back to top
9.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

At Donat Kurti O.F.M. (1903-1983) – nga Fritz Radovani

Gazeta

At Donat Kurti (1902-1983)
At Donat Kurti (1903-1983)

At Donat Kurti O.F.M. (1903-1983)

nga Fritz Radovani

At Donat Kurti (3 Shtator 1903-11 Nandor 1983)
Ishte Drejtori i Fundit i Gjimnazit Françeskan “Illyricum”. Ai ishte letrar, etnolog, folklorist, profesor, përkthyes, studiues i përsosun i fjalorit frazeologjik të Gjuhës Shqipe dhe “fatkeqsisht”, Klerik Françeskan Shqiptar, predikues i formulës së pavdekshme “Fe e Atdhe”… për të cilën “banin vdekjen si me lé!”
Fatkeqsisht ishte pragu i atyne ditve të zeza dhe të pafund që po u afroheshin, pra jemi pak ditë para 11 nandorit 1946, kur merr fund shkolla, kuvendi, muzeu, fretnit dhe Kisha, vendi ku Sigurimi komunist fut armët dhe akuzon Fretnit për kët akt të ultë që u krye në Kishën Katolike Shqiptare, në të gdhimë të datës 17 nandor 1946, nga vetë ata.
Me datën 12 nandor, asht ndër të parët që arrestohet At Donat Kurti, pikrisht kur forcat e Sigurimit futen në oborrin e Gjimnazit, ky i sheh nga dritaria e zyrës dhe merr çekiqin dhe kryen aktin burrnor tue thye vulën e ftohët të shkollës, për mos me u ra në dorë komunistëve, kështu, edhe i pret mundësinë me falsifikue dokumenta të atij Gjimnazi.
Po, fatkeqsia vazhdon… At Donat Kurti me shokë nisen drejtë Kalvarit pafund…
.
Visaret e Kombit - At Bernardin Palaj e At Donat Kurti
Visaret e Kombit – At Bernardin Palaj e At Donat Kurti
Nga viti 1964, kur doli nga Burreli e erdhi në Shkodër e njoha…
Kishe ndigjue se për këte frat një dijetar i njohun, Prof. Dr. Norbert Jokli, e kishte cilsue bash At Donat Kurtin: “Një ndër prozatorët ma të mëdhaj Shqiptarë”... Edhe kjo nji tjeter “fatkeqsi”
Kisha e kuvende u shembën! U zhdukën edhe gërmadhat e tyne, u sheshuen… Bashkë me ata u vodhën dhe u përvetsuen edhe veprat e tyne. Hajdutët nuk i përmenda sot…
Një ditë at Donat Kurti u gjet në një barakë me llamarina pa kurrgja mbas shpirtit, në Zallin e Kirit, vetëm me pak libra, mbasi pjesën ma të madhe i kishte të mëshefun si shumë shokë të tij, me një dyshek për vedi e një për motrën, murgeshën e nderueme… të spitalit të Tiranës, e cila nuk e la vetëm deri më 10 nandor 1983, që At Donati u bashkue me shokët e dashtun të vetët, eshtnat e të cilëve i kishte nën brinjë për sa vite.
At Donat Kurti o.f.m., ruejti me dinjitet deri në vdekje të gjitha cilësitë që i përkisnin një frati fukara, i nderuem prej fukarave të mbarë Shqipnisë, që u la trashigim nji thesar shumë të çmueshëm nga mendja e Tij e ndritun: “Visarët e Kombit” dhe “Fjalorin Frazeologjik me 45.000 fraza Shqipe” Të gjitha “të mbulueme me pluhun”…
.
.
Melbourne, 3 Shtator 2018

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.