte të ktheheshin në dyqanin e tij të gjitha moshat, me disa lloj karamelesh me shije e ngjyra të ndryshme, me nugatet e famshme, që pas vdekjes së tij askush tjetër nuk mundi t’u afrohet, llokumet me arra dhe pastat kok; këto të fundit i vazhdoi me sukses Gjergji Ilo, në po atë mjedis…
Pra, babai im i blinte nënës nga këto karamele (sheqerka) dhe nuk e linte t’i mungonin asnjë ditë!
Dhe nëna vetëm e bekonte! Nëna dhe gjyshi u bënë nga 100 vjet, kurse babai im 88 vjet!
Sa i dhembsur ishte me të gjithë!
Pas këtij brezi, të tjerët që vinin, ndërsa Shqipëria varfërohej nga viti në vit, u bënë si zogjtë e korbit, që duke u rritur e duke u çoroditur, u nxiheshin pendët…
Dhe ja tani…?!
.
Poradeci në dimër
Poradeci në dimër
Marre nga muri i fb i Lavdie Matos, 7 maj

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.