back to top
0.5 C
Tirana
E diel, 24 Nëntor, 2024

Fjalimi i Nënë Terezës kur mori çmimin Nobel për Paqe

Gazeta

Nënë Tereza dhe Nobeli i Paqes 1979
Nënë Tereza dhe Nobeli i Paqes 1979

Fjalimi i plotë i Nënë Terezës

kur mori çmimin Nobel për Paqe

Oslo 1979

“Unë zgjedh varfërinë e njerëzve tanë të varfër, por ndjehem mirënjohëse ta marr kët çmimi (Nobel) në emër të të uriturve, të të zhveshurve, të pastrehëve, të të gjymtuarve, te të verbërve, të lebrozëve, të gjithë njerëzve që ndjehen të lënë, pa dashuri, pa kujdes në gjithë shoqërinë tonë, njerëz që i janë bërë barrë shoqërisë dhe të përbuzur prej kujtdo.
“E ndërsa jemi mbledhur këtu të gjithë të falendërojmë Zotin për Çmimin Nobel të Paqes, mendoj do jetë bukur të themi lutjen e Shenjtë Françesku i Assisit që gjithnjë me mahnit. Ne e bëjmë këtë lutje çdo ditë pasi marrim Bekimin e Shenjtë, sepse na përshtatet të gjithëve. Dhe gjithnjë më bën të mendoj se 400-500 vjet më parë kur Shën Françesku i Assisit e krijoi këtë lutje për njerëzit që kishin të njejtat vështirësi që kemi edhe ne sot, pra na përshtatet edhe ne. Le të lutemi së bashku:
Le të falenderojmë Zotin për mundësinë që na dha të mblidhemi të gjithë sot këtu, për këtë dhuratë paqeje që na sjell ndër mend se jemi krijuar për ta jetuar këtë paqe, se Jezusi erdhi mes nesh që të na e sjellë këtë lajm të mirë tek të varfërit.
Ai duke qenë Zot, u bë njeri si ne në gjithçka, perveç mëkateve dhe shpalli qartë se kishte ardhur të na jepte këtë lajm të mirë.
Dhe ky lajm ishte paqja tek të gjithë ata me dëshirë të mirë, kjo është diçka që ne të gjithë e duam: paqen e zemrës.
Zoti e desh botën kaq shumë sa dha edhe birin e tij – ishte një dhënie deri në dhimbje, aq shumë na deshi. Ia dha Virgjëreshës Mari, e cila rendi t’i japë lajmin kushërirës Elisabet. Dhe sapo hyri në shtëpinë e saj, fëmija në barkun e kushëriëes Elisabetë, lëvizi gjithë gëzim. Ai fëmijë i palindur që lajmëtari i parë i paqes. E njohu Princin e Paqes, kuptoi se Krishti kishte ardhur të sillte lajme të mira për ty e për mua.
Dhe sikur kjo të mos mjaftonte, ai vdiq në kryq që të tregojë një akoma më të madhe dashuri dhe ai vdiq për ty e për mua dhe për atë leproz, për atë burrë duke vdekur nga uria dhe atë person lakuriq shtrirë rrugëve jo veteëm të Kalkutës por të Afrikës, Nju Jorkut, Londrës, Oslos, … dhe Ai këmbënguli të duam njeri-tjetrin ashtu siç na do secilin prej nesh.

Nënë Tereza - për shqiptarët - Oslo 1979
Nënë Tereza – për shqiptarët – Oslo 1979

