back to top
6.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Dhjetor, 2024

Nji video rrëqethëse… dhe 5+1 pyetje Kryeministrit Rama nga Jozef Radi

Gazeta

Fëmijët e familjes Zhupani dhe Ministrja Manastirliu
Fëmijët e familjes Zhupani dhe Ministrja Manastirliu
Shtëpia e shkatërruar e familjes Hysen Zhupanit në Shijak, tërhoqi vëmendjen e medias javën e kaluar, pas vizitës së kryeministrit Edi Rama.
Gjatë takimit me kryefamiljarin, të shoqen dhe tre fëmijëve, të cilët jetonin në kushte mjerimi, Rama premtoi se shtëpia do të rindërtohej dhe mobilohej.
Familja Zhupani u largua nga banesa e tyre e vjetër, dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, i çon në shtëpinë e tyre provizore.
Ajo u bën me dije se tashmë kanë filluar punimet për shtëpinë e tyre të re, në mënyrë që të jetë gati para mbrritjes së dimrit..

.

Kryeministri Rama dhe Familja Zhupani - 2018
Kryeministri Rama dhe Familja Zhupani – 2018

Nji video rrëqethëse… dhe 5+1 pyetje Kryeministrit Rama

nga Jozef Radi

Një familje prej pesë vetësh, prej të cilëve tre fëmijë në shkollë, asnjeri përtej nëntëvjeçares… dy prindër të moshuar, që në mos qofshin përtej të 60-ave, janë tejet të rrënuar fizikisht… Dhe një kryeministër që shfaqet i ndjekur nga telekamerat në një vizitë incognito. Ndërkohë që ka pesë vite në pushtet. Ai i ka premtuar familjes Zhupani në Shijak, që jeton përtej kushteve të mjerimit, se do t’u shkonte për vizitë…!!
I rrëqethur prej kësaj katastrofe në një ditë me diell, imagjinojeni vetë në një ditë me shi…
U ndala e pashë dy herë kët video, dhe vendosa t’i bëj pesë pyetje kryeministrit, me të drejtë që t’i bëj edhe një të gjashtë nëse ai u përgjigjet këtyre të pestave…
 
Pyetja e Parë: Pse duhet të shkojë një Kryeministër për vizitë në një familje skamnore të shkallës së fundit…? A nuk ka krijuar struktura të afta shteti juaj në harkun e pesë viteve që t’i ndjekë problemet në terren… dhe t’i zgjidhin problemet në kontekts të ligjeve dhe jo të bamirësive…?!
 
Pyetja e Dytë: Çfarë do me thënë “E mbajta fjalën, vërtet erdha pak vonë, po nuk e mendoja gjendja tuaj kaq e rëndë…?!” Pse këto probleme emergjente e katastrofike të shoqërisë zgjidhen me mbajtjen e fjalës dhe vizitës së një Kryeministri…?! Pse nuk shkoni në çdo shtëpi të kësaj kategorie…?!
.

Kryeministri Rama, në Shijak, në familjen Zhupani
Kryeministri Rama, në Shijak, në familjen Zhupani
Pyetja e tretë: “Para dimrit do të keni një zgjidhje”, çfarë kuptimi ka…?! Shërbimet sociale në raste të tilla e zgjidhin problemin menjëherë, sepse është në kushtet e katastrofës humane… Ajo shtëpi nga çasti në çast mundet t’i zërë brenda ata njerëz, dhe nëse ndodh një gjë e tillë, Ju si Kryeministër duke e njohur mirë problemin, duhet t’i dorëzoheni automatikisht gjyqit për lejimin e katastofave humane…
 
Pyetja e katërt: Televizioni ERT thuhet se është televizion i juaj personal…!? Mos vallë ky spektakël i organizuar në kësi trajtash, është për të kuruar figurën tuaj si “humanist”, ndërkohë që në të vërtetë është “antihumanizëm” i pastër qoftë edhe vetëm trajtimi i këtij problemi si spektakël…
 
Pyetja e pestë: Puthja e dorës së një gruaje, është një gjest sallonesh mondane dhe aspak një gjest i bërë një gruaje në mjerim të thellë. Pyetja që shtroj është: A besoni se një gjest i tillë hipokrizie mund të shitet kaq trashë si respekt…?!
 
Pyetja e gjashtë: Do të më lejohej nëse Ju u përgjigjeni pesë pyetjeve të mësipërme… Por gjithsesi po jua bëj, të jeni i përgatitur: A keni përcaktuar ndonjë familje tjetër të rradhës të po kësaj gjendjeje, për të na dhuruar spektaklin e rradhës, apo me kaq e keni mbyllur për sivjet…?!
31 gusht 2018
.
 
 

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.