back to top
7.5 C
Tirana
E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Erenestina Halili – fituese e Orës së Madhe Letrare – kronikë nga Tefik Selimi

Gazeta

Erenestina Halili - Gjergji (fituese e Orës së Madhe Letrare)
Erenestina Halili – Gjergji (fituese e Orës së Madhe Letrare)

Erenestina Halili – Gjergji –  fituese e Orës së Madhe Letrare

kronikë nga Tefik Selimi

(Viti – 22 Shtator, 2018) Në manifestimin kulturor të “Domi Mikelit”, në Stubëll të Vitisë, sot, para një mase mjaft të madhe të artdashësve të fjalës së shkruar, u dhanë çmimet për poezitë më të mira të Orës së Madhe Letrare.
Me këtë rast, në orën e Madhe Letrare, lexuan mbi 24 krijues. Pati krijues nga Tirana, Italia, Presheva, Kamenica, Prishtina, Vushtrria, Ferizaji, Gjilani, Vitia e mese të tjera shqiptare.
.
Ora e Madhe Letrare - Stubëll 2018
Ora e Madhe Letrare – Stubëll 2018
Kësaj here, fitues të këtij manifestimi të Orës së Madhe letrare, për poezi, është Erenestina Halili – Gjergji, poete nga Tirana, e cila është fituese e vendit të parë për poezi.
Ajo (Erenestina), tha se, në këto takime letrare është hera e parë që merr pjesë në këtë vend, Stubëll. “Jam edhe e suprizuar, sepse shikoj njerëz jo vetëm që jetojnë nga arti, se e duan artin, s’ka dyshim, por mbi të gjitha janë pjesë e një historie të gjatë të Kosovës, siç është shkolla e parë shqipe në Stubëll, që është një pjesë e një histori shpirtërore, ku përmes Dom Mikelit dhe një pjesë e një aktualiteti europian, përmes përmes njerëzve, konkurseve dhe aktiviteteve tjera të shkencës apo artit, njerëzit njihen dhe zhvillojnë identitetin e tyre. Unë jetoj e punoj në Universitetin e Tiranës. Poezia ime është një inmemorio kushtuar Dom Mikelit, që është engjulli ynë i shenjtë. Engjulli është nënë, babë, është mbi të gjitha, atdhe”.
.
Fitueset e Orës së Madhe Letrare - 2018
Fitueset e Orës së Madhe Letrare – 2018
Fituesit e vendeve të dyta e të treva janë: Sabit Rrustemi e Anton Guraqa (vendin e dytë), ndërsa vendet e treta i fituan kandidatët: Qibrije Demiri dhe Enfeleva Tafa nga Shqipëria. Në fund të këtij manifestimi kulturor, juria në fjalë i shpërbleu dy veprimtarë librash, Prend Buzhalën me mirënjohje dhe Mendi Menxhiqin, po ashtu me nga një mirënjohje.
Prend Buzhala tha se: “Jam i nderuar me këtë mirënjohje, sepse vepra ime përcjell mesazhe dhe referencë të fortë për paqen e për shkencën, në përgjithësi.
.
Marrë nga rajonipress/

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.