back to top
13.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Dhjetor, 2024

Rikthimi i Ivanajt përmes veprës së plotë të Lazër Radit – nga Jozef Radi

Gazeta

Kopertina "Mirash Ivanaj" Ministri i Hekurt - nga Lazer Radi
Kopertina “Mirash Ivanaj” Ministri i Hekurt – nga Lazer Radi 

Rikthimi i Ivanajt përmes veprës së plotë të Lazër Radit

nga Jozef Radi

Ditën e shtunë me 21 korrik, në orën 21.00, në qytetin e Prizrenit,
me rastin e Panairit të Librit 2018, Shtëpia Botuese “Jozef”,
do të paraqesë veprën e Lazër Radit kushtuar Prizrenit,
qytetit të tij të lindjes: “Mjegullnaja e nji Kohe të Largët”.
Së bashku me të, do të prezantohet për të parën herë
edhe vepra e re e posabotuar kushtuar vëllezërve Ivanaj:
“Mirash Ivanaj – Ministri i Hekurt” e po këtij autori.
Prania e kujdo në këtë takim me lexuesit,
do të jetë një kënaqësi për organizatorët e këtij prezantimi…
.
Prizren - Marashi
Prizren – Marashi

Rikthimi i figurës së intelektualit dhe eruditit Mirash Ivanajt, përmes një botimi të ri, tashmë të plotësuar e të redaktuar me kujdes, 23 vite mbas botimit të parë prej Dr. Lazër Radit, është një ngjarje që meriton vëmendje dhe përshëndeje. Edhe pse ky lloj vlerësimi nuk bën më pjesë në etikën tonë, le ta trajtojmë këtë rikthim të plotë si pjesë e korpusit të veprës së plotë të autorit, me ngjyrat më të thjeshta të mundshme, si dëshmi e një pune që s’ka rreshtur së plotësuari, edhe pse vazhdimisht ka shkuar dhe mund të shkojë e vënë re, e patrajtuar si duhet po edhe e shpërfillur qëllimshëm… Kjo gjë tashmë nuk përbën risi, dhe pak rëndësi ka. E rëndësishme është që sot, (22 shtatori i vitit 2018 përkon edhe me rastin jubilar të 65 vjetorit të largimit nga jeta të profesor Mirash Ivanajt) kjo vepër rivjen në formën e saj më të plotë, me gjithë përpjekjet e autorit në të gjallë të tij, për ta plotësuar, saktësuar dhe pasuruar, dhe të përcjellë në kohra më të paqshme e më zemërgjera ndaj vlerave dhe personazheve. Kjo vepër tashmë e plotë, duhet konsideruar si ndër përpjekjet më serioze për ta sjellë sa më të vërtetë, më të plotë e nga më sa më shumë burime figurën e profesor Ivanajt, po njëherësh edhe për të dëshmuar se nuk ka qenë fort e lehtë për t’ia mbrritur kësaj pune.

E nisur qysh herët, që në rini të autorit, ajo ka vazhduar kohë më paskur Ivanaj ishte mësues në Gjimnazin e Shkodrës, Ministër i Arsimit, e në itinerare tjera të asaj jete, që kulmojnë tragjikshëm me fatin e Profesor Ivanajt në burgjet komuniste, duke u bërë dhe kjo figurë pjesë e krejt asaj klase intelektuale shqiptare që pësoi padrejtësisht për më shumë se një gjysëm shekulli diktaturën më barbare. Lazër Radi mbetet i pari që shkroi me kurajo për ta nxjerrë nga heshtja Ivanajn, përmes shkrimeve, më pas përmes arkivave, gërmimeve, studimeve, përkthimeve, botimeve… duke dëshmuar se sa e rëndësishme është rimëkëmbja e kujtesës kombëtare përmes figurash si Profesor Ivanaj, këtij reformatori i madh i shkollës shqipe. Është thelbësore jo vetëm hedhja dritë mbi një figurë të tillë të kulturës dhe politikës shqiptare, po edhe përpjekja për ta afruar me lexuesit dhe studiuesit e ditëve të sotme, që mbas asaj ploje që pësoi kultura dhe intelektualët shqiptarë, mbas atij gjysëmshekulli barbarizëm nën diktaturën komuniste, figurat më të ndritura të kësaj kulture duhet të rikthehen në piedestalet e mbetura bosh prej cinizmit të skajshëm politik, që s’po gjen forcë të ndrrojë fytyrë. Libri në fjalë është përtej përmbledhjes së dy librave “Misteret e nji Ministri” dhe përkthimit e studimit tejet cilësor të vëllezërve Ivanaj “Epoeja e Njeriut”. Këtyre dy veprave u është bashkuar edhe nji pjesë e dorëshkrimit të Beqir Sinanit, i cili ka punuar me Mirash Ivanajn për shumë kohë në dikasterin e Arsimit dhe e ka njohur nga afër figurën e tij dhe e ka vlerësuar mjaft edhe punën e tij në dikasterin e Arsimit shqiptar. Këtij libri i janë bashkangjitur gjithashtu edhe disa letër-këmbime që autori ka pasur me institucionet për të siguruar vendimet gjyqësore, si dhe letërkëmbimi me mbesën e Profesor Ivanajt, Drita Ivanaj, po edhe me miq të tij intelektualë si: Jakov Milaj dhe Beqir Sinani, çka e kanë plotësuar edhe më tej figurën e Ivanajt po në të njejtën kohë dëshmojnë edhe gjithë përpjekjet e bëra nga autori për plotësimin dhe thellimin e kësaj vepre, jo vetëm si vullnet po edhe si gjest intelektual që këto vepra i solli përmes vetmohimit dhe mospasjes së mbështetjes nga askush…
 Ankona, prill 2018
.
.
.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.