back to top
9.5 C
Tirana
E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Fisi i Thaçit – nga Robert Elsie – (Libri Fiset Shqiptare)

Gazeta

Robert Elsie - Fiset Shqiptare
Robert Elsie – Fiset Shqiptare

Fisi i Thaçit

nga Robert Elsie (Libri Fiset Shqiptare)

Pozita e territorit të fisit

Rajoni i fisit të Thaçit ndodhet në qarkun e Pukës, në anën e majtë (jugore) të lumit Drin në Shqipërinë e veriut. Në të vërtetë, është rajoni i lindjes dhe i juglindjes së Fierzës. Kufizohet me rajonet tradicionale të fisit të Krasniqes në veri matanë lumit Drin, me Mërturin dhe Berishën në perëndim. Thaçi përbën një pjesë të shtatë bajraqeve të Pukës dhe, kohë pas kohe, përfshin edhe rajonet e Bugjonit dhe të Iballës, që janë dy bajraqe të tij. Ngulimet dhe vendbanimet kryesore të Thaçit janë: Bugjoni, Poravi, Apripa e keqe, Miliska, Arsti, Mëzi dhe Iballa, që tani është qendër administrative.
.

Popullata

Termin Thaçi me trajtën Tatschi e ka shënuar, më 1867, Johan Georg von Hani gjatë udhëtimit të tij nëpër këtë rajon.
Thaçi katolik përbëhej prej dy bajraqeve, Bugjoni dhe Iballa. Ky i fundit, gjeografikisht, ndahet nga pjesa tjetër e fisit të Thaçit nëpërmjet lumit të Bugjonit dhe të maleve që dikur banoheshin nga mërgimtarë të shumtë nga Toplana. Në fillim të shekullit njëzet ata kishin gëzuar njëfarë pavarësie nga Thaçi sa që konsideroheshin si një fis i veçantë.
Në: “Raportin e tij të shkurtër mbi fiset e Shqipërisë së veriut, veçanërisht mbi Malësinë e pavarur“, më 1841, Nikollai, Princi i Vasojeviçëve, cek se Thaçi kishte 2800 banorë, prej të cilëve 700 ishin burra të armatosur.31
Johan Georg von Hani, i cili udhëtoi nëpër luginën e Drinit, më 1863, shënoi se Thaçi përbëhej prej 400 shtëpive dhe ndahej në katër grupe të familjeve kryesore të cilat quheshin: Buçaj, Gegaj, Bobi dhe Brengaçi. Të gjithë këta së bashku, sç theksonte ai, përbënin një bajrak që shtrihej përgjatë bregut jugor të lumit Drin.32
Në regjistrimin e parë të besueshëm të popullsisë së Shqipërisë, më 1918, nën administratën Austro-Hungareze, statistikat për popullsinë e fisit të Thaçit (Bugjonit dhe Iballës) tregojnë se fisi Thaqi kishte 688 shtëpi me gjithsej 4395 banorë. Ky fis përfshinte edhe vendbanimet dhe rrethinat e Bugjonit, Fierzës, Kokëdodës, Poravit, Arstit, Dardhës, Fletës, Iballës, Kolumbrisë, Kryezisë, Miliskës, Mëzit, Truenit dhe Xathit.33 Thaçi ishte me prejardhje të përzier, d.m.th nuk kishte prejardhje nga një stërgjysh unik dhe i përbashkët.
Me prejardhje nga Thaçi është fisi i Vokshit, i cili u vendos në Kosovë në rajonin ndërmjet Junikut dhe Deçanit, në të vërtetë në fshatrat Junik, Lloçan dhe Pobërxhë. Përveç këtij fisi, thuhet se edhe Elshani, Sopi dhe Kabashi e kanë prejardhjen nga fisi i Thaçit.
Fisi i Thaçit shquhet në mesin e fiseve malësore me veçoritë e finokërisë dhe të dredhisë ashtu si thotë edhe fjala popullore: Menja e Gashit, syni i Krasniqes, inati i Berishës, trimnia e Kelmenit, dredhia e Shaljanit, gjarpnia e Thaçit. Asociacioni i Thaçit me totemin e gjarprin u përdor edhe gjatë luftës në Kosovë më 1998-9, kur kodi me emrin Gjarpri iu dha kreut të UÇK-së, kryeministrit të ardhshëm të Kosovës, Hashim Thaçit (1.1968). Në rajonin e Drenicës ka një mori familjesh Thaçi.

.

Robert Elsie - Fiset Shqiptare - Kopertina e Pasme
Robert Elsie – Fiset Shqiptare – Kopertina e Pasme