Ne e lexojmë shumë qartë në Bibël: “të duash siç të kam dashur unë, sië më ka dashur im Atë, të dua unë.” Dhe aq shumë sa Ati e deshi të Birin, aq shumë na dha Ai ne, dhe sa më shumë ta duam njeri-tjetrin, aq më shumë duhet t’i japim njeri-tjetrit derisa të dhëmbi. Nuk mjafton të themi: “E dua Zotin, por nuk e dua fqinjin”. Shën Gjoni thotë se je gënjeshtar kur thua se e do Zotin, por s’e do fqinjin!
Si mund ta duash Zotin që s’mund ta shohësh, nëse nuk do fqinjin me të cilin jeton? Eshtë e rëndësishme të kuptojmë se që dashuria të jetë e vërtetë, duhet të dhembë. I dhembi Jezusit të na dojë ne, i dhembi. Dhe që të sigurohej që ne do e kujtojmë dashurinë e tij të madhe, e bëri veten bukë të jetës sonë, të na mëkojë uri për dashurinë e tij, uri për Zotin sepse jemi krijuar për atë dashuri. Ne kemi qenë krijuar në imazhin e tij.
Ne kemi qenë krijuar të duam e të na duan dhe Krishti u bë Njeri që të na mësojë që ne të duam ashtu siç na desh ai.
Ai e bën vetën të uritur, të zhveshur, pa strehë që thotë: “Ti ma bëre këtë mua?”. Ai është i uritur për dashurinë tonë, kjo është uria që ne duhet të gjejmë. Mund ta gjejmë ne vetë shtëpinë tonë. Kurrë s’mund ta harroj vizitën time në atë shtëpi ku jetonin gjithë ata prindër djemsh e vajzash, futur në atë institucionin e harruar.
Kur shkova, pashë se i kishin të gjitha, plot, por të gjithë syte i mbanin tek dyert. Dhe nuk pashë askënd të buzëqeshte. U ktheva dhe pyeta motrën pranë: “Pse? Pse këta njerëz që kanë gjithcka, sytë i mbajnë tek dera? Pse nuk buzëqeshin? Unë jam mësuar të shoh buzëqeshje te njerëzit tanë, edhe n’atë të vdekjes buzëqeshje”. Ajo më tha: “Kështu është çdo ditë. Ata presin duke shpresuar se një djalë a vajzë do vijë t’i shohë. Vuajnë sepse janë harruar…”

