back to top
13.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Dhjetor, 2024

Në pritje të botimit të Trilogjisë së Lazër Radit – nga Afrim Hysenaj

Gazeta

Pjesa për Gjeçovin marrë nga libri "Mjegullnaja..." i Lazër Radit
Lazer Radi “Mjegullnaja e nji Kohe te Larget”

Në pritje të botimit të Trilogjisë së Lazër Radit

nga Afrim Hysenaj

Reflektim mbi librin “Mjegullnaja e nji kohe të largët”

Prej afro 10 ditësh kam përfunduar së lexuari librin “Mjegullnaja e nji kohe të largët”, me autor Lazër Radin. Nji botim i paraqitur për së pari në Panarin e Prishtinës 2018, ku këmbëngula ta gjej e ta blej këtë libër.
Isha me pushime në plazhin e Shëngjinit, kur e përfundova së lexuari këtë vepër sa biografike aq edhe artistike. Nuk e konsideroj veten ndonjë kritik letrar, por di të them se mënyra e të shkruarit, gdhendja e personazheve, origjinalitetit i mendimeve, fryma e gjallë e asaj “kohe të largët”, (rreth një shekull më parë) si dhe dialekti në të cilin është shkruar më kanë dhënë një kënaqësi të rrallë, dhe ma kanë shtuar dëshirës për ta lexuar vazhdimësinë e kësaj vepre. Dëshirë e mbetur në mes, në pritje të botimit dhe të leximit të historisë së kësaj familje, dhe rrugëtimi i saj në Shqipëri.
Secili rrëfim jete brenda libri është përzgjedhë e shkruar me aq kujdes sa të duket se je ti vetë duke e jetuar atë histori. Secili tregim është një histori e gjallë e katrahurës sonë të përbashkët, po edhe përpjekjeve pafund për lirinë tonë kombtare.
Mbas afro 90 vitesh, kjo vepër e ka rikthyer Lazrin e madh, për të jetuar me brezat e rinj të qytetit të Prizrenit dhe për mos t’u larguar kurrë më nga vendi ku ai u lindi dhe u rrit. Simbas leximit dhe vlerësimit tim, ai do jetojë brez pas brezi me prizrenasit, dhe prizrenasit do ta mësojnë më mirë historinë e qytetit të tyre përmes këtij libri…
Ndjehem tejet i kënaqur që pata mundsinë ta kaloj ndër duar dhe ta kem në bibliotekën time këtë libër. Tash pres me padurim vazhdimin e serisë së botimit te librave të tjerë të Lazër Radit.
U shtoftë ndër breza gjaku i këtyre intelektualëve të përkushtuar, dhe kurrë mos u harroftë mundi dhe sakrifica e tyre si dhe kontributet që ata dhanë për Kosovën, Shqipërinë dhe gjithë hapsirën ku flitet gjuha shqipe.
4 gusht 2018

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.