back to top
0.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Albanologu që la pas këtë monument gjuhësie…* Shërbimi i Radio Vatikanit

Gazeta

Prof. Kolec Topalli
Prof. Kolec Topalli

Albanologu që la pas këtë monument gjuhësie…*

Shërbimi i Radio Vatikanit

U varros sot, në Shkodër, akademiku Kolec Topalli

U varros sot, në varrezën e Rrëmajit,
në Shkodër, Akademiku Kolec Topalli.
Nga ora 10.00 deri në orën 11.00, trupi i tij i pajetë
u vendos në një nga sallat e Akademisë për homazhe.
Në orën 11 u nis për udhëtimin e mbramë
nga Tirana, në Varrezën e Rrëmajit, në Shkodër.
R.SH. – Vatikani
 
U varros sot, në varrezën e Rrëmajit, në Shkodër, Akademiku Kolec Topalli. Nga ora 10.00 deri në orën 11.00, trupi i tij i pajetë u vendos në një nga sallat e Akademisë për homazhe. Në orën 11 u nis për udhëtimin e mbramë nga Tirana, në Varrezën e Rrëmajit, në Shkodër. Trupi u vendos në kapelën e Varrezës, i rrethuar nga një turmë e madhe përcjellësish, për t’u varrosur, pas shërbesave të fundit fetare, në varrin e familjes së fisme të Nush Topallit.
Personalitet i shquar i shkencave albanologjike, bir i njërës nga familjet më fisnike e më të persekutuara të Qytetit të Veriut, Akademik i dalë nga baltrat e fshatrave të humbura, u detyrua të punonte për bukën e gojës, pa e lëshuar kurrë penën nga dora. Arriti të bëhej, kështu, figurë poliedrike, model i intelektualit të ndershëm, me vizion evropian, në një vend të mbyllur për botën.
Në vitet e para të demokracisë në Shqipëri, qe këshilltar i Presidentit të parë demokrat, dr. Sali Berishës. Në cilësinë e kësaj detyre, Koleci priti disa herë Shën Nënë Terezën në Shqipëri në Presidencën e Republikës, e po kështu u interesua nga afër për vizitën historike të Papës së parë që shkeli në Shqipëri, Shën Gjon Palit II, para 25 vjetësh.
Si redaksi shqipe e Radio Vatikanit e sot Vatican News, kujtojmë me mirënjohje pritjen që përgatiti pranë Presidentit të Republikës për Drejtorin e Përgjithshëm të Radio Vatikanit, Atë Pasquale Borgomeo e përgjegjësin e redaksisë shqipe, në vitin 1994.
Kolec Topalli i mbylli sytë mbasi arriti të shikonte të realizuar ëndrrën e gjithë jetës: e pa të botuar Fjalorin etimologjik, kurorëzim i një pune të nisur në vitet ’70. E, pak para se të mbyllte sytë, fitoi edhe Çmimin e parë akademik për Gjuhësinë, për këtë pjesë, më e rëndësishmja, të punës së tij 45-vjeçare, përfunduar më 2017. Nuk mund të mos e kujtojmë këtë periudhe kohore prej gati një gjysmë shekulli, gjatë së cilës Kolec Topalli është marrë me fusha të ndryshme të historisë së gjuhës, si fonetika, morfologjia, sintaksa, dialektologjia e onomastika, duke qenë e pranishme në të gjitha këto, edhe etimologjia, jo vetëm si disiplinë ndihmëse për të zbërthyer fushat e tjera, por edhe si fushë e veçantë me studime të mirëfillta e të drejtpërdrejta. Nëse rrokim me një vështrim të vetëm botimet e tij 45- vjeçare prej 12.000 faqesh, ku përfshihen 15 monografi dhe 250 artikuj e kumtesa shkencore (f. 1983 e Fjalorit), bie në sy përqendrimi në mënyrë shteruese në një fushë studimi, në etapa të caktuara kohore.
Nga kjo anë mund të dallohen lehtë katër periudha studimore dhe botuese, prej të cilave e fundit është etimologjia, që përfaqëson edhe shkallën më të lartë të pjekurisë së tij shkencore.
Periudha e parë përfshin studimet më të hershme të viteve 1972-1982, ku autori merret kryesisht me probleme të shqipes së sotme, me inkursione të herëpashershme në historinë e gjuhës, në veçanti në fushën e etimologjisë.
Periudha e dytë, më e gjata në aspektin kohor, përfshin vitet 1993-2007, ku vendin kryesor e zënë studimet për fonetikën historike, që përfshijnë 9 monografi e disa dhjetëra artikuj. Me këtë punë Topalli i ka prirë me guxim “Fjalorit” të ardhshëm etimologjik të gjuhës shqipe.
.
Kolec Topalli - Fjalori Etimologjik i Gjuhës Shqipe
Kolec Topalli – Fjalori Etimologjik i Gjuhës Shqipe
Periudha e tretë e punës shkencore të Topallit, që përfshin vitet 2008-2011, i kushtohet kryesisht gramatikës historike, morfologjisë dhe sintaksës, ku përsëri nuk mungojnë inkursionet etimologjike, madje në disa raste, ato zënë vendin
kryesor.
Periudha e katërt, që përfshin vitet 2012-2017, i kushtohet kryesisht etimologjisë.
E pamë të arsyeshme të bëjmë këtë retrospektivë të krijimtarisë shkencore të Topallit për të vënë në dukje se kjo vepër nuk ka lindur rastësisht dhe as në një terren të zbrazët. Përkundrazi, ajo është mbrujtur e piketuar që në hapat e parë të studimit të historisë së shqipes nga ana e autorit dhe ka ardhur duke u pasuruar sa më shumë kalonin vitet dhe sa më tepër rritej puna e tij. Ndryshe, nuk mund të shpjegohet hartimi i kësaj vepre me afro 2000 faqe nga një njeri i vetëm. Brenda harkut kohor të gjashtë viteve, ku gjithçka është mbledhur, studiuar, argumentuar, shkruar e korrigjuar prej mendjes dhe dorës së dijetarit i cili, duke ndërruar jetë, la pas këtë monument gjuhësie, që do të vijojë të na flasë…
Pushoftë në paqe.
25 maj 2018, 16:03
*Titulli redaksional. radiandradi.com
Marre nga https://www.vaticannews.va/sq/bota/news/2018-05/u-varros-sot-ne-shkoder-akademiku-kolec-topalli0.html#.Wwm6Z8FK-c0.facebook

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.