Nënë Tereza prej rëre
Nënë Tereza prej rëre

E shihni pra, këtu e gjen mungesën e dashurisë. Kjo varfëri është tamam këtu, në shtëpinë tonë, bile nuk kujdesemi të duam.
Ndoshta në familje kemi dikë që ndjehet vetëm, i sëmurë ose i shqetësuar, sepse të gjithë kemi ditë të vështira. A jemi ne aty? U jemi ne pranë? Eshtë nëna pranë ta pranoje fëmijën?
Në Perëndim çuditem tek shoh kaq shumë djem e vajza të reja që i jepen drogës. U përpoqa të gjej “psenë”. Pse ndodh kjo?
Dhe përgjigja është: “S’ka asnjë në familje që t’i pranojë” Babai dhe nëna janë aq të zënë, sa nuk kanë kohë. Prindër të rinj përfundojnë institucionesh dhe fëmija shkon prapë në rrugë të përzihet në diçka.
Gjithçka kemi bërë deri më sot nuk do kishim mundur ta bënim, nëse ju nuk do të kishit ndarë me ne lutjet tuaja, dhuratat tuaja, këtë dhënie të vazhdueshme. Por unë nuk dua të më jepni prej bollëkut tuaj. Unë dua të më jepni derisa të dhëmbë.
Dje mora 15 dollarë prej një burri që ka qenë në kurriz për njëzet vjet dhe e vetmja pjesë e lëvizshme e trupit është dora e djathtë. Dhe e vetmja gjë që i jep kënaqësi është duhani. Më tha: “Nuk do pi duhan për një jave, sepse dua të t’i dërgoj këto lekë.”
Do të ketë qenë një sakrificë e tmerrshme për të, por shikon sa bukur e ndau dashurinë e tij? Me ato para bleva bukë dhe ua dhashë të uriturve, një gëzim i dyanshëm: Ai e dha e të varfërit e morën.
Kjo është diçka që unë e ti mund të bëjmë  është një dhuratë e dhënë prej Zotit – të mund të ndajmë dashurinë tonë me të tjerët.
Dhe le të jetë ashtu siç qe për Jezusin.
Le ta duam njeri-tjetrin ashtu siç na desh ai ne. Le ta duam me një dashuri të pandarë.
Dhe gëzimi i dashurisë për të, për njeri-tjetrin është gëzimi i dhurimit tashti që Krishtlindjet po afrohen. Le ta mbajmë atë gëzim të dashurisë për Jezusin në zemrën tonë dhe ta ndajmë këtë gëzim me gjithë ata që jeta na sjell çdo ditë.
Ky gëzim rrezatues është i vërtetë, nuk kemi shkak të mos jemi të lumtur… Krishti është me ne. Kemi Krishtin në Zemër. Krishti është te të varfrit që takojmë, Krishtin kemi në buzqeshjen që japim dhe buzqeshjen që marrim…
Le ta theksojmë edhe një herë: asnjë fëmijë të mos jetë i padëshiruar dhe gjithashtu ta takojmë njeri-tjetrin gjithmonë me buzqeshje, veçanërisht atëhere kur është e vështirë të buzqeshësh…
Kurrë nuk do harroj… Ca kohë më parë, rreth katërmbëdhjetë profesorë erdhën nga Shtetet e Bashkuara, nga universitete të ndryshme, në Kalkuta, në shtëpinë tonë. Kishin qenë në shtëpinë për të vdekurit. (Ne kemi një shtëpi për të vdekurit në Kalkuta, ku kemi mbledhur prej rrugëve mëse 36.000 njerëz, prej të cilëve mbi 18.000 kanë patur një vdekje të qetë. U kthyen në shtëpi te Zoti). Pra, këta profesorë erdhën në shtëpinë tonë e ne folëm gjatë për dashurinë, dhembshurinë…
Njeri më pyeti: “Nënë, të lutem, na thuaj diçka që ta mbajmë mend”. U thashë: “Buzëqeshni njeri-tjetrit, lerni kohë për njeri-tjetrin në familjen tuaj. Buzëqeshni njeri-tjetrit!” Një tjetër më pyeti: “Je e martuar?” U thashë: “Po, dhe ndonjëherë e kam të vështirë t’i buzqesh Jezusit, sepse ai ndonjëherë bëhet shumë kërkues!”

Nene Tereza - Gonxhe Bojaxhiu
Nene Tereza – Gonxhe Bojaxhiu

Kjo është me gjithë mend e vërtetë. Dhe aty vjen dashuria… kur është kërkuese, dhe prapë ia japim atij me hare…
Ashtu siç kam thënë sot, nëse nuk shkoj në parajsë për ndonjë gjë tjetër, do shkoj për gjithë publicitetin, sepse më ka pastruar, më ka sakrifikuar, vërtet më ka përgatitur të shkoj në parajsë.
Mendoj se kjo është diçka që na tregon se duhet ta jetojmë jetën në mënyrë të bukur, kemi Jezusin me vete dhe ai na do. Vetëm nëse mbajmë mend që Zoti na do dhe na është dhënë mundësia të duam të tjerët, ashtu siç na do dhe Ai, (jo në gjëra të mëdha, por në gjëra të vogla me dashuri të madhe), atehere Norvegjia bëhet fole dashurie.
Dhe sa bukur do të jetë që prej këtej të dalë një qendër për paqe nga lufta. Që prej këtej të dalë hareja e jetës së të palindurit.
Nëse bëhesh një pishtar drite për paqen në botë, atëhere vërtetë Çmimi Nobel i Paqes është një dhuratë e popullit norvegjez.
Zoti iu bekoftë! Do të shpërbleheni për këtë!
(përkthimi pa autor, lë mjaft për të dëshiruar… u redaktua nga radiandradi.com)
Marrë nga siti www.engjujtshqiptareforum

Related Images:

More articles

1 Koment

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.