Kampi i të burgosurve nr. 303 – rruga nga Peqini në Spaç
nga Kastriot Dervishi
Kampi nr. 2 i punës së detyruar me të burgosur u formua më 25 maj 1951, në Peqin me qëllim ndërtimin e kanalit ujitës “Peqin-Kavajë”. Në fillesat e tij reparti kishte rreth 1 mijë të burgosur. Në vitin 1955, emërtesa zyrtare ndryshoi dhe u bë “Reparti nr. 303”. Kampi përfundimisht u vendos në Spaç në vitin 1968. Në përvjetorin e 45 të Revoltës së Spaçit të vitit 1973, do të kujtojmë për disa ditë, fakte nga historiku i kampit në fjalë, i cili ka qenë ndër vendet më të tmerrshme të punës së detyruar. Para se ky kamp të “specializohej” për nxjerrje minerali, kryesisht ka vepruar në fushën e ndërtimeve dhe bonifikimit.
.
.
Udhëtimi i repartit nr. 303 para se të vendoset në Spaç
1951 – 1952, në Peqin-Kavajë
1952 – 1953, në Urën Vajgurore
1953 në Vlashuk Berat
1953 – 1955, në Shtyllas, Radostimë, Fier
1955 – 1959, Rinas Tiranë
1960 – 1961, Sanatoriumi Tiranë
1961 – 1962, Kombinatin e Mishit Tiranë
1963, disa ndërtesave të fermës “Gjergj Dimitrov”, një pjesë të punimeve të uzinës së autotraktorëve.
1963 – 1965, ndërtimin e Uzinës së Sodës Kaustike Vlorë
1965 – 1968, Elbasan dhe Fushë-Krujë
14 Maj 2018
Marrë nga http://55news.al