Legjendat për fisin, stërgjyshërit dhe historia

Në rajonin e Thaçit, në shekullin e pesëmbëdhjetë dhe të gjashtëmbëdhjetë, banonin fiset e Thaçit dhe të Bobit, të cilat e kishin zanafillën nga rajonet bregdetare (të Zadrimës dhe të Lezhës). Baron Nopça, i cili ka gjurmuar prejardhjen e fisit të Thaçit, rreth vitit 1909 na ka lënë këtë raport:
“Te parët e fisit Thaçijanë me prejardhje nga Muriqani, në Anamal në territorin e sotshëm të Malit të Zi. Për këtë arsye fiset rreth e rrotull bëjnë shaka me fisin Thaçi, duke thënë se ata e kanë prejardhjen nga sllavët. Unë nuk ia dola mbanë të konstatoj se cili ishte stërgjyshi i parë i Thaçit, por dihet se, sipas traditës, ai ishte vendosur në Bushat, prej nga njëri ndër pasardhësit e tij, Bib Bushati, iku në malet e Berishës rreth viteve 1450-80 dhe u vendos në fushën e Thaçit. Nga fusha e Thaçit, pasardhësi i Bib Bushatit, Gjeci, u shpërngul tek kodra e Gegës në territorin e Kryezinjve. Atje ai pati tre djem: Geg Gjecin, Buç Gjecin dhe Pren Gjecin, i cili jetoi në pjesën e dytë të shekullit të gjashtëmbëdhjetë. Në fillim, vëllezërit jetonin në harmoni me shoqi shoqin, por një ditë prej ditësh, Buçi dhe Gega vendosin të kalojnë në fenë myslimane. Meqë kishin frikë nga reagimi i Pren Gjecit, ata e fshehën qëllimin e tyre. Më parë u konvertua Buçi, mirëpo, kur i erdhi radha Gegës, atë e kapi paniku nga pasojat e një vendimi që po merrte, sepse frikohej nga vëllai i tij i madh, Preni. Në të vërtetë, ai bëri përpjekje t’i pajtonte vëllanë e tij Prenin me vëllanë tjetër, Buçin, i cili tashmë e kishte ndërruar fenë e të parëve. Për hir të Prenit, Gega hoqi dorë nga qëllim i tij, të bëhej mysliman, por në të njëjtën kohë, për hir të Buçit, ai premtoi se as ai dhe as pasardhësit e tij nuk do të hanë mishin e derrit. Për shkak të ndërhyrjes së vëllait të tij më të vogël, Preni vendosi që të mos e vrasë Buçin, siç kishte vendosur. Pas kësaj grindjeje, vëllezërit u ndanë. Buçi u bë stërgjyshi i Ihaçit mysliman. Gega themeloi fisin e Bugjonit dhe të Gralishtës, kurse Preni u bë stërgjyshi i anëtarëve të tjerë të Thaçit.
Do vënë në dukje se pasardhësit e Geg Gjecit e mbajtën fjalën deri në vitin 1908. Më 1909 disa prej tyre filluan të mbajnë derra dhe të hanë mishin e tyre. Fakti se disa familje në Bugjon kishin filluar të mbanin derra u përhap dhe u diskutua gjatë, madje desh krisi pushka në fshatin që gjendet në anën e konservatorëve, të cilët i mbetën besnik ^alës dhe anës tjetër që dëshironte ndryshime. Kreu i palës konservatore u detyrua më vonë të kundërshtojë dhe të pajtohet me rregulloren e re. Ndërkaq, ai vet nuk donte as ta prekte derrin me dorë.
Kur u ndanë të tre vëllezërit, i tërë rajoni i Bugjonit dhe i Gralishtës i përkiste Kojelit të Berishës. Fisi Thaçi, që sapo kishte ardhur nga Iballa, ishte në gjendje të vështirë. Së këndejmi, ardhacakët u vendosën dhe kërkuan mbrojtjen e stërgjyshërve të Liman Agës. Në fillim, mbrojtja ishte në favorin e tyre, meqë ia dolën mbanë ta mbajnë fisin e Berishës te lumi i Dardhës. Më vonë, mbrojtësi i tyre, njëfarë Sylejman Aga, filloi t’i ngacmojë dhe t’i gërgasë. Ai e shtoi zullumin aq shumë sa që kërkoi nga një farë Bal Alija, i cili jetonte rreth vitit 1780, që t’i sillte atij një krah gruri të korrur nga ana e malit ku nuk rritej gruri. Nuk u ndal vetëm me kaq. Ai e qortoi Bal Alinë dhe e ktheu në mal.
Kjo shkaktoi revoltën e pjesëtarëve të Thaçit, të cilët u ngritën kundër pronarit të tokës. Ata vendosën që të mos e përfillin pushtetin e tij, për çka, deri në kohën tonë, pati një sërë përleshjesh. Meqë Bugjoni e kishte dëbuar Berishën jashtë truallit të njëjtë, ende kanë mbetur disa hasmëri të trashëguara ndërmjet dy fiseve, kurse numri i të vrarëve nuk mund të shlyhet e të kompensohet me para“.34
Fisi i panënshtruar i Thaçit dëshmoi se sa vështirë ishte të nënshtrohej ky fis në periudhën osmane. Herë pas here, pushteti turk i mbyllur në kalanë e Pukës, ku dërgonte ekspedita ndëshkuese kundër tyre. Më 1744 u rrafshuan me tokë 105 shtëpi të familjeve të Iballës, kurse fisi u risistemua në rajonin e Gjakovës. Mirëpo, së shpejti Thaçët filluan të kthehen në vendlindjen e të parëve pasi u morën vesh me pushtetin dhe me fiset fqinjë. Rivendosjet e këtilla të ekspeditave ndëshkuese rrallë patën sukses.
 
Marre nga Robert Elsie “Fiset shqiptare”

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.